Ekonomi

Marketimin dhe Monitorimin e karburanteve do e bëjë shteti, Konfindustria: Të hiqet tarifa 2 lekë për çdo litër naftë

Sipas saj, koncensioni 11-vjeçar i ngjyrosjes së karburanteve i ka kushtuar mbi 60 milionë euro qytetarëve dhe bizneseve shqiptare, duke rënduar cmimin fundor të shtijes.

E.K
Marketimin dhe Monitorimin e karburanteve do e bëjë shteti,
Foto ilustruese

TIRANË- Konfindustria deklaroi këtë të premte se mbështet vendimin e qeverisë që Marketimi dhe Monitorimi i karburanteve ti kalojë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në përfundim të koncesnionit 11-vjeçar të një kompanie private. Përmes një njoftimi për mediat, Konfidustria shprehet duhet të hiqet tarifa 2 lekë për çdo litër naftë, me argumentin se rëndon qytetarët pasi rrit çmimin e karburantit. Sipas saj, koncensioni 11-vjeçar i ngjyrosjes së karburanteve i ka kushtuar mbi 60 milionë euro qytetarëve dhe bizneseve shqiptare, duke rënduar cmimin fundor të shtijes.

NJOFTIMI:

Konfindustria mbështet vendimn e ekzekutivit për mos përtëritjen e koncesionit “të ngjyrosjes së karburanteve” dhe marrjen në zotërim shtetëror të aktivitetit. Gjithashtu, Konfindustria kërkon, heqjen e plotë të tarifës në fjalë dhe marrjen e masave të përcjelljes në uljen e cmimit fundor të karburanteve. Shqipëria ka ndër cmimet më të larta të karburanteve në Europë dhe ngarkesa fiskale e rëndë përbën pjesë të rëndësishme.

Konfindustria vlerëson, se koncesioni 11 vjecar i ngjyrosjes së karburanteve i ka kushtuar mbi 60 milionë euro qytetarëve dhe bizneseve shqiptare, duke rënduar cmimin fundor të shtijes, pa asnjë përfitim të prekshëm ekonomik. Fakti, që sasia e karburantit kontrabandë në vend është e lartë tregon, që qëllimi i dënjes së koncësionit në fjalë nuk është arritur. Tregues është kapja e njëpasnjëshme e anijeve me kontrabandë të karburanteve një pjesë e madhe e të cilëve edhe nga vende nën embargo si Rusia, Irani,Libia, etj./ZËRI

Poll

MOS HUMB