ITALI- Propozimi i parë për vendtakimin është refuzuar! Dje u njoftua se do të ketë një përballje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance propozoi që vendtakimi të ishte Roma, ndryshe nga Emiratet e Bashkuara Arabe që kërkoi Putin. Por oferta u refuzua pas pretendimeve të Putin se Italia është e lidhur shumë ngushtë me luftën në Ukrainë.
Të enjten, më 7 shkurt, Trump telefonoi kryeministren Giorgia Meloni dhe i kërkoi që takimi të zhvillohej në Romë të hënën. Kryeministrja shprehu menjëherë gatishmërinë e saj. Edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy shprehu menjëherë miratimin e tij, duke thënë se ishte "shumë pro". Megjithatë, Rusia kundërshtoi menjëherë, pasi duket se "e konsideron Italinë shumë të lidhur me Ukrainën".
Mundësia e takimit të presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë në Vatikan mbetet e hapur, megjithëse në këtë pikë duket e pamundur.
Megjithatë çështja e Italisë nuk ka shumë lidhje me Ukrainën sa ka me Putin. utin kërkohet zyrtarisht me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, dhe kjo gjithashtu duket se ka ndikuar në zgjedhjen e vendit. Nuk është rastësi që Putin deklaroi: Kemi shumë miq të gatshëm të na ndihmojnë të organizojmë këtë lloj eventi. Njëri prej tyre është Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed , i cili po viziton Rusinë. Mendoj se do të vendosim, por do të ishte një nga vendet më të përshtatshme.
Problemi tjetër është se në rast se takimi vendoset që të mbahet në Vatikan, asgjë nuk publikohet. Më 17 dhjetor 2014, Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe Presidenti kubanez Raúl Castro njoftuan heqjen e embargos. Doli që delegacionet ishin takuar në Vatikan atë vjeshtë./ZËRI