A mundet Irani të bllokojë internetin global?
IRAN- Bota po përballet me një krizë energjitike, pasi Irani bllokoi furnizimet që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve nga SHBA-të dhe Izraeli. Kabllot nënujore jetësore që transportojnë trafik global të internetit kalojnë gjithashtu nëpër Hormuz. A do ta ndërpresë Teherani internetin?
Ndërsa Ngushtica e Hormuzit është bllokuar, ka frikë se Bab el-Mandeb në Detin e Kuq mund të goditet edhe nga Huthitët e përfaqësuar nga Irani. Kabllot dixhitale të botës kalojnë gjithashtu nëpër këto rrugë në formën e kabllove nëndetëse.
Irani ka vendosur mina detare përgjatë Ngushticës së Hormuzit, gjë që i ka trembur linjat e transportit detar dhe kompanitë e sigurimeve, duke i detyruar ato të ndalojnë të gjithë trafikun derisa të hapen rrugë të sigurta. Ndërkohë, në Detin e Kuq, grupet Huthi nga Jemeni po godasin anijet që kalojnë aty, duke e shndërruar edhe atë rrugë të ngushtë ujore në një zonë rreziku, shkruajnë mediat e huaja.
Këto dy pika bllokimi ndodhen pikërisht sipër një rrjeti të madh kabllosh me fibra optike të shtrira në fund të oqeanit. Këto linja të holla shtrihen për mijëra kilometra dhe mbartin pothuajse të gjitha të dhënat që fuqizojnë internetin global - nga video-thirrjet dhe email-et te transfertat bankare dhe shërbimet e inteligjencës artificiale.
17 kabllo nëndetëse kalojnë nëpër Detin e Kuq, raportoi Capacity Global, një faqe interneti globale lajmesh për industrinë e telekomunikacionit, qendrave të të dhënave dhe infrastrukturës dixhitale. Këto kabllo mbajnë pjesën kryesore të trafikut të internetit që lidh Evropën, Azinë dhe Afrikën. Firmat e mëdha të teknologjisë si Amazon, Microsoft dhe Google kanë investuar miliarda dollarë në ndërtimin e qendrave gjigante të të dhënave në vendet e Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Konfliktet e kaluara tregojnë se sa serioze mund të jetë kjo . Në vitin 2024, sulmet e lidhura me Huthit - një fushatë më e gjerë në solidaritet me Hamasin në mes të luftës Izrael-Hamas në Gaza - dëmtuan disa kabllo të Detit të Kuq. Shpejtësia e internetit ra ndjeshëm në pjesë të Azisë dhe Afrikës, dhe riparimet e plota zgjatën me muaj sepse anijet qëndruan larg.
Uji në pikën më të ngushtë të Ngushticës së Hormuzit është vetëm rreth 200 metra i thellë, sipas New York Times, kështu që kabllot ndodhen në ujëra të cekëta.
Anijet detare të Iranit në rajon janë fundosur, por thuhet se ende ka ekipe nënujore dhe flotë në hije që veprojnë në zonë, sipas raportit. Ndërsa askush nuk e di nëse Irani do t’i shënjestrojë kabllot, mundësia është e qartë se ekziston. Dëmi do të godiste shumë më tepër sesa telefonat dhe faqet e internetit.
Për momentin, kabllot ende funksionojnë. Megjithatë, me minat në ujë, sulmet që vazhdojnë dhe anijet e riparimit të bllokuara, rreziku nuk ka qenë kurrë më i lartë./ZËRI
Netanyahu i drejtohet BE-së: Është koha të na mbështesni, Irani ka hapur zjarr ndaj Evropës
IZRAEL-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian që të rreshtohen pas Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Netanyahu tha se reagimi ndërkombëtar deri më tani kishte qenë i përmbajtur, por pretendoi se disa vende po fillonin të lëviznin drejt një mbështetjeje më aktive për veprime kundër regjimit iranian.
Ai e drejtoi një pjesë të apelit të tij ndaj udhëheqësve evropianë, duke argumentuar se Irani tani përbënte një kërcënim që shtrihej përtej Lindjes së Mesme.
“Tani ata kanë aftësinë të arrijnë thellë në Evropë, ata tashmë kanë hapur zjarr ndaj vendeve evropiane, Qipros… Ata po synojnë të gjithë. Çfarë prove ju nevojitet që ky regjim, i cili kërcënon të gjithë botën, duhet të ndalet?”.-tha ai.
Thirrja e kryeministrit izraelit vjen në një kohë të operacioneve të intensifikuara ushtarake midis Izraelit, SHBA-së dhe Iranit, me sulme ajrore të vazhdueshme, kundërsulme dhe tensione më të gjera rajonale. Komuniteti ndërkombëtar po monitoron nga afër zhvillimet, ndërsa konfliktet ndikojnë në sigurinë, energjinë dhe marrëdhëniet gjeopolitike në rajon.
Netanyahu akuzoi më tej Iranin se po përpiqet të shantazhojë botën përmes Ngushticës së Hormuzit dhe argumentoi se më shumë vende duhet të rreshtohen hapur me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara. Ai shtoi se thirrja e Presidentit Donald Trump drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për t'u përballur me atë që ai e përshkroi si një regjim terrorist dhe fanatik nuk kishte të bënte vetëm me sigurinë e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, por me sigurinë e të gjithë botës.
Lufta trazon tregjet: nafta rritet, ari humb 'shkëlqimin', dollari forcohet
Konflikti në Iran ka nxjerrë në pah dobësitë në furnizimet globale me energji dhe jo vetëm.
Nafta
Rreth një e pesta e furnizimit global me naftë të papërpunuar dhe gaz natyror në botë është pezulluar për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës dhe ndërprerjeve në Ngushticën e Hormuzit, një kalim jetësor për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm (LNG). Çmimet globale të naftës janë rritur me më shumë se 25%, duke rritur çmimet e karburantit për konsumatorët dhe bizneset në të gjithë botën. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se përçarja mund të ndikojë në sigurinë ushqimore, pasi vëllime të konsiderueshme të plehrave të botës transportohen përmes Ngushticës.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent po mbahet 112 dollarë për fuçi, 52% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa ajo bruto me rreth 100 dollarë për fuçi. Gazi në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tregtohej me 80 paund për fuçi para krizës, tani është rreth 151 paund për fuçi. SHBA-të kanë ndërmarrë tashmë përpjekje të tjera për të rritur furnizimin, duke përfshirë lirimin e miliona fuçive rezerva nafte dhe pezullimin e disa sanksioneve ndaj naftës ruse javën e kaluar.
Megjithatë, nafta referuese e papërpunuar Brent e Evropës, e cila pasqyron çmimet për naftën e nxjerrë nga Deti i Veriut, u tregtua me 4.3% në 111.99 dollarë, pasi zbriti nga nivelet maksimale mbi 119 dollarë. Hendeku midis çmimit të naftës bruto në SHBA dhe Brent është më i madhi që ka qenë që nga Covid.
Por teksa çmimi i karburanteve rritet, ai i arit bie
Çmimi i arit ka humbur rreth 10% vetëm gjatë kësaj jave, duke u drejtuar drejt performancës më të dobët në 43 vitet e fundit dhe duke arritur një rënie totale prej rreth 13% që nga fillimi i konfliktit. Kjo rënie shënon një nga rëniet më të mëdha afatshkurtra në vitin 2026, pas një rritjeje të fortë në fillim të vitit. Rezerva Federale e SHBA-së i ka mbajtur normat të qëndrueshme dhe ka sinjalizuar se rreziqet e inflacionit mbeten. Rritja e çmimeve të energjisë si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme po detyron bankat qendrore të rishikojnë politikat e normave të interesit, një faktor që ndikon drejtpërdrejt në vlerën e arit. Çmimi i bakrit ra me 3.7% në 5.39 dollarë, nga 6 dollarë pak para se të shpërthente lufta.
