Bota

VD- Zjarrre masive në Jeruzalem, Izraeli kërkon ndihmë nga BE, Hamasi thirrje palestinezëve: Digjni gjithçka!

Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në vend, pasi është rritur rreziku që flakët të dalin jashtë kontrollit.

I.F
VD- Zjarrre masive në Jeruzalem, Izraeli kërkon ndihmë nga BE,
Pamje nga zjarret në Jeruzalem

JERUZALEM- Jeruzalemi po digjet! Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në pyllin Eshtaol, në perëndim të Jeruzalemit. Për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës në vend, pasi është rritur rreziku që flakët të dalin jashtë kontrollit.


Ndërsa, Hamasi, grupi palestinez ka publikuar video në Telegram me mesazhin duke iu bërë thirrje palestinezëve që të “djegin gjithçka që munden – pyje, male dhe shtëpitë e kolonëve izraelitë". Si përgjigje, të rinjtë palestinezë në Bregun Perëndimor, në Jeruzalem dhe brenda Izraelit kanë djegur makinat e tyre si akt proteste, dhe se Gaza “pret hakmarrjen e të lirëve”. Në rrjetet sociale, zjarret janë quajtur “Flakët e Përmbytjes”, një referencë ndaj emrit “Përmbytja e Al-Aqsas” që Hamasi përdori për sulmin e 7 tetorit.


Media palestineze, Akhbar Filastin, iu ka bërë thirrje të rinjve në Bregun Perëndimor të djegin shtëpitë e kolonëve dhe të ndezin barin përreth vendbanimeve izraelite me kokteje molotov. Edhe një tjetër media, Jenin News, i ka bërë thirrje të rinjve që të djegin pyjet pranë tokave të pushtuara, duke e quajtur zjarrin “një mundësi për t’i dëmtuar izraelitët”.


Sipas mediave izraelite, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në zonën e Jeruzalemit. Këta zjarre besohet se kanë lidhje me flakët që po përhapen në pjesën qendrore të Izraelit. Shumë ekipe zjarrfikësish po punojnë për të ndaluar përhapjen e flakëve, por përpjekjet po vështirësohen nga era e fortë dhe temperaturat e larta që janë rritur papritur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se avionë nga Italia, Greqia dhe Kroacia do të mbërrijnë së shpejti për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve./ZËRI

Poll

MOS HUMB