Serbia shpalli non-grata 2 shqiptarë, ministria e Jashtme: Të rishikohet vendimi

TIRANË- Serbia shpalli non grata dy shqiptarët Gazmir Memaj nga fondacioni “Mary Ward Loreto” dhe Edlira Lilaj nga “Organizata Help” në Tiranë. Ata u ndaluan nga Policia teksa po ktheheshin në hotel dhe iu kërkua të largoheshin nga Beogradi brenda 24 orëve, ku dhe u ndaluan të hyjnë në territorin serb me 1 vit. Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe ministria e Jashtme, e cila iu ka kërkuar autoriteteve serbë të rishikojnë këtë vendim, pasi ka një impakt negativ në lëvizjen e qytetarëve. Ministria ka kërkuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
"Sot, më 23 janar 2025, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukçević. Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd.
Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë. MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd", thuhet në postim./ZËRI
Serbia shpall 2 shqiptarë non-grata: Na morën nga hoteli...

TIRANË- Serbia ka shpallur non grata dy shqiptarë dhe ia ka ndaluar hyrjen me 1 vit në territorin e saj. Bëhet fjalë për Gazmir Memaj nga fondacioni “Mary Ward Loreto” dhe Edlira Lilaj nga “Organizata Help” në Tiranë. Atyre iu është ndaluar hyrja në vend, pasi akuzohen se përbëjnë “rrezik për sigurinë kombëtare”. Ata ishin pjesë e të 14 anëtarëve të shoqërisë civile, të cilëve shërbimi sekret serb, në bashkëpunim me policinë, i intervistuan dhe vendosën në pasaportat e tyre vulat e ndalimit të hyrjes në Serbi për një vit.
Po ashtu, përveç shqiptarëve edhe 12 përfaqësues të shoqërisë civile nga Austria, Kroacia, Sllovenia, Republika Ceke, Rumania, Moldova dhe Maqedonia e Veriut janë ndaluar po me të njëjtat arsye. Dy shqiptarët thanë për “Top Channel” se me datë 21 dhe 22 janar ndodheshin në Beograd me ftesë të fondacionit austriak Erste për të diskutuar “strategjitë përmes të cilave organizatat jo qeveritare mundet të krijojnë të ardhura”.
Sipas tyre, ky është një aktivitet jopolitik që nuk ka lidhje me protestat që po ndodhin në Serbi muajt e fundit, ku kërkohet dorëheqja e presidentit të vendit Aleksandër Vuçiç.
“Ne kishim dalë për shëtitje. Në momentin që jemi kthyer në hotel na ndaloi policia. Vetëm njëri nga oficerët e policisë tregoi dokumentin identifikues. Ishin të gjithë të veshur civil dhe na kërkuan dokumentet e identifikimit. Na shoqëruan në polici me makinë personale jo makinë me shenja dalluese të policisë”, tregoi Edlira Lilaj.
Ndërsa, Gazmir Memaj tha se atyre iu kërkua që të largoheshin për 24 orë nga vendi dhe iu ndalua hyrja për një vit.
“Dokumenti që na detyronte të largoheshim brenda 24 orësh dhe na ndalonte të hynim për 1 vit në Serbi ishte i gjithi në Serbisht dhe bona-fide e firmosëm pa e ditur se çfarë përmbante dokumenti. Na u tha nga policia se thjesht kemi informacione nga organet tona dhe do të marrim këtë masë ndaj jush. Pa ndonjë shpjegim tjetër. Dhe për rreth 2 orë e 30 minuta nuk na dhanë detaje tjera thjesht na thanë janë procedura që zgjasin. E më pas na është dorëzuar dokumenti”, shprehet Gazmir Memaj.
Të dy shqiptarët e dëbuar nga Serbia janë të kujdesshëm të mbërrijnë në një përfundim të prerë përse kjo masë ndaj tyre.
“Nuk kemi pasur asnjë informacion pse na morën dhe përse u mor ky vendim. Tani kemi paqartësi dhe frikë se çfarë pasojash ka ky dokument më pas për ne”, tha Lilaj.
“Nuk di se si ta përkufizoj këtë ngjarje por mendimi im është se kemi të bëjmë me një paranojë politike. Është absurde të thuhet se ne të shoqërisë civile përbëjmë kërcënim për sigurinë kombëtare pavarësisht se agjenda jonë, objektivat tonë qoftë të organizatës apo të qëndrimit tonë ato ditë në Beograd nuk kishte lidhje me diçka që mund të lidhet me politikën dhe ngjarjet që po zhvillohen tani në Beograd dhe këtë e lidh me protestat e studentëve. Për mua e gjitha paranojë dhe sulm i pa precedentë ndaj shoqërisë civile i pa justifikuar dhe i pajustifikueshëm”, shton Memaj.
Edlira dhe Gazmiri përmes postës elektronike për ngjarjen vunë në dijeni ambasadën Shqiptare në Beograd, e cila i kërkoi të dhëna të tjera për të informuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme për të shqyrtuar me kujdes hapat që mund të ndërmerren. Menjëherë pas kësaj, reagoi Ministria e Jashtme, e cila iu ka kërkuar autoriteteve serbë të rishikojnë këtë vendim, pasi ka një impakt negativ në lëvizjen e qytetarëve. Ministria ka kërkuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.