Dollari forcohet
Dollari amerikan është forcuar gjithashtu mes konfliktit, duke krijuar një tjetër pengesë. Indeksi i dollarit amerikan (DXY) aktualisht është rreth 99.31, duke u rritur me gati 2% gjatë muajit të kaluar, ndërsa kërkesa për dollarin është rritur. Çmimi i arit është në dollarë amerikanë, kështu që një dollar më i fortë e bën atë më të shtrenjtë për blerësit ndërkombëtarë, gjë që zvogëlon kërkesën dhe ndikon në çmime.
Irani vendos 6 kushte për t'i dhënë fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin: Duam garanci, kompesoni dëmet...
IRAN- Irani ka paraqitur gjashtë kushte për t’i dhënë fund tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, ndërsa Presidenti Donald Trump bëri thirrje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 48 orëve. Teksa Trump ka parshtruar një plan për mundësinë e negociatave dhe "përfundimit" të luftës, Irani e ka bërë të qartë se çdo marrëveshje do të varet nga përmbushja e kushteve të tyre specifike.
Sipas zyrtarit, Teherani ka përcaktuar gjashtë kërkesa kryesore: garanci për të parandaluar konflikte të ardhshme, mbylljen e bazave ushtarake amerikane në rajon, kompensimin për dëmet, fundin e luftërave në fronte të shumta, një kuadër të ri ligjor që rregullon Ngushticën e Hormuzit dhe veprime ligjore kundër figurave mediatike që i konsideron armiqësore.
Zyrtarët iranianë thonë se faza aktuale e konfliktit pasqyron si forcën ushtarake ashtu edhe një strategji më të gjerë që synon riformësimin e ekuilibrit rajonal, ndërsa këmbëngulin se çdo rrugë drejt deeskalimit duhet të përmbushë kushtet e tyre të deklaruara.
Nga ana tjetër edhe SHBA po kërkon një sërë angazhimesh nga Irani, duke përfshirë: Pezullim pesëvjeçar të programit të raketave balistike; Zero pasurim me uranium; Çmontimin e objekteve bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordow; Mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare të teknologjisë bërthamore; Marrëveshje për kontrollin e armëve në rajon me vendet fqinje; Ndalim të financimit të grupeve si Hezbollahu, Huthit dhe Hamasi.
Irani heq kufizimin për raketat, Evropa në rrezik
IRAN-Për vite të tëra, Irani ka deklaruar se kishte kufizuar rrezen e veprimit të raketave të tij balistike në 2.000 kilometra.
Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësi i atëhershëm suprem i Iranit, kishte thënë më 2021 se kishte vendosur këtë kufizim pavarësisht kundërshtimeve nga figurat ushtarake, duke e paraqitur si zgjedhje të qëllimshme. Ajo zgjedhje, sipas zyrtarëve ushtarakë iranianë, ishte sinjal se Evropa nuk ishte në shënjestër të Iranit.
Më 21 mars, dy javë pas vrasjes të Khameneit gjatë luftës të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, Teherani lëshoi dy raketa balistike drejt Diego Garcia, një bazë e përbashkët ushtarake e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Oqeanin Indian që gjendet rreth 4.000 kilometra nga territori iranian.
Kufizimi duket se më nuk ekziston.
Raketat nuk goditën objektivin e tyre: njëra dështoi gjatë fluturimet dhe tjetrën e rrëzoi një luftanije amerikane. Analistët theksojnë se goditja e bazës Diego Garcia kërkon ulje drastike të ngarkesës shpërthyese të vendosur në raketën më të avancuar me rreze të gjatë të veprimit të Iranit, Khorramshahr-4, dhe ngarkesa të ishte vetëm një pjesë e vogël e peshës së saj normale, duke ngritur pikëpyetje serioze lidhur me saktësinë e goditjes mbi oqean të hapur.
Por, në këtë rast, sipas ekspertëve, thelbi i këtij veprimi ishte sinjali.
“Rregullat e lojës kanë ndryshuar”, tha për Radion Evropa e Lirë, Michael Horowitz, ekspert i pavarur i mbrojtjes me seli në Izrael.
“Irani është në luftë për mbijetesë dhe po merr vendime afatshkurtra. Për vite të tëra, Teherani e ka trajtuar kufizimin e tij prej 2.000 kilometrash si mënyrë për të qetësuar rajonin dhe për të ruajtur njëkohësisht parandalimin”, tha ai. “Tani kjo logjikë po i lë vendin diçka më urgjente: demonstrimin se Irani ende mund të shkaktojë kosto dhe se kapaciteti i tij shkon përtej fqinjësisë së tij të afërt”.
Kolapsimi i këtij kufizimi brenda pak ditësh pas vdekjes së Khameneit është e vështirë të shihet si rastësi. Limiti prej 2.000 kilometrash kurrë nuk ka qenë një kufizim teknik – programi raketor i Iranit e tejkalon atë – por, më shumë si një kufizim politik, i mbajtur në fuqi nga Khamenei pavarësisht rezistencës së raportuar nga Garda Revolucionare Islamike.
Danny Citrinowicz, analist i sigurisë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare me seli në Tel Aviv, ia atribuon sulmin “ndryshimit të balancës së pushtetit brenda Iranit” dhe “rritjes së doniminimit” të Gardës Revolucionare.
“Irani që po shfaqet ka të ngjarë të sillet më pak i aktor i kujdesshëm dhe që llogaritë, ashtu siç e kemi njohur dhe më shumë si një sistem që e toleron rrezikun”, tha ai.
Ajatollah Mojtaba Khamenei, që pasoi babanë e tij si udhëheqës suprem më 8 mars, ende duhet që ta konsolidojë autoritetin. Në fakt, ai nuk është parë në publik që nga marrja e detyrës. Nëse përpjekja për ta goditur bazën Diego Garcia është urdhëruar nga udhëheqësi i ri suprem apo është nxitur nga Garda Revolucionare, që nuk është më e kufizuar nga rregullat e vjetra, rezultati është i njëjtë: kufizimi që kishte qenë në fuqi për vite të tëra është zhbërë pothuajse menjëherë.
Horowitz argumentoi se përpjekja për të goditur bazën Diego Garcia shfaq dobësinë e Iranit po aq sa edhe kapacitetin e tij.
“Sa më shumë që struktura e tij ekzistuese e parandalimit shpërbëhet, aq më tërheqëse bëhen aftësitë bërthamore dhe raketat me rreze më të gjatë si zëvendësuese”, tha ai. “Irani nuk mund të shihet më si një kërcënim i kufizuar në Lindjen e Mesme. Ai po ndërton kapacitete që synojnë të rrisin koston edhe për kundërshtarët më të largët”.
Për Evropën, pasojat janë të rëndësishme. Irani tani ka treguar gatishmëri – nëse jo ende aftësi të besueshme – për të goditur objektiva shumë përtej rajonit ku gjendet, teksa njëkohësisht kërcënon të mbyllë Ngushticën e Hormuzit që do të godiste tregjet energjetike evropiane dhe, për pasojë, do ta forconin Rusinë.
“Nëse do të isha evropian”, tha Horowitz, “do të isha i shqetësuar”./REL
Pas ultimatumit të Trump, përgjigjet Irani: Thuajini lamtumirë energjisë elektrike
IRAN-Pas ultimatumit 48 orësh për rihapjen e Ngushticës së Hormusit, Irani ka thënë se do të përgjigjet me sulme ndaj infrastrukturës energjetike të lidhur me SHBA-në në Gjirin Persik.
Kjo u raportua nga media opozitare iraniane me seli në Londër, Iran International. "Thuajini lamtumirë energjisë elektrike", shkroi media e lidhur me shtetin, duke deklaruar se "me sulmin më të vogël" ndaj infrastrukturës energjetike të Republikës Islamike, "i gjithë rajoni do të zhytet në errësirë".
