LIVE UPDATES

KE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë reale, dialog për protestat! Rama: Dëftesë inkurajuese

♦Komisioni Europian ka publikuar sot raportin 2026 për Shqipërinë. ♦Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar se Shqipëria mund të arrijë objektivin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. ♦Megjithatë, raporti ngre disa problematika. Korrupsioni mbetet sdië reale për vendin tonë, pavarësisht vlerësimit pozitiv për SPAK. ♦Komisioni kërkon më shumë dënime përfundimtare për trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe forcimin e prokurorive në nivel lokal. ♦Në raport, një pjesë të rëndësishmë zë edhe media, ku thuhet se vendi ynë ka shënuar “njëfarë progresi në fushën e lirisë së shprehjes”. ♦Por, gjithashtu, raporti evidenton se pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të preken nga depërtimi ekonomik në tregun mediatik prej grupeve të biznesit me lidhje politike, si dhe nga ndërthurja e interesave politike, të biznesit dhe të tjera; mungesa e transparencës mbi burimet e financimit. ♦Ndërkohë, një vëmendje e veçantë u kushtohet edhe protestave në vend, që prej majit të këtij viti me "Revolucionin Flamingo" e deri te protesta studentore. ♦Duke u ndaluar te aktet e dhunës të pretenduara nga ana e policisë ndaj protestuesve, në raport, KE kërkon nga palët dialog konstruktiv. ♦Pas publikimit të raportit, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar një moment historik dhe një vlerësim të lartë si kurrë më parë. ♦Ky vlerësim sipas Ramës, e motivon për të bërë më shumë e më mirë në përmbushjen e detyrave në rrugën e integrimit drejt BE-së. 

5 artikuj për këtë temë.
4 ORE ME PARE

"Transparencë, pavarësi dhe mbrojtje për gazetarët"/ Raporti i KE: Liria e medias mbetet sfidë në Shqipëri

KE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë
foto ilustruese

BRUKSEL- Raporti i KE-së 2026 për Shqipërinë evidenton se liria e shprehjes ka arritur një farë progresi, por ende mbeten aspekte që kërkojnë përmirësim. Sipas raportit, pavarësia e medias, transparenca e pronësisë dhe financimit, si dhe mbrojtja e gazetarëve vijojnë të mbeten sfida në Shqipëri.

"Shqipëria ndodhet ndërmjet nivelit të përgatitjes së caktuar dhe atij të moderuar të përgatitjes në fushën e lirisë së shprehjes dhe ka shënuar njëfarë progresi gjatë periudhës së raportimit, veçanërisht sa i përket përafrimit të kuadrit të saj ligjor me acquis të BE-së (legjislacionin e Bashkimit Evropian) dhe standardet evropiane.

Shqipëria ofron garanci ligjore të pamjaftueshme për lirinë e shprehjes, ndërkohë që mjedisi mundësues duhet të përmirësohet në mënyrë që mediat të mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre lirisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Shqipëria i ka përjashtuar gazetarët e regjistruar nga zbatimi i dispozitave penale për shpifjen, në kushte të caktuara, megjithatë dekriminalizimi i plotë i shpifjes ende nuk është arritur", thuhet në raport.

Sipas raportit, pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të preken nga depërtimi ekonomik në tregun mediatik prej grupeve të biznesit me lidhje politike, si dhe nga ndërthurja e interesave politike, të biznesit dhe të tjera; mungesa e transparencës mbi burimet e financimit; përqendrimi i lartë i pronësisë së medias; si dhe nga aktet e frikësimit, fushatat e shpifjeve, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët.

Për vitin e ardhshëm, KE rekomandon që Shqipëria të miratojë reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator, të mbrojë gazetarët nga sulmet dhe kërcënimet, si dhe përmirësimi i kushteve të gazetarëve.

KE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidëKE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë

Rekomandimet e Komisionit Europian për vitin e ardhshëm

Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të përqendrohet veçanërisht në këto drejtime:

1. Reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator të medias

Të miratojë reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, me qëllim:

•  Zbatimin e plotë të masave për garantimin e transparencës së pronësisë së mediave, forcimin e pluralizmit mediatik dhe pavarësisë editoriale.

•  Forcimin e transparencës së financimit të mediave nga burimet private dhe shtetërore.

•  Forcimin e autonomisë së autoritetit rregullator të medias dhe pavarësisë së transmetuesit publik.

•  Shfuqizimin e plotë të dispozitave penale për fyerjen dhe shpifjen.

•   Përafrimin e aspekteve civile të shpifjes me standardet europiane.

• Garantimin e mëtejshëm të shpërndarjes së drejtë dhe transparente të reklamave shtetërore, si dhe forcimin e aksesit në informacionin publik.

2. Mbrojtja e gazetarëve nga kërcënimet, sulmet dhe paditë SLAPP

Të garantojë më tej tolerancë zero ndaj frikësimeve, kërcënimeve dhe fushatave denigruese, si dhe të sigurojë mbrojtje efektive kundër padive strategjike ndaj pjesëmarrjes publike (SLAPP).

Gjithashtu, të garantojë zbatimin e ligjit në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë ndjekjen e tyre nga organet gjyqësore.

Të forcojë më tej kapacitetet e organeve ligjzbatuese për trajtimin e rasteve të dhunës, përfshirë incidentet që ndodhin gjatë ose në kontekstin e protestave, si dhe rastet e tjera penale që përfshijnë gazetarët.

Në veçanti, duhet të garantohet respektimi i standardeve të larta të të drejtave të njeriut gjatë trajtimit të incidenteve që përfshijnë gazetarët, përmes:

•  Udhëzimeve detyruese për organet ligjzbatuese.

•  Procedurave disiplinore, administrative dhe/ose gjyqësore.

•  Mbledhjes dhe administrimit të të dhënave.

•  Masave për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

3. Përmirësimi i kushteve të punës së gazetarëve

Të përmirësojë kushtet e punës së gazetarëve shqiptarë, veçanërisht duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të tyre të punësimit dhe të drejtave sociale, si dhe duke garantuar zbatimin e njëtrajtshëm të Kodit të Punës./ZËRI

5 ORE ME PARE

"Moment krenarie!" Rama reagon për Raportin e KE: Vlerësimi më motivon për të bërë më shumë e më mirë

KE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të KE për Shqipërinë. Përmes një postimi në 'X', Rama e cilëson raportin se një vlerësim ndër më të lartin ndonjëherë për Shqipërinë.

Sipas Ramës, raporti përbën një hap përpara drejt objektivit për në BE, por duke theksuar se, detyrat janë ende dhe më të shumta. Kreu i qeverisë thekson se vlerësimi i lartë është një formë motivimi për të bërë sa më shumë, pasi sipas tij, dera e BE-së dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. 

Reagimi i plotë i kryeministrit:

Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian. Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë. Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë. Momenti është optimal. Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj.

5 ORE ME PARE

Nga "Flamingot" te studentët, Raporti KE i jep zë protestave në Shqipëri : Të gjitha palët të angazhohen në dialog

KE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë
pamje nga protestat flamingo dhe studentore-raport

BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos prezantoi sot raportin e progresit për Shqipërinë. Në progres raport janë përfshirë edhe protestat, duke nisur "Revolucioni Flamingo" në muajin maj dhe deri te protestat studentore, të shoqëruara me tensione dhe incidente. 

Raporti evidenton se lëvizja nisi nga shqetësimet mjedisore për resortin në Pishë Poro-Nartë. Më pas, siç theksohet në raport, lëvizja u shndërruar në një mobilizim më të gjerë me kërkesa për transparencë dhe akuza për korrupsion. Sa i përket protestave studentore, raporti evidenton aktet e dhunës dhe pretendimet për përdorim të dhunës nga policia ndaj protestuesve e gazetarëve. 

Në lidhje me situatën, KE thekson se deri më tani nuk është zhvilluar dialog mes palëve dhe u bën thirrje atyre të angazhohen në mënyrë të sinqertë në një dialog konstruktiv.

Pjesë nga progres raporti

Që nga maji i vitit 2026, në Tiranë po zhvillohen protesta të përditshme. Ky është mobilizimi më i madh qytetar që prej tranzicionit demokratik të Shqipërisë, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës në kulmin e protestave. Ato nisën për shqetësime mjedisore të lidhura me punimet e ndërtimit në peizazhin e mbrojtur Pishë Poro–Nartë dhe kërkuan më shumë transparencë në dhënien e lejeve për projekte të përmasave të mëdha, përfshirë konsultimin me popullsinë vendase.

Protestat u shndërruan në një lëvizje më të gjerë pakënaqësie ndaj qeverisë dhe partisë kryesore të opozitës, duke kërkuar më shumë transparencë, llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe mirëqeverisje. Ato ngritën gjithashtu shqetësime për koston e jetesës dhe mungesën e investimeve në fusha si arsimi dhe shëndetësia.

