LIVE UPDATES

Kosova voton sot, zgjedhjet e dyta brenda vitit!

➤Kosova zhvillon sot zgjedhjet parlamentare, për herë të dytë brenda vitit. ➤Mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote do t'i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. ➤Qendrat e votimit janë hapur tashmë që prej orës 07:00 për tu mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes. ➤Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është lideri i parë politik i Kosovës që ka hedhur votën në kuti. ➤Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka votuar sot në Prishtinë, rreth orës 09:00. ➤Gjithashtu, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë. ➤Ndërkohë, sipas KQZ-së, deri në orën 10:00, pjesëmarrja në votime ka shkuar në 165 404 votues, ose 8.7% e totalit.

8 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Votimi drejt përfundimit/ Kurti "s'humbet kohë", mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni, sa më e gjerë pjesëmarrja aq më…

Kosova voton sot, zgjedhjet e dyta brenda vitit!
albin kurti

KOSOVË- Procesi zgjedhor për zgjedhjet parlamentar në Kosove po shkon drejt përfundimit, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë që të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.

Kurti u është drejtuar qytetrëve me një video mesazh në rrjete sociale, duke iu kujtuar atyre se kanë mbetur më pak se dy orë e gjysmë deri në mbylljen e vendvotimeve. Ai nënvizoi se pjesëmarrja sa më e gjerë në zgjedhje rrit legjitimitetin e institucioneve të ardhshme.

“Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës. Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua.”, deklaron Kurti.

/ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja në votime mbi 25 % deri në orën 17:00

Kosova voton sot, zgjedhjet e dyta brenda vitit!
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara, ku bëhet me dije se deri në orën 17:00 kanë votuar 25.07% të qytetarëve. Nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë që kanë të drejtë vote, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 501,265 qytetarë.

Zgjedhjet e sotme po përsëriten pasi, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt 2025, në Kosovë nuk u arrit konsensus politik për formimin e qeverisë së re, duke çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

Numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen para orës 20:00, ndërkaq numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe do të nisë të hënën./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00

Kosova voton sot, zgjedhjet e dyta brenda vitit!
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime deri në orën 15:00. Sipas KQZ-së pjesëmarrja ka arritur deri në 27.95%. Nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë me të drejtë vote, 558 mijë e 872 prej tyre kanë ushtruar të drejtën e tyre qytetare, sipas shifrave zyrtare të KQZ-së. 

Në një konferencë për mediat, kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se në zgjedhjet e Kosovës deri më tani kanë votuar një numër më i lartë qytetarësh, krahasuar me 9 shkurtin.

“Numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00, janë më shumë se 572 mijë votues ose 28.7% e totalit. Ndërsa në shkurt të këtij viti, për të njëjtin hark kohor, votuan 28.32% të qytetarëve”, tha ai.

Lidhur me problematikën e ndërprejes së energjisë elektrike në disa qendra votimit, Radoniqi tha se janë marrë masat që energja të rikthehet brenda një kohe të shkurtër.

“Janë marrë hapat e nevojshëm për rikthimin e energjisë elektrike, në një kohë shumë të shkurtër“, tha ai./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Ndërprerje të energjisë, përleshje mes votuesve në Gjilan, policia "në këmbë"! Si po vijon procesi zgjedhor në Kosovë?

Kosova voton sot, zgjedhjet e dyta brenda vitit!
pamje nga incidenti

KOSOVË- Kosova mban zgjedhjet e dyta parlamentare në vetëm 9 muaj, ndërsa procesi i votimit është hapur që prej orë 07:00 të mengjesit. 

Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme te përgjithshme, ku bëhet me dije se 100 prokurorë të shtetit janë anagzhuar në terren. Ndërkohë që një incident është regjistruar në një qendër votimi  në Zhegër të Gjilanit, ku mediat raportojnë për një përleshje të fortë verbale dhe fizike.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Agim Ramadani” ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia për të qetësuar situatën. Rrahman Agushi, menaxheri i kësaj qendre të votimit, nuk dha arsyet e kësaj përplasjeve por tha për mediat se situata u menaxhua mirë dhe i është rikthyer normalitetit.

Ndërkohë, janë regjistruar problematika me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. 

Në zoën e Kamenicës, pesë persona të nacionalitetit serbë kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin, por janë ndalur nga Policia e Kosovës. Mësohet se pas verifikimeve të bëra, ka rezultuar se së paku njëri prej tyre është ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Voton Presidentja Osmani: Shpresoj që rezultati të na sjellë qeverinë e re të Kosovës!

Kosova voton sot, zgjedhjet e dyta brenda vitit!
vjosa osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar në Prishtinë. Pas votimit, Osmani është ndalur në një proncim të shkurtër për mediat, teksa shprehet se deri më tani janë zgjedhje te qeta dhe demokratike. Osmani ftoi qytetarët që të dalin masivisht në votime, teksa shtoi se shpreson që rezultati i këtyre zgjedhjeve të rezultojë në krijimin e qeverisë së Kosovës.

"Uroj që sot republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të regullta dhe demokratike. Uroj të kemi pjesëmarrje sa më masive të qytetarve me të drejtë vote. Shpesoj se rezultati i këtyre zgjedhjeve të rezultojëme krijimin sa më të shpejtë të parlamentit dhe qeverisë së Kosovës. Falenderoj të gjitha institucione që janë agazhuar që ky proces të jetë sa më i rregullt. Uroj dhe shpresoj që i gjithë procesi të jetë i qetë. Jam e bindur që partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara për të patur institucione funksionale dhe me legjitimitet të plotë", tha Osmani.

dërkohë, më herët kanë votuar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidat i AAK-së Ramush Haradinaj. Gjithashtu, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen para orës 20:00, ndërkaq numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe do të nisë të hënën./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme, Abdixhiku hedh voton dhe fton qytetarët: Le të fitojë populli i Kosovës!

Kosova voton sot, zgjedhjet e dyta brenda vitit!
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që është edhe kandidat për kryeministër votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë. Në një deklaratë të shkurtët për mediat pas votimit, Abdixhiku ftoi gjithashtu qytetarët për të hedhur votën, duke theksuar se është populli i Kosovës ai që në fund fiton në këtë zgjedhje. 

“Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite. Le të fitojë populli i Kosovës, siç di të fitojë në ditën e zgjedhjeve”, u shpreh Abdixhiku.

Ndërkohë, më herët kanë votuar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidat i AAK-së Ramush Haradinaj./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Vijon procesi i votimit në Kosovë: Mitrovica e Veriut me ‘rekord’, vetëm 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë...

Kosova voton sot, zgjedhjet e dyta brenda vitit!
Foto ilustruese

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku njoftoi se deri në orën 11:00, pjesëmarrja në votime ishte 165 404 votues, ose 8.7% e totalit.

Në kryeqytetin Prishtinë, deri më tani, votuan pak mbi 10% e qytetarëve.

Në Mitrovicën e Veriut, është vënë re pjesëmarrje më e lartë, fenomen në fakt i zakonshëm në këtë komunë me shumicë serbe. Ndërsa pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në Zubin Potok, ku deri më tani kanë votuar vetëm 4 qytetarë nga 6,498 votues të regjistruar.

Numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet të publikohen para orës 20:00, ndërkaq numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe do të nisë të hënën./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Kosova, sot në zgjedhje të parakohshme! Votojnë Kurti dhe Haradinaj: Presim pjesëmarrje masive

Kosova voton sot, zgjedhjet e dyta brenda vitit!
albin kurti-Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kosova zhvillon këtë të dielë zgjedhjet parlamentare pas dështimit të qeverisë nga "Vetëvendosja". Mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote do t'i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare në vend këtë vit dhe të katërtat në total. Viti 2025 nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe do të mbyllet me votimin e 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të shtunën në mëngjes ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Republikës së Kosovës.

Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime. Qendra votimi ka edhe jashtë Kosovës, ku votimi fizik organizohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete të botës. Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se për votimin me postë janë regjistruar mbi 77 mijë qytetarë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë. Kurti u paraqit në qendrën e votimit rreth orës 09:40, ndërsa ka ftuar qytetarët që të dalin masivisht. 

“Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, i ftoj qytetarët ta përdorin këtë mundësi për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit të ardhshëm. Uroj që legjislatura e 10-të të konstituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm dhe njëkohësisht të formojë qeverinë e re. Shpresoj që pjesëmarrja do të jetë masive sepse reflekton cilësinë e zgjedhjes”, tha Kurti.

Ndërkohë më herët ka votuar edhe Kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, i cili po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime./ZËRI

Poll

MOS HUMB