
SHBA- Versionet e para origjinale bardhë e zi të Mickey Mouse dhe të dashurës së tij, Minnie që nga dje, e hënë 1 janar 2024, kanë humbur mbrojtjen e të drejtës së autorit. Pasoja?
Tani e tutje ato mund të përshtaten sipas dëshirës dhe të ripërdoren në çdo mënyrë, pa rrezikuar asnjë lloj veprimi juridik dhe pa detyrimin për të paguar. Me pak fjalë, mund të përdohen kudo. Por Disney dëshiron të theksojë - për të shmangur keqkuptimet dhe sanksionet - se në vitin 2024 skadon vetëm e drejta e autorit në versionin e parë të miut, një Mickey Mouse ndryshe nga ai me të cilin jemi mësuar sot. Arketipi i Mickey Mouse nga të njëzetat e zhurmshme të shekullit të kaluar ka një hundë miu të mprehtë, sy pa bebëza dhe një bisht të gjatë.
Megjithatë, të gjitha versionet e tjera të Mickey Mouse kanë ende mbrojtje, përfshirë atë me pantallonat e shkurtra të kuqe dhe dorezat e bardha, që është imazhi ikonë me të cilin ky personazh njihet edhe për publikun e sotëm./ZËRI