
TIRANË- Sa herë vjen vera, vapa na djeg ngjashmërisht me ferrin e përshkruar nga Dante. Por cilët janë qytetet më me diell në Evropë? Sipas një studimi të ri nga Holidu, qyteti më me shumë ditë me diell është Kartagjena e Spanjës, në juglindje të Gadishullit Iberik. Qyteti ka një mesatare prej 283 orë dielli në muaj.
Renditja është kryer duke përdorur të dhënat nga World Weather Online, i cili ofron të dhëna për çdo qytet për vitet 2009-2025.
Në kontekstin e përgjithshëm, Spanja, si vend, duket se është protagoniste e listës, pasi tetë qytetet e saj – Kartagjena, Alicante, Malaga, Murcia, Granada, Sevilja, Kordoba, Madridi, përbëjnë 10-shen e parë.
KJO ËSHTË LISTA E PLOTË:
Alicante, Spanjë
Malaga, Spanjë
Murcia, Spanjë
Granada, Spanjë
Katania, Itali
Sevilje, Spanjë
Kordoba, Spanjë
Marsejë, Francë
Madrid, Spanjë
Zaragoza, Spanjë
Athinë, Greqi
Palma de Mallorca, Spanjë
Nice, Francë
Santa Cruz de Tenerife, Spanjë
Bari, Itali
Romë, Itali
Palermo, Itali
Montpellier, Francë
Napoli, Itali