Bota

Tjetër grabitje me armë në Prishtinë

Dyshohet se është grabitur një shumë parash.

f.t
Tjetër grabitje me armë në Prishtinë
foto ilustruese

KOSOVË-Një tjetër grabitje e armatosur ka ndodhur sot rrreth orës 10:00 në lagjen Tophane në Prishtinë. 

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se dyshohet se është grabitur një shumë parash.

"Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti.

Ndërkohë Policia ka  vijuar hetimet në vendin e ngjarjes. Aksionet e njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës vijën pas arrestimit të dy të dyshuarve për grabitjen në argjendarinë në Suharekë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB