Bota

Vritet aksidentalisht 19-vjeçarja në Itali, shënjestër ishte miku i saj, djali i trafikantit famëkeq

Objektivi i vrasësve sipas hetimeve ka qenë shoku i vajzës, pasardhësi i klanit 20-vjeçar të Eugenio Palermiti, i cili u plagos së bashku me tre persona të tjerë.

M.M
Vritet aksidentalisht 19-vjeçarja në Itali, shënjestër
Vendi i ngjarjes dhe 19-vjecarja

ITALI- Një person u ndalua nga Karabinierët italian në Bari për vrasjen e Antonia Lopez, 19-vjeçares që mbeti e vrarë gjatë natës së të shtunës në plazhin Bahia në Molfetta. Objektivi i vrasësve sipas hetimeve ka qenë shoku i vajzës, pasardhësi i klanit 20-vjeçar të Eugenio Palermiti, i cili u plagos së bashku me tre persona të tjerë.

Vritet aksidentalisht 19-vjeçarja në Itali, shënjestër
Antonia Lopez

I arrestuari rrëmbeu armën që kishte me vete dhe qëlloi me shtatë plumba, njëri nga të cilit e  goditi vajzën në shpatull, duke i prerë aortën dhe duke e lënë të vdekur në vend nga shoku hemorragjik.

Njëri prej të plagosurve ka sulmuar personelin e kujdesit shëndetësor në urgjencën e Poliklinikës së Barit dhe ka shfryrë zemërimin e tij në një nga kompjuterët e klinikës, duke e dëmtuar atë. Sipas mediave italiane, teksa mjekët po e trajtonin, i riu filloi të bërtiste dhe më pas të gjuaj kompjuterin, duke e thyer atë./ ZËRI

Poll

MOS HUMB