LIVE UPDATES

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte' nëpër rrugët e Tiranës dhe arrestime, RENEA 'zbarkon' sërish te Kryeministria 

♦Në ditën e shtatë të protestës, studentë e nxënës bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugët e Tiranës, por edhe në disa qytete të tjera të vendit. ♦Në Tiranë, protestuesit pas grumbullimit në sheshin 'Skënderbej', marshuan drejt Ministrisë së Arsimit. ♦Pas tensioneve aty, protestuesit marshuan drejt rrugës së Elbasanit, për t’u ngjitur drejt Gjykatës së Apelit, ku pasi thyen xhama dhe shkatërruan dyer arritën të futeshin brenda. ♦Pas këtyre tensioneve, policia njoftoi arrestimin e 5 personave, ndërsa 15 të tjerë janë në kërkim. ♦Ndërkohë, pas disa momentesh qetësie, nisën sërish tensionet ku protestuesit hodhën molotovë në hyrje të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ndërsa policia iu përgjigj menjëherë me gaz lotsjellës. ♦Protestuesit janë ndarë në grupe, disa në bulevard dhe disa të tjera marshojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit. ♦Përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë janë regjistruar pranë Ministrisë së Brendshme, ku u lushuan 'breshëri' fishekzjarrësh dhe molotovësh. ♦Në rrugë të ndryshem të Tiranës dëgjohen shpërthime dhe ka bllokadë me kosha mbeturinash të djegur. ♦Ndërkohë, forcat speciale RENEA kanë 'zbarkuar' sërish sot te Kryeministria. ♦Gjatë ditës, tensione u regjistruan edhe në qytet të tjera të vendit, ku në Kurbin, një grup të rinjsh u vendosën përballë godinës së Bashkisë, duke i vënë zjarrin një pjesë të godinës. ♦Protestë pati edhe në Mirditë, ku nxënësit bojkotuan mësimin dhe marshuan në rrugët e qytetit. ♦Tubimi u zhvendos edhe në Rrugën e Kombit, në zonën e Rubikut, ku të rinjtë dogjën goma në shenjë revolte. ♦Edhe një grup gjimnazistësh në qytetin e Elbasanit dolën sërish sot në protestë.

14 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

Marshim dhe 'luftë' në rrugët e Tiranës, policia shoqëron disa protestues pranë Kishës Ortodokse

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
pamje nga arrestimet

TIRANË- Protestuesit po marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, ndërsa ndiqen nga policia me gaz lotsjellës dhe ujë me qëllim shpërndarjen e tyre. Disa protestues janë arrestuar në ambientet e jashtme të Kishës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Pas episodeve të tensionuara, efektivët kanë ndërhyrë në zonë dhe shoqëruar disa protestues që po përpiqeshin t'i shmangeshin policisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Situata vijon të jetë dinamike pas lëvizjeve të protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë, tensione të tjera vijojnë të regjistrohen edhe në bulevard ku situata paraqitet e paqëndrueshme pas rikthimit të protestuesve. /ZËRI

3 ORE ME PARE

RENEA zbarkon pranë Kryeministrisë, gurë e fishekzjarrë drejt efektivëve

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
forcat renea

TIRANË- Forcat speciale RENEA janë pozicionuar pranë Kryeministrisë ndërsa një grup protestuesish po marshon në drejtim të godinës duke hedhur gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të Policisë.

Prania e forcave speciale është shtuar në zonën pranë Kryeministrisë, ndërsa efektivët janë vendosur në gatishmëri për të përballuar situatën në terren.

Ndërkohë edhe pranë Ministrisë së Brendshme është shtuar prania e forcave të Policisë. Në zonë janë pozicionuar dy autobotë me ujë disa automjete policie dhe efektivë të shumtë, pas sulmeve të mëparshme të protestuesve ndaj forcave të rendit./ZËRI

3 ORE ME PARE

Pas disa orësh 'paqe', protestuesit 'zbrazin breshëri' fishekzjarrësh dhe molotovësh (VIDEO)

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
pamje nga protesta

TIRANË- Pas disa orësh në qetësi, protesta është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh dhe molotovësh në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit i kanë ndjekur nga pas me autobotet e ujit dhe gazin lotsjellës. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sitauta mbetet e tensionuar në Tiranë, teksa vijon marshimi i protestuesve nëpër rrugët e kryeqytetit. /ZËRI

3 ORE ME PARE

Kapsollat dhe molotovi ndezin protestën në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt 'Skënderbeut'

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
foto nga protesta

TIRANË- Protesta në kryeqytet është shoqëruar me tensionet e para, pas hedhjes së kapsollave dhe një molotovi në bulevard. Protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të sheshit 'Skënderbej' ndërsa tubimi vijon. Lëvizja e protestuesve përgjatë bulevardit është shoqëruar me incidente, teksa pas kapsollave të para është hedhur edhe një molotov.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Marshimi drejt sheshit 'Skënderbej' vijon ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar./ZËRI

3 ORE ME PARE

Protestat në Tiranë, zv/ministrja Ruseti paralajmëron të miturit: Përgjegjësi penale që nga mosha 14 vjeç

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
Anisa Ruseti

TIRANË- Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje të rinjve që marrin pjesë në protestat në Tiranë të distancohen nga aktet e dhunës duke paralajmëruar se edhe të miturit mund të mbajnë përgjegjësi penale për veprimet e tyre.

Zëvendësministrja e Brendshme Anisa Ruseti deklaroi se situata është nën kontroll pavarësisht incidenteve të regjistruara gjatë protestave, përfshirë edhe sulmin ndaj Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Ajo u bëri thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të vijojnë bashkëpunimin me institucionet, në mënyrë që fëmijët të mos përfshihen në përplasje të dhunshme.

“Ushtrimi i së drejtës për të protestuar nuk i përjashton ata nga përgjegjësia individuale për dhunën ndaj qytetarëve dhe punonjësve të policisë, dëmtimin dhe shkatërrimin e pronës publike apo private, zjarrvënien, vjedhjen apo mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese. Të rinjtë dhe prindërit duhet të jenë të informuar se mosha e mitur nuk i përjashton automatikisht nga përgjegjësia penale. Sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, mbi bazën e veprimeve dhe provave për secilin person, duke respektuar në çdo rast prezumimin e pafajësisë”, tha ajo.

Ruseti falënderoi prindërit dhe kujdestarët që iu përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Brendshme dhe shoqëruan fëmijët në shkollë, duke shmangur përfshirjen e tyre në protestat ku ekziston rreziku i përplasjeve.

Zëvendësministrja theksoi se pjesëmarrja në një protestë nuk e bën një person përgjegjës për veprimet e të tjerëve, por përgjegjësia individuale lind në rastet kur kryhen veprime të paligjshme.

“Të rinjve që ndodhen pranë zonave të përplasjeve u bëjmë thirrje edhe një herë, largohuni nga dhuna! Mos lejoni që nxitja e dikujt tjetër, presioni i grupit apo thirrje në rrjetet sociale t’ju çojë drejt veprimeve që mund të rrezikojnë jetën tuaj dhe të të tjerëve! Ushtrojeni të drejtën tuaj për protestë në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi”, deklaroi ajo./ZËRI

4 ORE ME PARE

U vunë flakën mbrëmë 2 ministrive dhe Komisariatit nr.3, arrestohen 68 persona, 22 të proceduar

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'

TIRANË- Policia ka bërë bilancin e veprimeve të kryera pas tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se 68 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 22 të tjerë janë proceduar penalisht. 

Sipas njoftimit të policisë, dyshohen se këta persona kanë hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike e private. Gjatë tubimit, sipas Policisë, janë dëmtuar fizikisht 20 efektivë, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në godina dhe sinjalistikën rrugore.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:

-u arrestuan në flagrancë 68 shtetas, konkretisht: E. N., 23 vjeç; F. P., 22 vjeç; R. U., 22 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. B., 18 vjeç; L. R., 18 vjeç; A. B., 25 vjeç; B. T., 28 vjeç; G. B., 18 vjeç; D. H., 24 vjeç; E. H., 19 vjeç; B. V., 18 vjeç; A. P., 23 vjeç; A. Z., 41 vjeç; E. A., 36 vjeç; D. H., 18 vjeç; A. M., 22 vjeç; A. M., 18 vjeç; Xh. M., 22 vjeç; K. C., 19 vjeç; E. B., 27 vjeç; A. R., 31 vjeç; J. K., 23 vjeç; L. L., 20 vjeç; A. M., 18 vjeç; L. M., 20 vjeç; E. SH., 22 vjeç; E. B., 19 vjeç; A. I., 33 vjeç; O. Z., 23 vjeç; D. C., 28 vjeç; K. Ll., 25 vjeç; A. G., 42 vjeç; F. Dh., 19 vjeç; K. M., 20 vjeç; O. B., 20 vjeç; A. B., 21 vjeç; D. L., 32 vjeç; B. P., 38 vjeç; M. G., 27 vjeç; J. M., 19 vjeç; M. T., 34 vjeç; Xh. G., 22 vjeç; E. SH., 26 vjeç; K. Z., 21 vjeç; L. Gj., 29 vjeç; E. Ll., 42 vjeç; A. V., 20 vjeç; A. S., 25 vjeçe; U. P., 29 vjeçe; M. P., 18 vjeç; A. Ll., 51 vjeç; R. C., 30 vjeç; N. N., 37 vjeç; Xh. Ç., 28 vjeç; I. H., 29 vjeç; S. C., 53 vjeç; J. Gj; 25 vjeç; E. Sh., 28 vjeç; A. B., 41 vjeç; A. Sh., 42 vjeç dhe 7 të mitur 15- 17 vjeç.

-u proceduan penalisht 22 shtetas.

Këta shtetas dyshohet se kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta, lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve publike dhe private, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.

Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 20 punonjës Policie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

5 ORE ME PARE

Dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, arrestohen 5 persona, 15 të tjerë në kërkim (EMRAT)

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
gjykata e apelit

TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dëmtimin e Gjykatës së Apelit nga protestuesit. Sipas njoftimit të policisë, 5 persona kanë rënë në pranga, mes tyre edhe njw i mitur, dërsa 15 të tjerë janë në kërkim. Të arrestuarit janë Ardit Plaku, Sebastian Rizvani, Lefter Deda dhe Pashk Paluca, të moshave 20 deri në 37 vjeç, si dhe një 16-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, vihen në pranga 5 shtetas, shpallen në kërkim 15 të tjerë.

Sekuestrohet një sasi lëndësh piroteknike. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.

16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike. Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

8 ORE ME PARE

Protestuesit thyejnë derën e Gjykatës së Apelit dhe futen brenda (VIDEO)

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
protesta te gjykata e apelit

TIRANË- Tensionet e protestës tashmë janë zhvendosur në një tjetër zonë të Tiranës. Protestuesit kanë mardhuar drejt rrugës së Elbasanit, ku janë ndalur te Gjykata e Apelit, duke thyer xhamat. Fillimish kanë qëlluar fasadë, ndërsa kanë arritur të shkatërrojnë edhe derën kryesore dhe më pas një pjesë prej kanë hyrë brenda ambienteve të gjykatës. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ndërkohë, policia ka arritur t'i shpërndajë me gaz lotsjellës dhe ujë. Më pas, kanë nisur edhe arrestimet e protestuesve./ZËRI

8 ORE ME PARE

Rama: Bujrum, DIALOG! Ku të doni, kur të doni, pa kushte

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrejtin social Facebook, ka ftuar organizatat e shoqërisë civile të marrin nismën për dialog mes qeverisë dhe protestuesve. Duke ndarë një imazh të thirrjes së 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat kërkuan nga përfaqësues të politikës dhe drejtuesve të shtetit të krijojnë hapësirë për dialog dhe të mbrojnë të drejtën e protestës paqësore, jetën dhe dinjitetin e çdo personi, Rama shprehet i gatshëm për bisedime në çdo kohë.

"U bëjmë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog. Respektoni të drejtën e protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik,"-thuhet në shkresën e firmosur nga organizatat, mes të cilave janë Civil Rights Defenders Shqipëri, SCiDEV, Rrjeti AWEN, BIRN Albania, Citizens.al, Qendra Amfora dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'

Pas kërkesës, kreu i qeverisë ka kërkuar që organizatat të bëjnë hapin e parë dhe garanton se është i gatshëm të ulet në bisedime në çdo kohë, në çdo vend dhe pa kushte. 

Edi Rama:

Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty

E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore

Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore - nga dhunuesit në krye të protestës!

Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi - nga dhuna dhe manipulimi!

Asnje jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit

Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte.

