Bota

Gjykata liron vrasësin e gruas: Është shumë i shëndoshë dhe duhanpirës i tmerrshëm

Sipas gjykatës mbikëqyrëse, në fakt, kuzhina e burgut nuk është në gjendje të sigurojë ushqime me pak kalori për të burgosurin

E.K
Gjykata liron vrasësin e gruas: Është shumë i
Vrasesi dhe gruaja e tij

ITALI- Një burrë që ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e të dashurit të tij në vitin 2017, do të lirohet në arrest shtëpie, për shkak se është “shumë i shëndoshë dhe duhanpirës i tmerrshëm”. Vendimi i gjykatës lidhet me kushtet shëndetësore të Dimitri Fricano, 35-vjeçarit nga Biella, të cilat janë të papajtueshme me paraburgimin. Në qershor 2017, burri i shkaktoi 57 plagë me thikë Erika Pretit, 28 vjeçe, pak para se të dilte në plazh, pasi gruaja e kishte qortuar se kishte bërë shumë thërrime. Një debat i parëndësishëm përfundoi në tragjedi.

“Gjyqtarët kanë konstatuar se ai duhet të trajtohet”, sqarojnë avokatët mbrojtës Alessandra Guarini dhe Roberto Onida. Dokumenti me të cilin gjykata vlerëson se Fricano nuk është “i pajtueshëm me regjimin e burgut” flet për probleme të ndryshme shëndetësore të burrit, duke saktësuar se nga 120 kilogramë peshë kur ka hyrë në burg ka arritur në 200 dhe se kjo përfshin vështirësi në ecje.

Përveç pamundësisë për të ndjekur një dietë brenda burgut, duke krijuar kështu një “rrezik për jetën e lidhur me rrezikun kardiovaskular”. Burri pi gjithashtu 100 cigare në ditë. 

Sipas gjykatës mbikëqyrëse, në fakt, kuzhina e burgut nuk është në gjendje të sigurojë ushqime me pak kalori për të burgosurin, i cili për pasojë nuk mund të ndjekë dietën e duhet për të dhe ka nevojë për ndihmë të veçantë. 

Më tej, nënvizojnë gjyqtarët, ndalimi në burgun Vallette në Torino është i papajtueshëm me kushtet shëndetësore edhe për shkak të pranisë së “barrierave arkitekturore”. Në shtëpi, megjithatë, ai do të jetë në gjendje të marrë një kujdes më të mirë të ndihmuar nga të afërmit dhe miqtë për të gjitha nevojat e tij të përditshme./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB