Bota

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka vendosur, gjuha shqipe hiqet nga tabelat e rrugëve

Në disa tabela në Bllacë, në kufi me Kosovën, janë hequr shkrimet në gjuhën shqipe.

I.F
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka vendosur, gjuha
Tabelat në Maqedoninë e Veriut

SHKUP- Pas debateve të shumta në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që gjuha shqipe të mos jetë më gjuhë zyrtare, ish-Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Maqedoninë e Veriut ka denoncuar se në fakt gjuha shqipe po hiqet nga tabelat e rrugëve. Në disa tabela në Bllacë, në kufi me Kosovën, janë hequr shkrimet në gjuhën shqipe. Nëpërmjet në postimi Tolaj shkruan se ky veprim i kujton dëbimin masiv të shqiptarëve në vitin 1999 nga serbët drejt Bllacës.

“MOS NA E KUJTONI BLLACËN E VITIT 1999

Në Bllacë, në kufi me Kosovën, mbishkrimet e reja në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht. Në shqip JO. U kthyem në vitet e rënda kur baballarët tonë nuk guxonin të flisnin shqip në shkollë!

Po na kujtoni dëbimin masiv të kosovarëve nga serbët drejt Bllace, vetëm “Severna” në atë kohë mungonte!

Ndryshimi erdhi veç për të zezën e shqiptarëve! Çoni duart përpjetë kur nuk keni takat me mbrojt identitetin kombëtar!”, shkruan Shkodran Tolaj.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka vendosur, gjuha

Gjykata Kushtetuse e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka vendosur nëse gjuha shqipe do të jetë ende gjuhë zyrtare. Ky vendim i saj ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvend. Reagime të ashpra kanë ardhur nga koalicioni VLEN dhe partitë shqiptare në bashkëqeverisje me VMRO, të cilët e kanë cilësuar këtë iniciativë si tentativë për grusht shteti. Opozita shqiptare, përfshirë BDI dhe Aleancën për Shqiptarët, ka bërë thirrje të mos preket statusi i shqipes.

Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët e Pakicave e ka cilësuar iniciativën si një veprim me karakter politik dhe nacionalist që rrezikon tensione dhe konflikte të reja. Ligji për dygjuhësinë, i miratuar në vitin 2018, parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel kombëtar, përfshirë institucionet shtetërore dhe komunat me të paktën 20% të popullsisë shqiptare. /ZËRI

Poll

MOS HUMB