Video

Ç'po ndodh në Sarandë? BKH 'zbarkon' te nënkryetari Dauti dhe 'Eco Taxi'

Në fokus të verifikimeve raportohet se është leja e miratuar nga Mirela Kumbaro, gjatë kohës kur mbante detyrën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit.

zh.ll
Ç'po ndodh në Sarandë? BKH 'zbarkon' te
elton dauti-mirela kumbaro

TIRANË- Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zhvilluar në Sarandë, një ditë më parë, ku në fokus kanë qenë kontrollet te disa biznese dhe persona të lidhur me zv.kryetarin e Bashkisë, Elton Dauti. Mësohet se fillimisht BKH ka ushtruar kontrolle në banesën e Dautit, e më pas kanë vijuar te ortaku i tij, Kostandin Papa. Kontrolle ka pasur gjithashtu edhe në ambientet e “Eco Taxi”, aktivitet që lidhet me të dy ata. Edhe pse deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi aksionin e kontrolleve, dyshohet se ato kanë lidhje me hetimet për trenin elektrik në zonën e Syrit të Kaltër. Në fokus të verifikimeve raportohet se është leja e miratuar nga Mirela Kumbaro, gjatë kohës kur mbante detyrën e ministres së Turizmit dhe Mjedisit. Verifikimet synojnë të sqarojnë procedurat e ndjekura për dhënien e lejes dhe dokumentacionin mbi të cilin është mbështetur miratimi i saj. Megjithatë, nuk dihen ende detaje lidhur me dokumente apo materiale që mudn të jenë sekuestruar nga hetuesit.

/ZËRI

MOS HUMB