Pse nuk arrestohet Berisha? 'Bufi i Kënetës prangosi Fatos Nanon', Rama: Ne nuk jemi si ata!

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy më sy', foli edhe për ish-liderin e PS-së, Fatos Nanon, duke thënë se për shkak të mungesës së Reformës në Drejtësi ish-kryeministri Sali Berisha e futi në burg.
Edi Rama: Jetojmë në demokraci. Pushtetet janë të ndarë. Nuk arreston qeveria, partia. Nuk arreston politika. Pavarësisht se në raste arrestimet e drejtësisë mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur një fazë të re të drejtësisë sonë. Fatos Nano e futi në burg ish kryeministri, bufi i kënetës e futi në burg vetë. Kjo ka marrë fund. këto historitë mos ia thoni vetes. Këtu është çështje drejtësie. Këto punë i di drejtësia. Më e qartë se ska rasti i 21 janarit. Çfarë mund të bënim ne? Reformën në drejtësi. Nëse nuk do kishte qenë reforma në drejtësi, do përsërisnim të njëjtat gjëra si ata me bufin e kënetës. Ne nuk jemi ata. Jemi drejt Europës. Në këto kushte të ndryshimit tërësor, dhe filozofi. Është një ndryshim tërësor.
Rama: Jam kundër arrestimit të Veliajt, por nuk e ndaloj unë drejtësinë!

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në rubrikën 'Sy më sy' ka komentuar sërish arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt. Rama ka theksuar se është kundër arrestimit të kryebashkiakut por shprehet se nuk mund të ndalojë ekzekutimin e urdhrave të SPAK.
Edi Rama: Jam kundër ndalimit të kryetari të bashkisë së Tiranës, është i panevojshëm për të vazhduar hetimet, Por ama si mund të ndaloj unë ekzekutimin. E pra në këtë vend ka ndodhur nuk ka ndodhur para 100 vjetësh. Ndalimin për 21 janarin e ka bërë një buf kënete që ulëret do shkrij SPAK-un, por do shkrijë Noc Rroku. Ne duam një drejtësi të pavarur duke parë vetëm drejtë por duam një drejtësi ku prokurori bën detyrën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit. Prandaj është e rëndësishme të kemi zërin kritik, por jo do të të shkrij unë se ti më ke shkrirë mua. Ama do shkrihesh nëse je i korruptuar dhe nëse je i provuar si i tillë, por jo nuk mund ti thuash dot kurrë një institucioni do shkrihesh se po bën punën tënde, pavarësisht se puna mund të mos jetë gjithmonë e mirë. Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme, ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor për të intimiduar dhe linçuar njerëz paraprakisht por një gjë është e sigurt. Kjo punë do ecë përpara, që SPAK gjykata speciale dhe sistemi i drejtësisë do kenë gjithë mbështetjen time kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht do kenë mbështetjen e qeverisë.
Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoca nga 'arrest shtëpie' në "detyrim paraqitje". SPAK akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar 3 vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online./ZËRI
Bonusi i pensionistëve, Rama tregon se kur do të shpërndahet

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bonusi për pensionistët do të shpërndahet gjatë pranverës, por pa specifikuar një datë të saktë. Kreu i qeverisë bëri të ditur se fondet për bonusin tashmë janë depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe do të lëvrohen në periudhën e pranverës.
Edi Rama: Unë nuk kam thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt, kam thënë kemi një bonus pranvere. Nuk ka nevojë të ta them unë se pranvera ka ardhur në shkurti, bonusi do të jepet në Pranverë. Është depozituar në BSH dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera? Pyet se ta thonë. Dhe pastaj nuk e di ku lidhet bonusi me spiun, armikun dhe tradhtarin. Sikur të gjithë spiunët, armiqtë, e tradhtarët të ishin si unë do kishin shpëtuar nga armiqtë, tradhtarët dhe spiunët.
Sa i përket bonusit të pranverës, pensionistët me pensione nën 20,000 lekë do të përfitojnë 10,000 lekë, ndërsa ata mbi këtë shumë do të marrin 5,000 lekë./ZËRI
Rama: SPAK e bëra un! S'mund të lejojmë që paraburgimi të bëhet normë

TIRANË-Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka përsëritur se Reformën në Drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste dhe ai vetë. Rama u shpreh se institucioni i drejtësisë duhet përmirësuar që të mos jetë i njëanshëm, thjesht të pavarur por jo profesional në shkelje të standardeve demokratike, ku intimidohen dëshmitarë dhe paraburgimi bëhet normë për të kapur e kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë.
Edi Rama: Nëse SPAK-un do ta kishte sjellë Amerika, tani që u tërhoqën do ta kishin marrë me vete. E vetmja garanci e SPAK është PS dhe unë në krye të saj. Reformën në drejtësi e kam bërë unë me PS. Po pastron politikanët e korruptuar. Në 2025 sfida jonë është të ndërtojmë sistem drejtësie të barabartë. Ka plot gjëra që nuk shkojnë edhe me SPAK, është strukturë e re. Por ka krijuar pavarësinë, askush nuk thotë dot se SPAK është i kapur. Ne kemi hyre në nje fazë tjetër si SPAK dhe drejtësia. Duhet të kemi pozicion kritik. Nuk duam e nuk do të tolerojmë një sistem të njëanshëm, thjesht të pavarur por jo profesional në shkelje të standardeve demokratike që do të thotë të gjithë kritereve të lirive e të drejtave që bëjnë diferencën mes drejtësisë në diktaturë e autokraci e asaj në demokraci. Prandaj dhe ne kemi hyrë në fazë tjetër. Na duhet të kemi një pozicion kritik për të gjitha gjërat që nuk shkojnë. Nuk mund të pranojmë në emër të pavarësisë të intimidohen njerëz që merren në pyetje, të kapërcehen fazat e hetimit e gjykimit e as të pranojmë që paraburgimi të bëhet normë për të kapur e kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë, kur kushtet e domosdoshme që duhen plotësuar për të paraburgosur dikë janë të qarta e nuk kanë të bëjnë me një pjesë që janë konsideruar të përmbushura. Por këto janë cështje të një debate demokratik.