LIVE UPDATES

Përplasje mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe BKH në Fier! Policia: U goditën për shkak të detyrës! Biznesmeni: Nuk u prezantuan

➤ Tjetër përplasje në Fier! ➤ Hetues të BKH dhe Forca të Operacionales janë përfshirë në një incident në Fier. ➤ Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit por edhe efektivë janë përplasur me njerëz të afërt të Agron Kapllanajt. ➤ Motivi dhe dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. ➤ Policia, në një njoftim zyrtar thote se agjentët dhe efektivët janë goditur për shkak të detyrës dhe se autorët janë shoqëruar në Polici. ➤ Vetë Kapllanaj, nga Komisariati i Policisë thotë se personat që u sulmuan ngritën dron disa here dhe nuk ishte prezantuar se çfarë detyrë mbanin. Po ashtu, shtoi se efektivët kishin nxjerrë edhe armët e zjarrit. ➤ Vetë BKH nuk ka ende asnjë reagim dhe mbetet e paqartë arsyeja se përse kishin shkuar në Fier. ➤ Pak ditë më parë, po në këtë qark, u shënua regjistrimi i dosjes së parë te krimit zgjedhor, pasi një person u kallëzua për blerje vote.

2 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Përplasja me BKH në Fier, reagon Agron Kapllanaj: Nuk na thanë se ishin hetues, nxorrën armë

Përplasje mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe BKH në Fier!
Agron Kapllanaj

FIER- Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur sot në Fier. Pas përplasjes që persona të afërt me të patën me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka pasur një reagim edhe nga Kapllanaj. Ky i fundit, në një prononcim të dhënë për A2CNN, pretendon se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dy herë dhe kjo ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.

“Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda,"- ka pretenduar ai. 

Ngjarja ka ndodhur pasi bashkëthemeluesi i “Djathtas 1912”, ndodhej në Fier, teksa vuri re se një makinë po e ndiqte. Menjëherë pas kësaj, ka pasur një përplasje mes njerëzve të tij, agjentëve të BKH-së dhe operacionales, të cilët ishin në shërbim./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Sherr mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Agron Kapllanajt, Policia shoqëron biznesmenin dhe 4 të afërmit e tij

Përplasje mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe BKH në Fier!
Agron Kapllanaj

FIER-Një incident ka ndodhur në zonën e Lulishtes, në Fier mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, operacionales dhe njerëzve të Agron Kapllanaj. Mësohet se bashkëthemeluesi i “Djathtas 1912”, ndodhej në Fier, teksa vuri re se një makinë po e ndiqte. Menjëherë pas kësaj, ka pasur një përplasje mes njerëzve të tij, agjentëve të BKH-së dhe operacionales, të cilët ishin në shërbim.

Mësohet, se Kapllanaj nuk ishte në dijeni se ishin forcat operacionale pas makinës së tij. Ai ka dalë nga makina dhe i ka pyetur ata se “përse keni parkuar këtu”. Pas kësaj, ka pasur një përplasje mes agjentëve dhe punonjësve të biznesit në pronësi të Kapllanajt. Ndërsa, raportohet se disa persona janë shoqëruar në komisariat.

"Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier - Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB