Bota

Tronditet politika në Itali! Prokuroria kërkon dënimin me 6 vite burg të Matteo Salvinit, braktisi 147 emigrantë në det

Kjo është kërkesa e bërë në fund të aktakuzës, e cila u mbajt sot në Pagliarelli në Palermo.

F.m
Tronditet politika në Itali! Prokuroria kërkon dënimin me 6 vite
Matteo Salvini

ITALI- Një prokuror italian i kërkoi një gjyqtari të dënojë me gjashtë vjet burg liderin e krahut të djathtë Matteo Salvini për vendimin e tij të vitit 2019 për të parandaluar zbarkimin e më shumë se 100 emigrantëve në vend.

Ministri i atëhershëm i Brendshëm, i cili aktualisht shërben si zëvendëskryeministër dhe ministër i transportit në qeverinë e Giorgia Melonit, është akuzuar dhe është në pritje të dënimit pas vendimit të tij që la të bllokuar emigrantët në det.

Kjo është kërkesa e bërë në fund të aktakuzës, e cila u mbajt sot në Pagliarelli në Palermo.

Lideri i Lidhjes dhe ministri aktual i Infrastrukturës akuzohet për rrëmbim dhe refuzim të akteve zyrtare për vonimin e zbarkimit të 147 emigrantëve nga bordi i anijes së OJQ-së Open Arms në gusht 2019, kur ishte ministër i Brendshëm.

Nga dhoma e bunkerit të burgut Pagliarelli në Palermo, ku Salvini nuk ishte i pranishëm, u vendos fati i liderit të Ligës së Veriut.

Gjatë aktakuzës, prokuroria u përpoq të argumentonte se si Salvini kishte kryer një “rrëmbim” duke vepruar “në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe rregullave të brendshme në lidhje me shpëtimin në det dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, por edhe duke “abuzuar me kompetencat e besuara” si autoritet kombëtar i sigurisë publike”.

Një nga pikat kyçe të gjyqit, ndoshta kryesorja, u ekspozua nga prokurori publik Gery Ferrara në aktakuzën e tij: “Kur Salvini bëhet Ministër i Brendshëm, vendimet për menaxhimin e zbarkimeve dhe lëshimin e POS (zbarkimi leje, në një vend të sigurt) zhvendosen nga Departamenti i Lirive Civile dhe Emigracionit në kabinetin e ministrit dhe në veçanti është ministri ai që vendos”. Gjyqi në vazhdim, saktësoi prokurori publik Ferrara, “nuk është një gjyq politik”.

Sipas prokurorisë, Salvini, duke mohuar autorizimin për zbarkimin e emigrantëve, nuk kreu një akt politik, por një zgjedhje personale që shkonte përtej vijës qeveritare të ekzekutivit Conte 1, lidhur me rishpërndarjen e emigrantëve në Evropë. Një linjë e mohuar edhe nga kryeministri i atëhershëm Giuseppe Conte.

Në sallën e gjyqit, zëvendësprokurorja e Palermos Marzia Sabella gjatë aktakuzës, deklaroi se rreziku që në bordin e Open Arms të kishte prani të terroristëve mes të humburve të paidentifikuar ishte i pabazuar.

“Si kreu i Ministrisë së Brendshme, Salvini “kishte detyrimin të tregonte një vend të sigurt për zbarkimin e emigrantëve nga anija “Open Arms””, -tha zëvendësprokurorja e Palermos Marzia Sabella, duke nënvizuar kushtet “të tmerrshme” psikofizike të migrantëve në bordin e anijes.

“Ne do të kërkojmë dënimin e të akuzuarit”, përfundoi Sabella.

 

Poll

MOS HUMB