Aktualitet

Shpërthimi në Pogradec, banori: Na u duk tmerr, sikur ra pallati. Pastrueseve të shkreta iu ranë tullat në kokë

Banorët e pallatit në Pogradec janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm gjatë natës

E.K
Shpërthimi në Pogradec, banori: Na u duk tmerr, sikur ra pallati.
Banori ne Pogradec

POGRADEC- Një shpërthim i fuqishëm me tritol ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec, në sheshpushimin e një pallati. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se lënda plasëse është vendosur pranë banesës së Meardi Berberi, një person me precedent te theksuar kriminal, i cili ka përfituar së fundmi nga amnistia.

Një prej banorëve të pallatit është shprehur i shokuar nga ngjarja, ndërsa shpërthimi sipas tij ka qenë shumë i fuqishëm. Banori rrëfen se copat e tullave që ranë nga pallati kanë terrorizuar punonjëset e pastrimit, që në ato momente kanë qenë duke fshirë poshtë pallatit.


“Ishte ora 2 e 5 se u ngritur për në tualet. Shpërthim i fuqishëm shumë. Na u duk sikur ra pallati. E hëngrën më shumë ato pastrueset. Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallati. Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja. Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori.

Meardi Berberi është një personazh me rekorde të theksuara kriminale në qytetin e Pogradecit.

Ai ka qenë i dënuar më herët për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake", “Kundërshtim i punonjësit të policisë", "Prishje e rendit dhe qetësisë publike", si edhe plagosje me dashje.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga autorët që kanë vendosur lëndën plasëse në pallat.

Veprat penale për të cilat ishte dënuar Meardi Berberi

08.08. 2020- "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake".
10.02.2019- "Kundërshtim i punonjësit të policisë", "Prishje e rendit dhe qetësisë publike"
20.06.2008- "Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim" dhe "Armbajtje pa leje".
24.02.2018- “Kanosje, prishje e qetësisë publike”.
24.04.2011- “Plagosje e rëndë me dashje”. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB