
TIRANË- Evropa është shtëpia e disa prej ekonomive më të mëdha dhe më të zhvilluara në botë. Por si krahasohen vendet e rajonit me njëri-tjetrin për sa i përket PBB-së për frymë? "Visual Capitalist" përpiloi grafikë që nxjerrin në pah nivelet aktuale të PBB-së së vendeve evropiane, por e llogaritur në dollarë amerikanë.
Të dhënat për këtë ilustrim dhe artikull janë siguruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nëpërmjet mjetit DataMapper, të dhëna që janë përditësuar në prill 2024. Luksemburgu, Irlanda dhe Zvicra kryesojnë listën e kombeve më të pasura të Evropës për nga PBB për frymë, duke kapur shifrat e mbi 100,000 dollarë. Tre vende nordike (Norvegjia, Islanda, Danimarka) gjithashtu renditen lart, midis 70,000-90,000 dollarë. Ndërsa vendet e tjera nordike, Suedia dhe Finlanda, renditen pak jashtë dhjetëshes së parë, midis 55,000-60,000 dollarë.
E fundit në renditje është Evropa Lindore, e cila në tërësi tenton të ketë një GDP shumë herë më të ulët për frymë. Nga rajoni i Ballkanit, më lart në listë është Serbia me 12.380$, e fill pas saj vjen vendi ynë me 8920 dollarë.
Në listë, Ukraina renditet e fundit, me 5660 dollarë, ndërsa një numër më sipër renditet Kosova, që përllogarit vetëm 6390$./ZËRI