9 ORE ME PARE

Protestat në Tiranë, Delegacioni i PE-së: Dënojmë përshkallëzimin, të dëgjohen kërkesat e të rinjve

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
foto ilustruese

BRUKSEL- Situata me protestat në Shqipëri ka nxitur reagime edhe nga Brukseli. Delegacioni i Parlamentit Evropian ka shprehur shqetësimin e thellë për situatën, duke dënuar dhunën ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës. 

Ndërkohë, Delegacioni i PE-së shpreh shqetësim edhe lidhur me raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve dhe u bën thirrje autoriteteve për vetëpërmajtje. Në deklaratë, theksohet liria e tubimi dhe shprehjes paqësore, kryesisht për të rinjtë, të cilët kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre. 

Delegacioni i PE-së bën thirrje për dialog kontruktiv mes palëve për të gjetur një zgjidhje kuptimplotë. Sipas deklaratës, adresimi i çdo ankese në përputhje me ligjet shqiptare dhe standartet evropiane, përbëjnë kriterin kryesore për përparimin e Shqipërisë në rrugës drejt BE-së. 

Deklarata e Delegacionit të Parlamentit Evropian:

Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, dhe në veçanti në Tiranë. 

Ne dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi ato nuk kontribuojnë në një zgjidhje dhe nuk kanë vend në demokraci.

Gjithashtu shprehim shqetësim serioz në lidhje me raportet për përdorim të tepruar të forcës policore kundër protestuesve. U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin përmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepruar të forcës.

Ne nënvizojmë se e drejta e lirisë së tubimit dhe shprehjes paqësore gëzon mbrojtje si nga Karta e BE-së për të Drejtat Themelore ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit – në këtë rast, të rinjtë – kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, ne i nxisim autoritetet të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, duke përfshirë edhe protestën paqësore.

Ne bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë midis të gjitha palëve të interesuara, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje kuptimplote për të adresuar çdo ankesë të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respekti për sundimin e ligjit mbetet kriteri kryesor dhe kushti i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

9 ORE ME PARE

Rama mes efektivëve të policisë: Jeni më të mirët! Durim me të rinjtë, forcë me gurëhedhësit

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
Edi Rama me efektivët

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka takuar në terren efektivët e Policisë së Shtetit, duke shprehur respekt për punën e tyre gjatë ditëve të protestave të studentëve të cilat janë shoqëruar me përplasje mes të rinjëve e policës, tensione e trazira në rrugët e Tiranës.

Rama ka ndarë pamjet ku shfaqet i rrethuar nga efektivë, duke e shoqëruar me kolonën zanore “The Best” të Tina Turner. Kreu i qverisë u kërkon policëve të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë.

"Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar" shkruan Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

9 ORE ME PARE

Tensione gjatë protestës në Kurbin, i vihet zjarri Bashkisë

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
bashkia kurbin

KURBIN- Protesta ka nisur herët edhe në Kurbin, ku dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të protestuar. Situata është tensionuar para godinës së Bashkisë Kurbin, e cila është sulmuar me gurë dhe bomba molotov. Si pasojë, një pjesë e godinës ka marrë flakë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Aktualisht, situata në terren mbetet e tensionuar, teksa protestuesit vijojnë aksionin nëpër rrugët e qytetit. /ZËRI

9 ORE ME PARE

KAOS në Vlorë-Efektivët futen në auditoret e Universitetit “Ismail Qemali”, policë edhe te 'Shkencat'

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
pamje nga ngjarja

VLORË-Tensione janë regjistruar gjatë protestës së studentëve në Vlorë, ku efektivë të Policisë janë futur në auditoret e Universitetit “Ismail Qemali”. Lëvizja ka ardhur pasi, një grup të rinjsh hynë në ambientet e Fakultetit, duke u bërë thirrje studentëve të tjerë të ndërpresin mësimin dhe t’u bashkohen protestave. Prania e efektivëve është shtuar edhe në hyrje të Fakultetit të Shkencave Teknike dhe Natyrore të qytetit bregdetar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

9 ORE ME PARE

Edhe Mirdita në protestë, nxënësit djegin goma te Rruga e Kombit

1 JAVË PROTESTË-Rama: Bujrum për dialog! 'Skena lufte'
PAMJE NGA NGJARJA

MIRDITË-Nxënësit në Mirditë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit. Të rinjtë kanë marshuar në qytet me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie.

Tubimi është zhvendosur në Rrugën e Kombit, në zonën e Rubikut, ku të rinjtë kanë djegur goma në shenjë revolte.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB