Bota

Sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. 

zh.ll
Sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot, 9 shtator, në orën 11:00, në vazhdimin e radhës të seancës konstituive. Seanca është thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. Në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. 

Vetëvendosje pritet të rikandidojë Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit, ndërsa LDK ka bërë të ditur se do ta votojë kandidatin e propozuar nga partia fituese. Por, teksa partitë e tjera parlamentare LVV, PDK dhe LDK kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm në seancë, Aleanca ka vendosur ta bojkotojë. 

Aleanca, partia opozitare që ka 6 deputetë, njoftoi dje se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë. Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se partia e tij dëshiron “të dërgojë mesazh, të tregojmë që nuk pranojmë të fyhet kështu Kuvendi”.

Sipas një aktgjykimi të vitit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve. Ky afat përfundoi më 7 gusht 2026. Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve. Më pas i hapet rrugë mbajtjes së seancave për zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit të ri të vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB