Shkak u bë një kanal, si nisi sherri mes familjeve Rraja dhe Caca

FUSHË KRUJË- Shkak i sherrit mes familjes Rraja dhe Caca është bërë një pronë, më saktë, vija ndarëse mes dy pronave. Të dyja familjet mësohet se kanë pasur përplasje prej kohësh për një kanal që ndan banesat e tyre.
Por, këto sherre kanë degraduar në dhunimin e Kujtim Cacës dhe babait të tij nga ana e Flamur Rrajës dhe djalit të tij, Ariel Rraja.
Ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, por është publikuar vetëm sot. Nga Policia e Shtetit nuk ka ende një njoftim zyrtare lidhur me ngjarjen. Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja rezultonte në kërkim për dhunën ndaj dy anëtarëve të fisit Maja, Bilbil dhe Jashar Maja. Por, siç duket, paska qenë në shtëpinë e tij, shumë pranë autoriteteve që e kërkonin.
Shpallet në kërkim Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, dhunoi familjen Caca bashkë me të birin

TIRANË- Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi dyshohet se ka dhunuar Kujtim Cacën dhe familjen e tij. Palët dyshoet se kanë konflikte për pronat. Në kërkim është shpallur edhe djali i Flamur Rrajës, Ariel Rraja.
Deri më tani nuk ka asnjë raportim për ngjarjen në fjalë nga Policia e Shtetit.
Ariel Rraja, 23 vjeç, nga Nikla e Krujës, është prangosur më herët nga policia pasi i janë gjetur në automjet kokainë dhe shuma parash.
Ndërsa babai i tij Flamur Rraja ishte protagonist në dhunën ndaj dy vëllezërve Bilbil dhe Jashar Maja, ngjarje që çoi dhe në tërheqjen e Rrahman Rrajës nga politika.