Bota

Ukraina në BE, Zelenskyy 'përplaset' me Orban

Dy liderët u panë duke biseduar në një cep të parlamentit argjentinas pasi Orban kërcënoi se do të bllokonte më shumë mbështetje financiare të Bashkimit Evropian për Kievin. 

f.t
Ukraina në BE, Zelenskyy 'përplaset' me Orban
Volodymyr Zelenskyy dhe Viktor Orban

ARGJENTINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka patur një përballje të tensionuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban të dielën, ndërsa të dy u panë duke biseduar gjatë inaugurimit të presidentit të ri të Argjentinës, Javier Milei. 

Dy liderët u panë duke biseduar në një cep të parlamentit argjentinas pasi Orban kërcënoi se do të bllokonte më shumë mbështetje financiare të Bashkimit Evropian për Kievin. Orban është i bindur se Kongresi nuk do të miratojë një ligj të ri për dhënien e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe kjo është arsyeja pse ai po përpiqet të bllokojë ndihmën nga Bashkimi Evropian. Një video gati 20 sekonda tregoi përballjen mes Zelenskyy-t dhe Orban në parlamentin ku ishin mbledhur qindra liderë.

Ndërsa detajet e bisedës nuk janë bërë publike, përballja midis dy liderëve vjen përpara një samiti të BE-së në 14-15 dhjetor për të vendosur nëse do të fillojnë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën. Orban ka kundërshtuar përparimin e kërkesës së Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në.

Ndërkohë presidenti amerikan Joe Biden e ftoi Zelenskyy-n në një takim në Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor. Kjo është bërë e ditur në një deklaratë me shkrim nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre. Të dy liderët do të diskutojnë projektet e përbashkëta ushtarake, nevojat urgjente të Kievit, veçanërisht projektet e përbashkëta për prodhimin e armëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore, si dhe koordinimin e përpjekjeve të dy vendeve në periudhën e ardhshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB