Bota

The Guardian: Kriza e emigrantëve, simptomë e dështimit kolektiv

Në prag të një samiti madhor, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët ndan vizionin e tij dhe bën thirrje për një mentalitet të ri global.

k.m.
The Guardian: Kriza e emigrantëve, simptomë e dështimit kolektiv
Foto ilustruese

TIRANË- Koha e konflikteve të shumta, ndarjeve të thella gjeopolitike dhe numrit në rritje të njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas vlerësimeve të fundit, ka 36.4 milionë refugjatë në mbarë botën. Kjo popullsi globale e refugjatëve është dyfishuar brenda 7 viteve të fundit, si një reflektim i dhunës dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut që duket se po prek gjithnjë e më shumë vende.

Në të njëjtën kohë, shumë shtete po shkurtojnë ndihmën humanitare dhe buxhetet e zhvillimit. Dhe në vend të përpjekjeve për të adresuar shkaqet rrënjësore të zhvendosjes, ne dëgjojmë biseda të ashpra – kryesisht nga shtete të pasura dhe me burime të mira – për largimin e të huajve, duke e bërë më të vështirë kërkimin e të drejtës për azil dhe ngarkimin e përgjegjësive te të tjerët.

Një sërë pjesëmarrësish – shtete, sektori privat dhe fondacione bamirësie, institucione financiare ndërkombëtare, agjenci të OKB-së, organizata humanitare dhe zhvillimore të të gjitha madhësive, qytete dhe autoritete lokale, OJQ, organizata të udhëhequra nga refugjatët, grupe besimi dhe të tjerë – do të konkretizojnë dhe premtimet dhe kontributet, si dhe do të bëjnë vlerësimin e progresit të bërë që nga forumi i parë në 2019.

Ndarja e përgjegjësisë është thelbësore. Sot, pothuajse 75% e refugjatëve ndodhen në vende fqinje të tyre, kryesisht shtete me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Këto vende bëjnë çfarë munden, shpesh me burime të kufizuara, por meritojnë mbështetje shumë më të madhe ndërkombëtare për të mbështetur këtë bujari.

Ne do të përpiqemi, si gjithmonë, të krijojmë kushtet për refugjatët që të kthehen në shtëpitë e tyre në siguri dhe dinjitet – duke përfshirë përmbushjen e sfidave të vjetra si ato me të cilat përballen afganët, rohingya, somalezët, sudanezët e jugut, afrikanë qendrorë, sirianë dhe shumë të tjerët, duke kërkuar mënyra novatore dhe të përgjegjshme për t'i mbështetur dhe mbrojtur ata. Në fillim të këtij viti, kur forcat rivale filluan luftimet në Sudan, dhuna ishte lajm i faqevet të para. Tani vëmendja ndërkombëtare tashmë po zbehet.

Pas dhunës së tmerrshme në Izrael dhe Territorin Palestinez të pushtuar, bota është e heshtur për Sudanin – ashtu siç ka heshtur ndaj konfliktit në Etiopi, Siri, Afganistan, Republikën Demokratike të Kongos, Sahel dhe shumë vende të tjera. Edhe lufta në Ukrainë, e cila ka detyruar miliona persona të largohen nga shtëpitë e tyre, po zbret nga vëmendja në axhendën e lajmeve.

Çdo refugjat është një simptomë e dështimit tonë kolektiv për të garantuar paqen dhe sigurinë. Situatat e refugjatëve nuk duhet të kthehen në kriza nëse punojmë së bashku për t'i trajtuar dhe menaxhuar ato. Të gjithë mund të luajnë rolin e tyre, dhe unë i bëj thirrje të gjithëve ta bëjnë këtë.

*Filippo Grandi është komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët

Marrë nga TheGuardian

Poll

MOS HUMB