Bota

Krim i dyfishtë brenda familjes, djali vret nënën dhe vëllanë

Një debat i dhunshëm i ka paraprirë krimit të dyfishtë brenda familjes në Itali

E.K
Krim i dyfishtë brenda familjes, djali vret nënën dhe
Pamje nga banesa ku ndodhi vrasja

ITALI- Një krim i dyfishtë ka ndodhur brenda familjes në Itali, në provincën e Modenas, ku një burrë goditi për vdekje nënën e tij 88-vjeçare dhe vëllain e tij 66-vjeçar.

Policia e cila shkoi në vendngjarje pasi fqinjët kishin dhënë alarmin, pasi kishin dëgjuar britma, zbuloi dy trupat brenda një shtëpie në Via Torino. Sulmuesi, 67 vjeç, është marrë me ambulancë për shkak se edhe vetë ka pësuar lëndime.

Viktimat e vrasjes së dyfishtë janë 88-vjeçarja Anna Malmusi dhe djali i saj Emore Capuçi, 66 vjeç. Autori i dyshuar i krimit është 67-vjeçari Uber Capuçi, i dërguar në spitalin Baggiovara, ku nuk ka rrezik për jetën.

Siç kanë dëshmuar fqinjët, dje rreth orës 21:30, para se policia të ndërhynte në vendngjarje, dhe të gjente dy trupat e pajetë, në shtëpinë e vrasësit të dyfishtë ka ndodhur një debat i dhunshëm./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB