LIVE UPDATES

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në Romë, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit pas 1 shekulli

➤Lamtumirë Papa Françesku! ➤Ati i Shenjtë u përcoll për në banesën e fundit. Arkëmorti u zhvendos nga Bazilika Shën Pjetri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku u varros, ndërsa 150 mijë besimtarë ishin të pozicionuar në trotuaret e rrugëve ku kaloi kortezhi. Ceremonia e lamtumirës u drejtua nga kardinali Giovanni Batista Re, dekani i kolegjit të kardinalëve, i cili mbajti meshën në gjuhën latine. 12 mbretër dhe mbretëresha, 52 krerë shtetesh, 23 kryeministra, delegacione nga 166 vende, rreth 4000 meshtarë dhe të paktën 200 mijë besimtarë morën pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut. ➤ Papa Françesku zgjodhi një arkivol të thjeshtë prej druri, të mbushur me zink, duke shmangur përdorimin e tre arkivoleve tradicionale që përdoren zakonisht për papët. ➤ Françesku u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 21 prill një ditë pas Pashkëve. Ati i Shenjtë vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës.

7 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Ups! Varrimi i Papa Françeskut/ Trump ‘theu’ kodin e veshjes, Biden e Zelenskyy akuzohen për mungesë respekti!

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në
Liderët në ceremoni

ITALI-Në funeralin historik të Papa Françeskut në Vatikan, prania e liderëve botërorë u shoqërua me disa polemika. Donald Trump u kritikua për thyerjen e kodit të veshjes, pasi u shfaq me kostum blu dhe kravatë të çelët, në vend të veshjes së zezë të kërkuar nga protokolli i Vatikanit.

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në
Donald Trump

Ndërkohë, Joe Biden dhe Volodymyr Zelenskyy u akuzuan për mungesë respekti. Biden për një qëndrim më të ftohtë, ndërsa Zelenskyy për zhvillimin e një takimi të diskutueshëm me Trump gjatë ceremonisë.

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump

Pamjet e shpërndara në rrjete treguan gjithashtu Trump duke përdorur telefonin gjatë meshës, duke shtuar kritikat mbi mungesën e solemnitetit./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Mbërrin në banesën e fundit trupi i pajetë i Papa Françeskut

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në
arkëmorti

ITALI-Arkëmorti i kreut të Kishës Katolike mbërriti nga Bazilika Shën Pjetri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku do varroset, ndërsa qindra mijëra besimtarë ishin të pozicionuar në trotuaret e rrugëve ku kaloi kortezhi.

Në vend të shkëlqimit të Vatikanit, Papa Françesku ka zgjedhur të varroset në Bazilikën e Romës di Santa Maria Maggiore. Ai do të jetë Papa i parë që do të varroset jashtë Vatikanit në më shumë se një shekull.

Ati i Shenjtë do të prehet në bazilikën Santa Maria Maggiore. Ai është Papa i parë që nga Leo XIII, i cili vdiq në vitin 1903, që varroset jashtë Vatikanit. Sa herë që Françesku kthehej në Romë pas një udhëtimi jashtë vendit, ai gjithmonë vizitonte Santa Maria Maggiore./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Ceremonia e lamtumirës së Papa Françeskut! Fjalimi prekës i kardinalit Giovanni Battista Re: Lutu për ne nga qielli

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në
Giovanni Battista Re

ITALI- Kardinali Giovanni Battista Re drejtoi ceremoninë e lamtumirës së Papa Françeskut. Kardinali Re rikujtoi momentin e fundit publik të Papës, gjatë së dielës së Pashkëve, kur pavarësisht gjendjes së tij të rënduar shëndetësore, ai zbriti në shesh dhe përshëndeti turmën nga papamobili i hapur.

Fjalimi i plotë:

Në këtë sheshin madhështor të Shën Pjetrit, ku Papa Françesku kremtoi Eukaristinë kaq shumë dhe kryesoi tubime të mëdha gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, jemi mbledhur me zemra të pikëlluara në lutje rreth eshtrave të tij mortore. Megjithatë, ne jemi të mbështetur nga siguria e besimit, e cila na siguron se ekzistenca njerëzore nuk përfundon në varr, por në shtëpinë e Atit, në një jetë lumturie që nuk do të ketë fund. Në emër të Kolegjit të Kardinalëve, ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve për praninë tuaj. Me emocion të thellë, përshëndes me respekt dhe falënderime të përzemërta krerëve të shteteve, krerëve të qeverive dhe delegacioneve zyrtare që kanë ardhur nga shumë vende për të shprehur dashurinë, nderimin dhe vlerësimin e tyre për Atin tonë të Shenjtë të ndjerë. Shpërthimi i dashurisë që kemi dëshmuar ditët e fundit pas kalimit të tij nga kjo tokë në përjetësi, na tregon se sa shumë preku mendjet dhe zemrat Papësia e thellë e Papa Françeskut. Imazhi përfundimtar që kemi për të, i cili do të mbetet i skalitur në kujtesën tonë, është ai i fundit. Të dielën, të dielën e Pashkëve, kur Papa Françesku, me gjithë problemet e rënda shëndetësore, donte të na bekonte nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit. Më pas ai zbriti në këtë shesh për të përshëndetur turmën e madhe të mbledhur për meshën e Pashkëve, ndërsa hipi në makinën e tij të hapur. 'Mos e harroni të luteni për mua'. I dashur Papa Françesku, tani ne të kërkojmë ty që të lutesh për ne dhe që nga qielli të bekojsh Kishën, të bekojsh Romën, të bekojsh tërë botën, siç e bëre të dielën e kaluar nga ballkoni i kësaj Bazilike në një përqafim të fundit me të gjithë popullin e Zotit, por gjithashtu në mënyrë ideale edhe me njerëzimin që kërkon të vërtetën me zemër të sinqertë dhe mban lart flakadan e shpresës.

1 MUAJ ME PARE

Me këpucë të zeza e të përdorura, ja si zgjodhi të varrosej Papa Françesku

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në
këpucët

ITALI-Papa Françesku do të varroset në rreshtin e bazilikës së Santa Maria Maggiore, ai do të veshë një mantel të krijuar nga Filippo Sorcinelli, stilisti dhe artisti italian, rrobaqepës i papëve. Por një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen në veshjen e tij mortore. 

Papa Françesku do të varroset i veshur me të njëjtat këpucë të zeza të thjeshta dhe të veshura që ka mbajtur prej vitesh në të gjitha daljet e tij publike. Një palë këpucë modeste të konsumuara, në vend të pantoflave tradicionale papale, simbol i pushtetit. Një gjest i fundit në përputhje me stilin e matur dhe të përulur që ka karakterizuar Papën. 

Papa guxoi dhe në zgjedhjen për të hequr dorë nga madhështia e varrimit të Vatikanit, duke preferuar thjeshtësinë e dhomës 201 në Domus Santa Marta. Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë prej druri, të mbushur me zink, duke shmangur përdorimin e tre arkivoleve tradicionale që përdoren zakonisht për Papët./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

DETAJE- Funerali i Papa Françeskut! Si do të ulen liderët botërorë

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në
Sheshi Shën Pjetër

ITALI-Rreth një orë para fillimit të ceremonisë mortore të Papa Françeskut, Sheshi Shën Pjetër është pothuajse i mbushur me kapacitetin maksimal prej 40 mijë vetash. Vlerësohet se rreth 100 mijë persona ndodhen tashmë përgjatë rrugës “Via della Conciliazione” dhe në rrugët hyrëse drejt sheshit.

Dhjetëra liderët e mbledhur sot në Vatikan do të ulen sipas rendit alfabetik të kombeve të tyre, në frëngjisht, gjuhën tradicionale të diplomacisë. Kjo do të thotë se presidenti amerikan Donald Trump do të ulet mes liderëve të Estonisë dhe Finlandës, pasi SHBA-ja në frëngjisht është “États-Unis”. Liderët e Italisë – vendi pritës, dhe Argjentina – vendlindja e Françeskut, do të kenë një vend krenarie.

Tradita sugjeron që përparësia për karriget në rreshtin e parë do t’u jepet mbretërve katolikë. Personalitetet e huaja ka të ngjarë të ulen në një bllok të madh në njërën anë të arkivolit, përballë kardinalëve, patriarkëve, peshkopëve dhe kryepeshkopëve.

Papa Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë prej druri, të mbushur me zink, duke shmangur përdorimin e tre arkivoleve tradicionale që përdoren zakonisht për papët. Ai do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë – një vend i shenjtë për të, ku është lutur shpesh gjatë viteve të papatit. Ky është një vendim historik, pasi është hera e parë që një papë varroset jashtë Vatikanit që nga viti 1903./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Shqipëria në zi për Papa Françeskun! Flamuri në gjysmështizë, PS ndërpret fushatën, PD nderon me një minutë heshtje

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në
Papa Françesku

TIRANË-Shqipëria ka shpallur të shtunën ditë zie për Papa Françeskun. Ati i Shenjtë u nda nga jeta më 21 prill në moshën 88 vjecare, ndërsa ditën e sotme Papa Françeskut do ti jepet edhe lamtumira e fundit. Në këtë ditë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ne vendimin e qeverisë thuhet se shpallja e dites se zisë do te jetë “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”. Po ashtu ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

VENDIMI:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

-Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
-Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
-Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
-Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.
-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Dita e zizë ka ‘spostuar’ edhe axhendat elektorale. Partia Socialsite ka shtyrë të gjitha takimet që kishte parashikuar për të zhvilluar në qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare. Nga ana tjetër, kreu i PD, Sali berisha një ditë më parë tha se do të vijojë me takimet e fushatës, por në nisje të secilit takim do të mbahet një minutë heshtje dhe nuk do të ketë muzikë.

1 MUAJ ME PARE

Lamtumirë Papa Françesku! Bota përcjell sot në banesën e fundit Atin e Shenjtë

Lamtumirë Papa Françeku! Ati i Shenjtë prehet në
Papa Françesku

VATIKAN-Përcillet sot në banesën e fundit, kreu i kishës katolike Papa Françesku,  i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, i cili mbylli sytë më 21 prill,  në moshën 88-vjeçare. Mijëra besimtarë dhe mbi 170 delegacione nga mbarë bota mblidhen para Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Ceremonia pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha shtetërore dhe fetare të dekadës, me praninë e krerëve të shteteve, qeverive dhe udhëheqësve shpirtërorë.

Liderët botërorë do të marrin pjesë në ceremoninë mortore, duke nisur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump këmbëngul: “Do ta shoh Melonin dhe do të kem sa më shumë takime, por programi zyrtar nuk përfshin asnjë takim dypalësh.” Të pranishëm do të jenë gjithashtu presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelari në largim Olaf Scholz, kryeministri britanik Keir Starmer e Princi William. 

Në ceremominë mortore të Papa Françeskut, nga Shqipëria merr pjesë Presidenti Begaj me bashkëshorten, ministri Igli Hasani dhe ministrja Adea Pirdenji, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj, si edhe krerët e komuniteteve fetare, kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.

Autoritetet italiane dhe të Vatikanit e kanë vendosur zonën përreth Shën Pjetrit nën siguri të rreptë me dronë të bllokuar, snajperë në çati dhe avionë luftarakë në gatishmëri. 

Papa Françesku ka zgjedhur një arkivol të thjeshtë prej druri, të mbushur me zink, duke shmangur përdorimin e tre arkivoleve tradicionale që përdoren zakonisht për papët. Ai do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë – një vend i shenjtë për të, ku është lutur shpesh gjatë viteve të papatit. Ky është një vendim historik, pasi është hera e parë që një papë varroset jashtë Vatikanit që nga viti 1903.

Papa Françesku do të mbahet mend për përulësinë, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për thirrjet e tij të vazhdueshme për paqe, drejtësi sociale dhe ruajtjen e mjedisit.

Papa Françesku u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 21 prill një ditë pas Pashkëve. Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës. Për nëntë ditë me radhë u mbajt meshë në përkujtim të shpirtit të Françeskut – të ashtuquajturat novendiale./ZËRI

Poll

MOS HUMB