LIVE UPDATES

Nga indeksimi i pensioneve.../ Ibrahimaj dhe Gonxhja prezantojnë vendimet e Qeverisë, protestuesit i 'shoqërojnë' me vuzuvela

♦Qeveria ka zhvilluar një mbledhje këtë të premte, nga ku dhe janë marrë disa vendime. ♦Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila njoftoi se qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve me 2.7%, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 korriku. ♦Nga kjo masë do të përfitojnë rreth 900 mijë pensionistë. ♦Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur për mënyrën e menaxhimit të plazheve publike dhe tarifat e aplikuara në disa prej tyre. ♦Sipas tij, disa plazhe publike janë tarifuar deri në 1000 lekë të reja, në varësi të zonës dhe shërbimeve që ofrohen. ♦Ministrat kanë komentuar edhe protestat në Tiranë, teksa ata kanë theksuar edhe një herë që qeveria është nga shumica e shqiptarëve dhe se nuk ka arsye për t'u dorëhequr. ♦Ndërkohë që ministrat njoftonin vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, disa protestues qëndronin jashtë kryeministrisë dhe përsëritën thirrjet për dorëheqje dhe i binin vuvuzelave.

4 artikuj për këtë temë.
3 ORE ME PARE

Miratohen 300 kuota kredish të buta për policë, arsimtarë, infermierë e ushtarakë

Nga indeksimi i pensioneve.../ Ibrahimaj dhe Gonxhja prezantojnë vendimet e
qeveria-foto ilustruese

TIRANË- Qeveria ka miratuar 300 kuota kredish të buta me normë interesi 0% për punonjësit e administratës publike, me qëllim lehtësimin e aksesit në financim dhe mbështetjen për strehim.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila sqaroi se përfituesit ndahen në disa kategori kryesore të administratës shtetërore, përfshirë Policinë e Shtetit, arsimin, shëndetësinë dhe forcat e armatosura.

Sipas vendimit, 70 kuota i janë ndarë Policisë së Shtetit, 70 arsimtarëve, 70 mjekëve dhe infermierëve, si dhe 70 ushtarakëve. Ndërkohë, 20 kuota të tjera do të përfitojnë punonjësit e Policisë së Burgjeve.

“Morëm vendim për administratën publike, miratuam kuotat e 300 kredive të buta me normë interesi zero. Përfitojnë Policia e Shtetit me 70 kuota, ajo e burgjeve me 20 kuota, arsimtarët me 70 kuota, mjekët me 70 kuota dhe ushtarakët po me 70 kuota. Miratuam dy ligje që vlejnë për rrugëtimin në BE. Kemi miratuar projektligjin për emëtuesit e titujve, i përafruar me direktivat europiane. Me Ministrinë e Arsimit kemi miratuar një projekt vendim për rritjen e masave të bursave për shkollat profesionale si dhe për ushqimin në shkolla”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj.

3 ORE ME PARE

Protestuesit para Kryeministrisë ndërpresin me vuvuzela deklaratat e ministrave, thirrje kundër qeverisë

Nga indeksimi i pensioneve.../ Ibrahimaj dhe Gonxhja prezantojnë vendimet e
Foto ilustruese

TIRANË- Një grup protestuesish u mblodhën këtë të premte para godinës së Kryeministrisë, në të njëjtën kohë kur ministrat e qeverisë dolën për të bërë publike vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Me flamuj kombëtarë në duar, protestuesit shoqëruan deklaratat e ministrave me vuvuzela dhe thirrje në kor, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe duke brohoritur "qeveri hajdute".

Protesta u zhvillua paralelisht me konferencën për shtyp të anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët prezantuan vendimet e marra në mbledhjen e radhës së qeverisë. Mes vendimeve të shpallura ishte edhe indeksimi i pensioneve me 2.7 për qind.

4 ORE ME PARE

"Shqipëria s'mund të përmbyset kaq befas"/ Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Shkak kostot e mirëmbajtjes!

Nga indeksimi i pensioneve.../ Ibrahimaj dhe Gonxhja prezantojnë vendimet e
blendi gonxhja

TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka folur pas mbledhjes së Qeverisë për mënyrën e menaxhimit të plazheve publike dhe tarifat e aplikuara në disa prej tyre. Sipas tij, disa plazhe publike janë tarifuar deri në 1000 lekë të reja, në varësi të zonës dhe shërbimeve që ofrohen.

Lidhur me këtë, Gonxhja theksoi se vjen për shkak të kostove të larta të mirëmbajtjes, teksa solli si shembull Ksamilin, ku sipas tij nevojiten investime të vazhdueshme për ruajtjen e vijës bregdetare.

“Numri i vizitorëve në vendin tonë është në nivele rekorde që nuk i kemi parë më parë. Kemi një risi të rëndësishme sivjet, përsa i takon menaxhimit të stacioneve të plazheve, për të bërë të mundur që të kemi një rregullator në treg përsa i takon çmimeve dhe tarifave. Dhe duke shtuar një tipologji të re që është tipologjia e plazheve publike të menaxhuara nga njësitë e vetë-qeverisjes vendore. Krahas plazhit të virgjër, kemi edhe tipologjinë e plazheve, që disa bashki i kanë vendosur të gjitha shërbimet, edhe çadra, edhe shezlonge, apo dushe, i cili në disa prej bashkive është tarifuar në 700 lekë apo 1000 lekë. Kjo në varësi të plazheve.

Sepse kur shkojmë drejt jugut, drejt Ksamilit, natyrisht që kostot e mirëmbajtjes së këtyre plazheve, apo kostot që janë jashtë periudhës jashtë sezonit, për të mbajtur rërën, për të ruajtur plazhet nga erozioni, nga ndikimi i detit gjatë dimrit, etj, kostot që këto brigje kanë, janë shumë më të lartë. Për këtë arsye edhe kërkesa është më e lartë. Ka disa tarifa që janë pak më të larta. Tipologjitë e plazheve, kanë bërë që edhe plazhet private të ruajnë tavanet e çmimeve, për shkak të konkurrencës nga këto plazhe publike”, tha Gonxhja.

Gjatë fjalës së tij, ministri Blendi Gonxhja ka folur edhe për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, ku para Kryeministrisë vijojnë të jenë të pranishëm qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Goxhja theksoi se protestat janë një e drejtë demokratike, por duhet të zhvillohen me përgjegjësi dhe jo të shfrytëzohen për qëllime që nuk i shërbejnë qytetarëve.

"Mund t’ju them vetëm që unë jam vetë i lidhur shumë historikisht dhe shpirtërisht me protestën si institucion. Matemi shumë dhe jam matur shumë duke folur shpesh edhe se si ne po reflektojmë në çdo aspekt për çfarë ne kuptojmë se është një mangësi informacioni, dëgjese, mospjesëmarrjeje, që ne të bëjmë ç’të jetë e mundur që vendimmarrja të jetë sa më e mirë dhe në standard me BE. Mund të ketë moment që ne mund të jemi më kritikë edhe ndaj vetes. Që të themi në mënyrë të beftë për një ngjarje që nisi nga diçka që ishte e dënueshme, që u adresua në mënyrë të menjëhershme nga shteti, dorëheqjen dhe të gjithë për tokë, të lëmë çdo gjë në mes dhe të heqim dorë nga gjithçka, si dikur, çfarë po propozohet, kjo kalon përtej nesh dhe është një gjë që nuk merr parasysh asnjë nga përgjegjësitë tona ndaj qytetarëve.

Është në respekt të vetë protestës që ne të sillemi me përgjegjësi ndaj atyre që na kanë votuar, pavarësisht numrit se sa janë sot. Vetëm kështu mund të mendojmë që mund të kemi një rezultat më të mirë për atë që mund të ketë ndodhur. Nuk mund të kemi një Shqipëri përmbys befas, menjëherë, kur PS dhe institucionet që na janë besuar kanë kaluar sfida që ju i dini shumë mirë. Shqipëria sot është më mirë se kurrë më parë. Kjo s’do të thotë që do të hidhen poshtë çfarë janë bërë në këto vite. Ky mandat sapo ka filluar, nuk mund të vihet mandati në diskutim në këtë nivel. E shohim ndjeshmërinë e qytetarëve. Për pjesën tjetër jemi të qartë që ujku mjegull do, e shfrytëzojnë mjegullën për qëllime të tjera që nuk janë në shërbim të qytetarëve tanë”, u shpreh Gonxhja.

5 ORE ME PARE

Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, Ibrahimaj: Rritje me 2.7% nga 1 korriku! Protestat? Janë më pak se votuesit e PS

Nga indeksimi i pensioneve.../ Ibrahimaj dhe Gonxhja prezantojnë vendimet e
delina ibrahimaj

TIRANË- Qeveria ka miratuar këtë të premte indeksimin e pensioneve, duke parashikuar një rritje prej 2.7% që do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Sipas ministres, nga ky vendim do të përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë në të gjithë vendin.

“Do të indeksojmë pensionet me 2.7 përqind, të veçantët dhe të pleqërisë, janë 900 mijë përfitues gjithsej që nga data 1 korrik do të kenë mundësi të marrin këtë rritje”, u shpreh ministrja.

E pyetur për protestat që po zhvillohen prej rreth një muaji në Tiranë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, komentoi pjesëmarrjen e qytetarëve në tubime. Sipas Ibrahimajt, numri i qytetarëve që protestonin gjatë konferencës së saj, por edhe numri i përgjithshëm i protestuesve gjatë 26 ditëve të fundit, është më i ulët se 850 votuesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

"Përgjigjja ime tregohet me numrin e akteve që prezantuam e kemi miratuar sot në mbledhjen e qeverisë. Jemi në një proces që kërkon vëmendje maksimale. Jemi në një garë me veten për Shqipërinë, për ta integruar në BE. Është një kalendar me një numër shumë të madh aktesh që duhet t’i miratojmë deri brenda vitit 2027. Është një punë e jashtëzakonshme që qeveria dhe administrata publike po bëjnë çdo ditë dhe çdo natë. Shoh që janë një numër qytetarësh që janë duke thirrur me zë të lartë teksa unë jam duke folur, por janë 850 mijë qytetarë që kanë zgjedhur Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për drejtimin e vendit",- tha Ibrahimaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB