LIVE UPDATES

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve në Durrës, probleme edhe në Vlorë! Rruga e Arbrit, e pakalueshme

➤ Moti i keq ka pushtuar vendin! ➤ Reshjet e dëborës kanë bllokuar disa nga akset e vendit, ndërsa deti i trazuar ka patur vonesa në mbërritjen dhe nisjen e trageteve të linjës Durrës-Bari. ➤ Një peshkarexhë është fundosur sot në basenin e portit të peshkimit në Durrës, ndërsa tragetë të tjerë kanë anuluar lundrimet. ➤ Vonesa janë shënuar dhe në Portin e Vlorës. ➤ Sa i përket rrugëve, aksi “Bypass-Qafë Murrizë”, në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm, pasi firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora. ➤ Për shkak të dëborës ka pasur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike.

4 artikuj për këtë temë.
5 MUAJ ME PARE

Reshjet e dendura/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi, Gramshi dhe rrethinat e Fierit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve në Durrës, probleme edhe
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Reshjet intensive të ditës së sotme kanë lënë pa energji elektrike zonën e Libofshës dhe fshatin Qenas, si dhe rrethinat e tij në Fier.

Bashkia Kukës gjithashtu ka mbetur pa energji elektrike. Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në zonën e Gramshit. Pa energji rreth 200 abonentë në fshatrat Kukur, Rovje dhe Vreshtaz. Ndërkohë në fshatrat malore të Librazhdit trashësia e dëborë ka arritur në 20 cm. 

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq në vend/ Fundoset peshkarexha, 2 tragete përplasen në Portin e Durrësit

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve në Durrës, probleme edhe

DURRËS-Moti i keq që ka përfshirë gjithë vendin këtë të hënë ka shkaktuar problematika të shumta në mbarëvajtjen e mjeteve lundruese. Dy tragete janë përplasur gjatë ankorimit në Portin e Durrësit si pasojë e motit të keq.

Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë një peshkarexhë është fundosur sot në basenin e portit të peshkimit në Durrës. Bëhet me dije se anija ka qenë e ankoruar në kalatë, por për shkak të motit të keq, është mbytur. Gjithashtu mësohet se peshkarexha është në pronësi të një perosni nga Korça, por vitet e fundit nuk ka dalë në det dhe ka qëndruar e ankoruar në bankinë./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Reshjet e borës/ Policia tregon situatën në akset: “Bypass-Qafë Murrizë”, i pakalueshëm

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve në Durrës, probleme edhe
Pamje nga rruga

TIRANË- Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Si pasojë e reshjeve të dëborës ka vështirësi në qarkullim në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër. Por këto akse janë të kalushme me zinxhirë. Ndërkohë aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm. Policia njofton se firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.

NJOFTIMI I PLOTË: 


Policia e Shtetit

Për shkak të reshjeve të dëborës në disa zona malore të vendit dhe të reshjeve të shiut në të gjitha qarqet e vendit, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në nevojë.

Si pasojë e reshjeve të dëborës në akset rrugore në zonat malore të Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës, Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë më shumë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore. Aktualisht, ka vështirësi në qarkullim në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër, Automjetet në këto akse duhet të kalojnë me zinxhirë. Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë”, në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm, pasi firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe për hedhjen e kripës.

Njëkohësisht masa janë marrë në të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane, për shkak të reshjeve të shiut. Në këto kushte, Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara. Në raste nevoje, përdoruesit e rrugës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do të shkojnë menjëherë pranë tyre, për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme./ZËRI

5 MUAJ ME PARE

Reshje shiu, por rriten lehtë temperaturat, si do të jetë moti sot

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve në Durrës, probleme edhe
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Vranësirat dhe shirat do të jenë dominante gjatë gjithë ditës në vendin tonë; më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër; në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente, por në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB