
IZRAEL- Tensionet janë përshkallëzuar midis Izraelit dhe Iranit që kur Izraeli nisi sulmin e tij të premten. Në orët e fundit ka pasur reagime dhe zhvillime. Të plagosurit janë shtuar, të cilët po marrin mjekim në spitale.
Më poshtë keni një listë me përdirësimet më të fundit:
-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video-mesazh, duke kërcënuar se avionë luftarakë do të shihen mbi Teheranin.
-Izraeli thotë se ka vrarë 20 komandantë ushtarakë iranianë që nga fillimi i operacionit
-Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po vazhdojnë të bombardojnë objektiva në Iran - Presidenti i Iranit Pezeshkian po kërcënon me një përgjigje "më të ashpër" nëse Izraeli nuk tërhiqet.
-Bisedimet e planifikuara për çështjen bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit për të dielën janë anuluar , sipas Omanit, pasi Irani i quajti ato "të pajustifikueshme" pas sulmeve izraelite.
-Familjet izraelite po kthehen për të mbledhur sende nga rrënojat e shtëpive të tyre të shkatërruara nga një sulm iranian në Rishon LeZion, pranë Tel Avivit, raporton korrespondenti ynë.