Bota

PANIK në SHBA/ 39-vjeçari hap zjarr drejt makinave, vret babain e katër fëmijëve!

Motivi mbetet i paqartë.

E.K
PANIK në SHBA/ 39-vjeçari hap zjarr drejt makinave, vret babain e
Julio Cesar Rodarte

SHBA-Një baba i katër fëmijëve u qëllua për vdekje kur një maniak hapi zjarr ndaj makinave të rastësishme në një rrugë të ngarkuar me trafik në Kaliforninë jugore, SHBA. Julio Rodarte, 39 vjeç, filloi të qëllonte para makinave me një armë gjysmë automatike rreth orës 6:30 të mëngjesit të hënën në Riverside County, sipas policisë, raportojnë mediat e huaja.

Videoja e shpërndarë me FOX 11 tregon Rodarte duke ecur në trotuar ndërsa mban një armë dhe qëllon në automjete në lëvizje. Është e paqartë se pse ai po qëllonte rastësisht në makina. 

Motivi mbetet i paqartë. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar të paktën 30 të shtëna, më pas i armatosuri ka hequr rrobat dhe është zhveshur. Rodarte u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë, tentativë vrasjeje, grabitje dhe rezistencë ndaj arrestimit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB