
GREQI-Prezantuesi i BBC, Michael Mosley është zhdukur gjatë pushimeve në ishullin grek të Symit. Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, duke përfshirë një qen policie dhe një dron që kërkon zona të vështira për t’u arritur.
Policia greke tha se Mosley la gruan e tij në plazh dhe u nis për një shëtitje në qendër të ishullit të mërkurën. Telefoni i tij u gjet në vendin ku ai po qëndronte me gruan e tij, e cila e raportoi atë të zhdukur, tha një zëdhënës i policisë për BBC News. Ndërkohë në rrjetet sociale është shpërndarë edhe fotoja e fundit e gazetarit e bëri gjatë pushimeve në Greqi.

67-vjeçari është i njohur për programet, duke përfshirë serialin e BBC-së Trust Me, I’m A Doctor dhe paraqitjet në The One Shoë të BBC-së dhe This Morning të ITV-së./ZËRI