Ekonomi

Lufta tronditin tregjet e naftës! Konfindustria thirrje Shqipërisë: Siguroni rezerva 3 mujore, shmangni rritjen e çmimeve

Në deklaratën zyrtare thuhet se duhen marrë masat ligjore për të shmangur rrezikun e rikthimit të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22.

F.I
Lufta tronditin tregjet e naftës! Konfindustria thirrje
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit rrezikojnë të ndërpresin furnizimin global me naftë bruto, duke nxitur potencialisht një rritje të ndjeshme të çmimeve. Situata prek edhe ekonominë e vendit tonë, ku Konfederata e Industrive të Shqipërisë përmes një reagimi zyrtar shprehet se qeveria duhet të marrë masat e domosdoshme ligjore, veçanërisht në tregun e karburanteve. 

Në deklaratën zyrtare, thuhet se duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore dhe duhen marrë masat ligjore për të shmangur rrezikun e rikthimit të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22.

Deklarata zyrtare:

Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve.

-Së pari, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore.

-Së dyti, duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekullimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22.

-Së treti, kërkojmë, që qeveria të përgatisi një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë.

Në bursat ndërkombëtare, çmimet e naftës u rritën deri 13%, ndërsa çmimet e gazit arritën 24%, duke reflektuar pasigurinë mbi furnizimet dhe tensionet e rritura në një rajon kyç për prodhimin dhe transportin e energjisë. Si importuesit e naftës, ashtu edhe kompanitë e transportit nga vendet e rajonit dhe Europa drejt Shqipërisë me rrugë tokësore raportojnë furnizime me çmime deri 10% më të larta./ZËRI

Poll

MOS HUMB