Bota

Tabelat pa gjuhën shqipe, kryeministri Mickoski: Pjesë e planit për destabilizimin e vendit

Ai tha se për këtë çështje faj nuk kanë institucionet, por, siç tha ai, strukturat kriminale, të cilët me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.

F.I
Tabelat pa gjuhën shqipe, kryeministri Mickoski: Pjesë e planit
Hristijan Mickoski

MAQEDONIA E VERIUT-Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se vendosja e tabelave në Bllacë, ku mungonte gjuha shqipe, është pjesë e planit për destabilizimin e vendit. Ai tha se për këtë çështje faj nuk kanë institucionet, por, siç tha ai, strukturat kriminale, të cilët me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.

“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, po mendoj se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, pak dhanë licenca për videolotari të egra, lotari online dhe kështu me radhë. Mendoj se ata tani janë të frikësuar sepse e dinë, marrin informacione se si ngadalë hetimi afrohet drejt tyre dhe ata të frikësuar tani reagojnë në këtë mënyrë, që ta destabilizojnë shtetin dhe nuk kanë sukses”, tha kryeministri Mickoski.

Gjykata Kushtetuse e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka vendosur nëse gjuha shqipe do të jetë ende gjuhë zyrtare. Ky vendim i saj ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvend. Reagime të ashpra kanë ardhur nga koalicioni VLEN dhe partitë shqiptare në bashkëqeverisje me VMRO, të cilët e kanë cilësuar këtë iniciativë si tentativë për grusht shteti. Opozita shqiptare, përfshirë BDI dhe Aleancën për Shqiptarët, ka bërë thirrje të mos preket statusi i shqipes. Ligji për dygjuhësinë, i miratuar në vitin 2018, parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel kombëtar, përfshirë institucionet shtetërore dhe komunat me të paktën 20% të popullsisë shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB