Bota

TikTok do t’i zëvendësojë me Inteligjencë Artificiale, punonjësit ngrihen në protestë

TikTok po kërkon të zvogëlojë departamentet e tij, me sa duket për të kursyer para, dhe për të automatizuar procese specifike si moderimi i përmbajtjes.

k.m.
TikTok do t’i zëvendësojë me Inteligjencë Artificiale,
Foto ilustruese

BERLIN- Punonjësit e TikTok në Berlin hynë në grevë për të protestuar kundër shkurtimit të vendeve të punës prej 150 punonjësish, pasi gjigandi i teknologjisë njoftoi planet për të zëvendësuar specialistët nga departamenti i Besimit dhe Sigurisë me inteligjencë artificiale (IA).

Ashtu si shumë kompani të mëdha, TikTok po kërkon të zvogëlojë departamentet e tij, me sa duket për të kursyer para, dhe për të automatizuar procese specifike si moderimi i përmbajtjes. Prapa skenave, moderatorët e përmbajtjes filtrojnë një sasi të madhe përmbajtjeje për të identifikuar postimet shqetësuese, të cilat më vonë i fshijnë. Kjo është shumë e rëndësishme në zona si Bashkimi Europian që ka vendosur mekanizma të veçantë si Akti Europian i Shërbimeve Dixhitale. Kjo është një rregullore që synon krijimin e një hapësire online më të sigurt dhe transparente.

Por, sipas "CyberNews", TikTok po përpiqet t’i zëvendësojë moderuesit e përmbajtjes dhe specialistët me sisteme kineze të Inteligjencës Artificiale që mund të mos jenë aq të besueshme.

"Ver.di", një sindikatë gjermane me seli në Berlin, ka komentuar lajmin e largimeve nga puna duke u shprehur: Ajo që shitet si përparim teknologjik është një goditje e dyfishtë për punonjësit: ata e trajnuan vetë inteligjencën artificiale dhe tani ata duhet të zëvendësohen. 

Punonjësit e prekur hynë në grevë më 23 korrik 2025, për të protestuar kundër shkurtimeve të vendeve të punës. Ndërsa ver.di ka kontaktuar TikTok-un, gjigandi i mediave sociale me sa duket po i injoron kërkesat e sindikatës. Sindikata po përpiqet të negociojë kushtet me TikTok-un. Punonjësit e prekur duan tre vjet pagesë për ndërprerjen e kontratës së punës dhe një periudhë njoftimi të zgjatur nëse plani për t'i zëvendësuar ata me inteligjencë artificiale vazhdojnë. TikTok është ndër shumë kompani që kanë përvetësuar inteligjencën artificiale në vend të talentit njerëzor./ZËRI

Poll

MOS HUMB