Bota

VIDEO-LAJM/ Biden bën GAFËN e radhës: Kanibalët hëngrën xhaxhain tim gjatë Luftës së Dytë Botërore

Pikërisht atëherë presidenti amerikan tha se "kanibalët hëngrën xhaxhain e tij", megjithëse të dhënat e Pentagonit e mohojnë këtë.

E.K
VIDEO-LAJM/ Biden bën GAFËN e radhës: Kanibalët
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, bëri një tjetër gafë, duke iu referuar një xhaxhai të tij, hero i Luftës së Dytë Botërore, i cili, siç tha ai, ra viktimë e kanibalëve. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre u distancua nga pretendimet e presidentit demokrat, siç raportohet nga New York Post.

Duke folur me gazetarët gjatë një vizite në Pensilvani, 81-vjeçari Biden përmendi xhaxhain e tij, nënkolonelin Ambrose J. Finnegan Jr, i cili vdiq ndërsa ishte në bordin e një avioni që fluturonte mbi Guinenë e Re gjatë luftës.

"Ambrose Finnegan, ne e quanim Xha Bossy, ai po fluturonte mbi Guinenë e Re, ai doli vullnetar sepse askush tjetër nuk mund të shkonte," tha Biden gjatë një vizite në një memorial të luftës në qytetin e tij të lindjes, Scranton.

Pikërisht atëherë presidenti amerikan tha se "kanibalët hëngrën xhaxhain e tij", megjithëse të dhënat e Pentagonit e mohojnë këtë.

“Ambrose Finnegan Jr nuk u gjet kurrë. Avioni i tij u rrëzua në një zonë ku kishte shumë kanibalë në Guinenë e Re në atë kohë. Trupi i tij nuk u gjet kurrë, por qeveria amerikane bëri një hetim dhe gjeti pjesë të avionit”, tha Biden.

Sipas të dhënave të Pentagonit, Finnegan vdiq më 14 maj 1944, ndërsa ishte në një aeroplan të Forcave Ajrore të Ushtrisë që, "për arsye të panjohura" u detyrua të hidhej në Oqeanin Paqësor në brigjet veriore të Guinesë së Re./ZËRI

Poll

MOS HUMB