Bota

U lirua nga burgu, 35-vjeçari: Kam vite pa u larë, s'jam thjesht i shëndoshë

35-vjeçari thotë se nuk mban mend asgjë nga krimi që ka kryer, dhe se iu ka kërkuar falje prindërve të Erikës

E.K
U lirua nga burgu, 35-vjeçari: Kam vite pa u larë, s'jam
I riu flet pas lirimit nga burgu

ITALI- I dënuar me 30 vite për vrasjen e të dashurës së tij Erika Preti, Dimitri Fricano ndodhet tashmë në arrest shtëpie, pasi u lirua nga gjykata me agrumentin se ishte i shëndoshë dhe duhanpirës i tmerrshëm. Vendimi është dhënë nga gjykata mbikqyrëse e Torinos, për të cilën kushtet shëndetësore të 35-vjeçarit nga Biella janë të papajtueshme me burgun. 

Këtë e konfirmon edhe ai i përgjuar nga kamerat e “Pomeriggio Cinque”. “Kam gjashtë vite që nuk jetoj dhe u kërkoj falje prindërve të Erikës. Iu kam kërkuar atyre falje dhe në sallën e gjyqit. Kam pasur çrregullime mendore, dhe u bëra 200 kilogramë”, deklaron Fricano.

Në qershor 2017, burri i shkaktoi 57 plagë me thikë Erika Pretit, 28 vjeçe, pak para se të dilte në plazh, pasi gruaja e kishte qortuar se kishte bërë shumë thërrime. Një debat i parëndësishëm përfundoi në tragjedi. Por 35-vjeçari thotë se nuk mban mend asgjë nga krimi që ka kryer: "Nuk e di çfarë ka ndodhur. 57 plagë me thikë? Këto janë shifra që ne as nuk e dimë nëse janë të vërteta". Dimitri Fricano më pas flet për Erikën me të cilën kishte pasur një lidhje 10-vjeçare, para se ta vriste: "Kam jetuar për të dashurën time dhe do të kisha paguar flori që të kisha vdekur. Fatkeqësisht, shkoi anasjelltas". 

Sipas gjykatës mbikëqyrëse, 35-vjeçari duhet të ndjekë një dietë të përshtatshme, të cilën kuzhina e burgut nuk mund t’ia siguronte. “Jetoj në një karrocë, nuk jam larë prej vitesh se nuk e bëja dot, nuk dal dot nga qelia. Nuk është se e dërguan në shtëpi një 30-vjeçar se ishte i shëndoshë dhe një duhanpirës, ​​jam në rrezik për jetën në çdo sekondë të ditës”, përfundon Fricano. 

Poll

MOS HUMB