pamje nga pallati
ELBASAN- Flakët në pallatin 5-katësh në Elbasan janë shuar plotësisht, por ajo që ka lënë pas shpërthimi i fortë është vetëm rrënoja. Këto janë pamjet që tregojnë gjendjen e pallatit pas shpërthimit fillimisht në njërin prej apartamenteve, e më pas flakët përfshinë të gjithë godinën.
Siç shihet edhe në pamje, disa kate të pallatit janë shembur mbi njëri-tjetrin, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Tulla, beton, mbetje ndërtimi dhe rrënoja kanë mbetur, ndërsa sipas ekspertëve, pallati konsiderohet tashmë i pabanueshëm. /ZËRI