Bota

'Çuni i babit bën si huligan'/ Sherri mes serbëve dhe anglezëve, djali i Vuçiç mbrohet nga "Cobra-t"

Sipas të njëjtave raportime, janë pjesëtarët e forcave "Cobra" të Serbisë, ato që ndërhyjnë që të mbajnë larg përplasjes djalin e Vuçiç.

k.m.
'Çuni i babit bën si huligan'/ Sherri mes serbëve dhe
Pamje nga sherri

GJERMANI- Sherri mes tifozëve anglezë dhe serbë, ka pasur edhe një "VIP" të përfshirë, djalin e presidentit Aleksandër Vuçiç, Danilon. Në sherrin ku u aludua se ka pasur edhe shqiptarë të përfshirë, në mediat sociale janë publikuar video nga momentet e përplasjes dhe shkruajnë se djali i presidentit serb përfshihet në konflikt por e ndalojnë. Sipas të njëjtave raportime, janë pjesëtarët e forcave "Cobra" të Serbisë, ato që ndërhyjnë që të mbajnë larg përplasjes djalin e Vuçiç.


"Danilo Vuçiç në Gjermani, do të donte të luftonte, por Cobrat nuk e lejojnë. Paguajmë ne si komb që djali i babit të shkojë nëpër botë duke u shtirur si huligan, kur në fakt është frikacak babi,"-shkruan një person që ka postuar videon në platformën "X". Ndërsa edhe një tjetër konfirmon aludimet dhe nxjerr një video nga një kënd tjetër, duke e shoqëruar me fjalët: Djali i babit zihet me tifozët e Anglisë!


Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga mediat serbe se i përfshirë në sherr ka qenë vërtetë Danilo./ZËRI

Poll

MOS HUMB