Bota

E konfirmuar/ Vritet në Liban nënkryetari i byrosë politike të Hamasit

Hamasi ka konfirmuar vdekjen e nënkryetarit të byrosë së tij politike, Saleh al-Arouri, në shpërthimin e ndodhur në jug të Bejrutit.

k.m.
E konfirmuar/ Vritet në Liban nënkryetari i byrosë politike
Saleh al-Arouri

LIBAN- Një zyrtar i lartë i Hamasit u vra gjatë një shpërthimi në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh. BBC bën me dije se Hamasi ka konfirmuar vdekjen e nënkryetarit të byrosë së tij politike, Saleh al-Arouri, në shpërthimin e ndodhur në jug të Bejrutit. Al-Arouri dihej se ishte thellësisht i përfshirë në çështjet ushtarake të Hamasit.

Kush është Saleh al-Arouri?

E konfirmuar/ Vritet në Liban nënkryetari i byrosë politike
Saleh al-Arouri

57-vjeçari ishte nënkryetar i byrosë politike të Hamasit dhe komandanti themelues i Brigadave Al-Qassam, krahu ushtarak i grupit. Ai ishte i përfshirë në një marrëveshje, e cila shkaktoi  që më shumë se 1000 të burgosur palestinezë të liroheshin në këmbim të një tetari të IDF-së në vitin 2006. Al-Arouri ishte gjithashtu i lidhur ngushtë me Iranin dhe grupin e Hezbollahut në Liban - një organizatë myslimane shiite e cilësuar si organizatë terroriste nga shtetet perëndimore, Izraeli, vendet arabe të Gjirit dhe Liga Arabe.Ai iu bashkua Hamasit në vitin 1987, duke udhëhequr lëvizjen studentore islame dhe duke ndihmuar në krijimin e pranisë ushtarake të grupit në Bregun Perëndimor.

Ai ishte vendosur në Liban përpara vdekjes së tij.

Sulmi nga izraelitët

Sulmi i ushtrisë izraelite ndodhi pranë një pastiçerie në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, e cila njihet si bastion i organizatës terroriste libaneze Hezbollah. Por deri më tani, IDF nuk e ka marrë sulmin. Megjithatë kjo është hera e parë që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që Izraeli ka nisur një sulm ndaj kryeqytetit libanez. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Libanit, sulmi me dron u krye në zonën Mashrafiyah dhe kishte në shënjestër një zyrtar të Hamasit, por bashkë me të u vranë edhe 4 persona të tjerë.

Kryeministri libanez Najib Mikati denoncoi atë që e cilësoi si "krim", e në një deklaratë zyrtare tha: Ky krim synon të tërheqë Libanin në një fazë të re konfrontimi me Izraelin.

Përleshjet midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut të Libanit, një aleat i Hamasit, deri më tani janë kufizuar në zonat kufitare në Libanin jugor./ZËRI

Poll

MOS HUMB