Energji & Mjedis

Liqeni i Fierzës drejt tharjes! Bie nën 272 metra niveli i ujit, rrezikohet prodhimi i energjisë

Prurjet në këtë liqen në veri të vendit kanë rënë ndjeshëm, duke sjellë vështirësi në rezervën hidrike dhe prodhimin e energjisë.

l.k
Liqeni i Fierzës drejt tharjes! Bie nën 272 metra niveli i ujit,
Liqeni i Fierzës

FIERZË- Mungesa e reshjeve të shiut dhe temperaturat e larta gjatë verës kanë bërë që niveli i liqenit të Fierzës të zbresë nën 275 metra. Prurjet në këtë liqen në veri të vendit kanë rënë ndjeshëm, duke sjellë vështirësi në rezervën hidrike dhe prodhimin e energjisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Liqeni artificial i Fierzës u ndërtua mbi shtratin e lumit Drin gjatë periudhës së regjimit komunist, në vitin 1978, në funksion të hidrocentralit të Fierzës. Ai ka një kapacitet ujëmbajtës prej rreth 2.7 miliardë metra kub ujë, çka e bën atë rezervuarin më të madh hidroenergjetik në vend.

Ky hidrocentral luan një rol kyç në sistemin energjetik kombëtar, jo vetëm për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për menaxhimin e prurjeve të lumit Drin, për të shmangur rrezikun e përmbytjeve në zonat e ulëta të veriut./ZËRI

Poll

MOS HUMB