Irani gjithashtu ka deklaruar se anijet në Ngushticën e Hormuzit që nuk janë të lidhura me "armiqtë" do të kenë kalim të sigurt nëse koordinohen me Iranin. Heqja e bllokadës efektive të Ngushticës së Hormuzit do të thoshte që Irani të hiqte dorë nga pika e tij kryesore në këtë luftë. Nëse Donald Trump do ta zbatonte kërcënimin e tij për të sulmuar termocentralet, kjo do të kishte pasoja shkatërruese për Iranin.
Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
SHBA-Pas tre javësh lufte, presidenti i amerikan Donald Trump ka filluar diskutimet fillestare mbi fazën tjetër dhe se si mund të duken bisedimet e paqes me Iranin, sipas një zyrtari amerikan dhe një burimi me njohuri.
Trump deklaroi më herët se po shqyrtonte mundësinë e "përfundimit" të luftës , megjithëse zyrtarët amerikanë thanë se pritej që të kishte ende dy deri në tre javë të tjera luftimesh. Ndërkohë, këshilltarët e Trump duan të fillojnë të hedhin themelet për diplomacinë. Të dërguarit e Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, janë të përfshirë në diskutimet rreth diplomacisë së mundshme, thonë burimet.
-Çdo marrëveshje për t’i dhënë fund luftës do të duhet të përfshijë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, të adresojë rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë të Iranit dhe gjithashtu të krijojë një marrëveshje afatgjatë mbi programin bërthamor të Iranit, raketat balistike dhe mbështetjen për palët e deleguara në rajon.
-Nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë midis SHBA-së dhe Iranit në ditët e fundit, megjithëse Egjipti, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shkëmbyer mesazhe midis të dyjave, tha një zyrtar amerikan dhe dy burime të tjera me dijeni. Egjipti dhe --Katari i kanë informuar SHBA-në dhe Izraelin se Irani është i interesuar të negociojë, por me kushte shumë të ashpra.
-Kërkesat iraniane përfshijnë një armëpushim, garanci se lufta nuk do të rifillojë në të ardhmen dhe kompensim.
SHBA po kërkon një sërë angazhimesh nga Irani, duke përfshirë:
Pezullim pesëvjeçar të programit të raketave balistike;
Zero pasurim me uranium;
Çmontimin e objekteve bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordow;
Mbikëqyrje të rreptë ndërkombëtare të teknologjisë bërthamore;
Marrëveshje për kontrollin e armëve në rajon me vendet fqinje;
Ndalim të financimit të grupeve si Hezbollahu, Huthit dhe Hamasi.
Irani ka hedhur poshtë vazhdimisht disa nga këto kërkesa në të kaluarën, dhe udhëheqësit në Teheran kanë vënë në dukje vështirësinë e negociatave me një president i cili është angazhuar në bisedime në të kaluarën vetëm për t'i bombarduar papritmas ato.
Trump i jep Iranit 48 orë kohë: Do të godasim centralet elektrike, nëse nuk hapni kanalin
SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Iranit një afat të ri prej 48 orësh për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, ku në të kundërt paralajmëron se do të "shkatërrojnë" termocentralet iraniane.
“Nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, pa kërcënime, Shtetet e Bashkuara do të godasin dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre elektrike, duke nisur nga më e madhja”, deklaroi ai.
Situata në Izrael mbetet e tensionuar pas sulmeve të fundit me raketa nga Irani. Bilanci i të plagosurve është rritur ndjeshëm në qytetet Arad dhe Dimona, ku në total raportohen 175 persona të lënduar. Irani ka thënë se nëse goditet infrastruktura e tij e karburantit dhe energjisë, do të hakmerret duke synuar infrastrukturën energjetike të lidhur me SHBA-në në të gjithë rajonin, sipas mediave shtetërore./ZËRI