
RUSI- Bashkëshortja e Aleksei Navalnyt, Julia Navalnya, ka mbajtur sot fjalën e saj përpara deputetëve të Parlamentit Europian. Gjatë fkalës së saj ajo bëri edhe deklaratën shokuese ku u shpreh se bashkëshorti i saj "u vra dhe më pas u abuzua me trupin e tij të pajetë".
Ajo tha se Strasburgu ka qenë një nga qytetet, ku çifti ka kaluar së bashku kohët më të mira. Julia deklaroi se ajo nuk po shëtit më me bashkëshortin e saj, por po mban fjalim për vdekjen e tij. Gruaja e liderit të opozitës ruse tha se Aleksei u torturua për 3 vite resht nga regjimi i Putinit. Sipas saj, ai ka qenë i uritur, i izoluar nga bota dhe se i janë mohuar letrat, telefonatat dhe mesazhet me të afërmit.
Duke përshkruar sesi dukej Navalny në përditshmëri, ajo deklaroi se bashkëshorti ishte një njeri që “shpikte gjithmonë ide të reja”. Ajo shtoi se ekziston mundësia, që policia ruse të arrestojë personat që shkojnë në varrimin e Aleksei Navalnyt. Opozitari rus ndërroi jetë në një qeli të largët në Arktik.
Julia Navalny, e veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në burg në Rusi më 16 shkurt, u bëri thirrje sot politikanëve dhe zyrtarëve evropianë që të hetojnë flukset financiare të Perëndimit, të cilat dyshohet se kanë lidhje me presidentin rus Vladimir Putin dhe aleatët e tij./ZËRI