Në shtator të vitit 2026, qeveria ndërmori një nismë për përmirësimin e procesit të konsultimit publik dhe të aksesit në informacion.

Në vijim të lëvizjes qytetare, në tetor të vitit 2026 u zhvilluan protesta të udhëhequra nga studentët, gjatë të cilave pati incidente të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Protestuesit shkatërruan prona publike dhe private, ndërsa më pas u ngritën pretendime për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Deri më tani nuk është zhvilluar asnjë dialog. Të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje të sinqerta për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv.

KE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidëKE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë

/ZËRI

6 ORE ME PARE

Kos: Kapitujt mund të mbyllen në 2027! Progres raporti i BE për Shqipërinë: Sfidë korrupsioni

KE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë

Marta Kos

BRUKSEL-Komisionerja europiane për Zgjerimin Marta Kos ka deklaruar para Parlamentit Europian se Shqipëria mund të arrijë objektivin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Ajo u shpreh se vendi ynë duhet të punojë më shumë në çështjet që lidhen me drejtësinë dhe lirinë e medias.

Marta Kos: Do të nisim një dialog për integrimin gradual me Shqipërinë dhe vendet kandidate. Sot jemi në kushtet që mund të zgjerojmë Unionin. Vendi i parë që është në rrugën drejt integrimit është Mali i Zi. Vendet kandidate duam që të jenë ne nivelin e duhur, për integrimin. Mali i Zi do të bëhet pjesë e BE-së në vitin 2028. Sa i përket Shqipërisë, ritmi i reformave ka ecur. Janë bërë përparime në reforma. Vendi mbylli katër kapituj. Po punohet për të mbyllur edhe kapitujt e tjerë. Shqipëria mund të arrijë objektivin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Liria e medias dhe pavarësia e gjyqësorit mbeten prioritete kryesore.

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026 veç vlerësimit, paraqet edhe disa rekomandime kyçe, ndër to korrupsionin, për të cilin Komisioni shprehet se për Shqipërinë është një sfidë e vërtetë.

"Strategjia Kundër Korrupsionit 2024-2030 dhe plani i saj i veprimit 2024-2026 janë duke u zbatuar. Struktura e Specializuar Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka vazhduar të demonstrojë pavarësi dhe të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, duke bërë përparim të prekshëm drejt një rekordi të fortë në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, korrupsioni mbetet një sfidë e vërtetë. Legjislacioni për të parandaluar korrupsionin u përafrua më tej me standardet evropiane, duke përfshirë konfliktet e interesit,"-thuhet në raport.

KE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë

Në luftën kundër krimit të organizuar, Shqipëria vlerësohet për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritjen e përdorimit të hetimeve financiare dhe rezultatet e para në sekuestrimin e pasurive kriminale. Megjithatë, Komisioni kërkon më shumë dënime përfundimtare për trafikimin e drogës, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, si dhe forcimin e prokurorive në nivel lokal.

Në raport një rëndësi i kushtohet medias, ku thuhet se pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të preken nga depërtimi ekonomik në tregun mediatik prej grupeve të biznesit me lidhje politike, si dhe nga ndërthurja e interesave politike, të biznesit dhe të tjera; mungesa e transparencës mbi burimet e financimit; përqendrimi i lartë i pronësisë së medias; si dhe nga aktet e frikësimit, fushatat e shpifjeve, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët.

KE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë

8 ORE ME PARE

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat e anëtarësimit me BE

KE publikon raportin për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë
Marta Kos

BRUKSEL-Sot në ora 13:00 komisioneria për zgjerim Marta Kos do t’i tregojë Parlamentit Europian planin e Komisionit Europian për zgjerimin e unionit. Një burim diplomatik në Bruksel i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se komisioneria Marta Kos do t’i thotë parlamentit europian se “Shqipëria deri në fund të 2026 do të mbyllë 6 kapituj dhe deri në fund të 2027 do të mbyllë 25 kapitujt e mbetur”.

Krahas progres raportit sot në Bruksel Komisioneria Marta Kos do të paraqesë edhe atë që njihet si Udhërrëfyesi me data konkrete për vendet të cilat aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE.  Konkretisht, do të publikohen udhëzime për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën.

Për këto vende, Komisioni Evropian thekson se objektivat për përfundimin e negociatave, në rastin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2027, përfaqësojnë “ambicien e tyre”. Më pas, Komisioni paraqet afatet kohore se kur duhet të mbyllet secili kapitull për të arritur këto objektiva. 

MOS HUMB