Bota

Shpërthim në qendrën e emigrantëve në Itali, 30 të plagosur, disa rëndë

Mes të plagosurve në qendrën e emigrantëve në Itali ka dhe fëmijë, shkaqet nuk bëhen me dije ende

E.K
Shpërthim në qendrën e emigrantëve në Itali, 30 të
Shperthimi ne Itali

ITALI-Panik në San Lorenzo Nuovo (Viterbo), ku gjatë natës ka ndodhur një shpërthim i fortë në një qendër pritjeje për azilkërkuesit.

Janë 30 të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, të cilët janë transportuar drejt spitaleve të ndryshme të zonës. Struktura, e përdorur për të akomoduar familjet , strehonte gjithsej 30 persona dhe u shkatërrua plotësisht. Mes të plagosurve ishin edhe disa fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate dhe banorët thonë se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, e ndjekur nga një zjarr. 

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, shpëtimtarët, forcat e rendit dhe mbrojtja civile. Magazina ndodhet në zonën industriale të San Lorenzo Nuovo, në zonën Alto Viterbo dhe përbëhet nga dy njësi banimi të destinuara për strehimin e qytetarëve jo-BE. Prefekti i Viterbo mblodhi qendrën komunale operative për menaxhimin e emergjencave.

Tani për tani asnjë pistë nuk përjashtohet në lidhje me shkaqet e këtij incidenti me pasoja të rënda. “Ka pasur një shpërthim, ndoshta për shkak të një rrjedhje gazi, por hetimi do të sqarojë shkaqet e sakta të asaj që ndodhi”, deklaroi kryebashkiaku i San Lorenzo Nuovo, Massimo Bambini, për mediat vendase./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB