Aktualitet

Shpërthim me tritol në një pallat në Pogradec, shënjestra person me rekorde të theksuara kriminale

Shpërthim pranë banesës së Meardi Berberit, doli nga burgu pasi përfitoi prej amnistisë

E.K
Shpërthim me tritol në një pallat në Pogradec,
Meard Berberi

POGRADEC- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec, në sheshpushimin e një pallati.

Burime bëjnë me dije për ZËRI-n, se lënda plasëse është vendosur pranë banesës së Meardi Berberi, një person me precedent te theksuar kriminal, i cili ka përfituar së fundmi nga amnistia.

"Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia. 

Shpërthim me tritol në një pallat në Pogradec,
Pamje nga shperthimi

Berberi ka qenë i dënuar për veprat kriminale

″Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, më 08.08. 2020

“Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”, më 10.02.2019

“Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”, më 20.06.2008″

“Kanosje,Prishje e qetësis publike”, më 24.02.2018

“Plagosje e rëndë me dashje”, më 24.04.2011

Dyshohet se i riu është shënjestra e personit/ve që kanë vendosur sasinë plasëse pranë banesës së tij.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Berberi ka qenë drejtor Juridik në Ujësjellësin e Pogradecit, ndërkohë që pas një vendimi Berberi u ul në detyrë nga ky post.

Pas kësaj ai kërcënoi me armë drejtorin e Ujësjellësit duke i bërë presion për rikthimin e postit të mëparshëm.

Berberi njihet ndryshe edhe me pseudonimin “Koro”. Ai ka qenë një nga personat e arrestuar nga policia për sulmin me armë në Hotel 'Voloreka' në Tushemisht, në vitin 2020. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB