Bota

“Si në Aushvic”, 25-vjeçarja torturoi dy fëmijët e saj, ujë të valuar dhe cigare të djegura në trup

Në momentin që janë gjetur nga policia, fëmijët qëndronin me vështirësi në këmbë, ndërsa kishin plagë në të gjithë trupin, dhe ishin lënë pa u ushqyer

E.K
“Si në Aushvic”, 25-vjeçarja torturoi dy
Foto ilustruese

ITALI- Roma është tronditur nga një rast i rëndë i abuzimit me fëmijët, ku autore është nëna e tyre. 25-vjeçarja është në gjyq për keqtrajtim dhe lëndime të fëmijëve të saj 4 dhe 6 vjeç.

"Ata u trajtuan si fëmijët e kampit të shfarosjes së Aushvicit", tha polici në sallën e gjyqit, teksa përshkruante gjendjen në të cilën ishin gjetur dy të miturit.

Arrestimi i gruas daton në maj 2023, por dhuna ndaj fëmijëve të saj kishte të paktën dy vjet që vazhdonte.

Hetimet treguan një realitet të tmerrshëm. Fëmijët, siç raporton La Repubblica, u rrahën jo vetëm me shqelma dhe grushta, por edhe me shkopinj dhe tela televizori, si dhe iu hodh ujë i valuar. Për më tepër, sipas prokurorit të çështjes Antonio Verdi, gruaja ka fikur cigaret në lëkurën e fëmijëve të saj. Në dokumentet gjyqësore përmenden “lezionet papulare të përhapura në të gjithë trupin”, “ënjtje”, lezione djegieje, “edema të këmbëve dhe kyçeve”.

Kur u gjetën nga policia, dy fëmijët mezi lëviznin dhe u përpoqën të qëndronin në këmbë. Sipas magjistratëve, nëna nuk iu kishte dhënë as për të ngrënë, duke i detyruar ata të jetonin në një mjedis higjienik "shumë të mangët dhe jo të shëndetshëm". Nëna akuzohet për rrethanë rënduese të “torturës”.

Kur i gjeti policia, të vegjlit u shprehën me gjeste, nuk dinin të flisnin dhe të komunikonin.

Babai nga ana tjetër, ishte larguar drejt Francës, duke marrë me vete dy nga katër fëmijët që kishte me 25-vjeçaren. Ajo vazhdoi të jetonte me dy fëmijët e tjerë në një kamp ciganësh derisa gjeti një partner të ri. Çifti u zhvendos në një apartament së bashku, por atje vëmendja e tyre iu kushtua ekskluzivisht fëmijëve të tij./ZËRI 

Poll

MOS HUMB