LIVE UPDATES

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! 7 vatra në disa qarqe, situata del jashtë kontrollit në Fushë-Bulqizë dhe në Pukë

♦Situata me zjarret në vend vijon të jetë problematike.♦ Aktualisht në Fushë-Bulqizë situata me zjarret është krikike, pasi është aktivizuar vatra në zonën e Qafë Helmesit. Terreni malor dhe i thyer nuk lejon afrimin e mjeteve pranë vatrës së zjarrit, duke bërë që ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të jetë e vështirë.♦ Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë orëve të fundit janë regjistruar 12 vatra, ku 7 prej tyre janë aktive.♦Vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Lurë-Gurë të Dibrës, Bruç të Matit, Lufaj të Mirditës dhe Fushë-Lajë të Pukës. Sipas ministrisë në të gjitha këto zona nuk rrezikohen banesat. ♦ Ndërsa pasditja e sotme në Pukë nuk ka qenë e qetë, për shkak se vatra e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit, duke u favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Autoritetet vendore dhe banorët kanë kërkuar ndërhyjen nga ajri të avionëve zjarrfikës, pasi terreni i vështirë e ka pamundësuar futjen e mjeteve zjarrfikëse afër zjarrit. ♦ Flakët në këtë zonë janë aktive prej 4 ditësh, duke shkrumbuar 50 hektarë sipërfaqe pyjore.

8 artikuj për këtë temë.
20 ORE ME PARE

Zjarret në vend/ Ministri Nufi publikon pamjet nga operacionet në Dajt, Mirditë dhe Pukë

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! 7 vatra në
FOTO

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka publikuar pamjet nga operacionet të cilat po zhvillohen për shuarjen e zjarreve në Dajt, Mirditë dhe Pukë. Në postimin e tij, ministri ka ndarë edhe pamje nga operacionet e zhvilluara nga Forcat e Armatosura në zonat e prekura nga zjarret.

Në malin e Dajtit, operacioni po zhvillohet me 50 efektivë të AF dhe dy helikopterë, ndërsa sipas ministrit aktualisht nuk ka rrezik për zonat e mbrojtura,

Në Lufaj të Mirditës janë angazhuar 9 efektivë dhe 2 mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura. Ndërsa në Fushë-Lajë të Pukës operacioni vijon me 40 efektivë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

/ZËRI

20 ORE ME PARE

Përkeqësohet situata në Pukë, digjen 50 hektarë pyje

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! 7 vatra në
pamje nga vendngjarja

PUKË- Pasditen e sotme është përkeqësuar situata me zjarrin në Fushë-Lajë në Malin e Tërbunit në Pukë. Zjarri në këtë zonë vijon prej 4 ditësh, ndërsa pasditen e sotme ka marrë përmasa të mëdha. Flakët janë favorizuar nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, të cilat kanë shkrumbuar 50 hektarë sipërfaqe pyjore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Për shkak të terrenit të vështirë, që e ka bërë të pamundur ndëryjen e automjeteve zjarrfikëse afër vatrës në këtë zonë, autoritetet lokale dhe banorët kanë bërë thirrje që të nisë ndërhyrja nga ajri me helikopter, në mënyrë që situata të vendoset nën kontroll. Në njoftimin e Ministrisë deri në orën 14:00 sot, kjo vatër ishte nën monitorim nga 2 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë MZSH-së, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të Forcave të Aramtosura./ZËRI

20 ORE ME PARE

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 7 prej tyre aktive, nuk rrezikohen banesat

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! 7 vatra në
pamje nga zjarret në vend

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë oreve të fundit janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë ende aktive, ndërsa 3 prej tyre janë në monitorim. Vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Lurë-Gurë të Dibrës, Bruç të Matit, Lufaj të Mirditës dhe Fushë-Lajë të Pukës. Sipas ministrisë në të gjitha këto zona nuk rrezikohen banesat.

Në terren ndodhen 467 forca operacionale dhe 34 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 120 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

NJOFTIMI I PLOTË:

Deri në orën 14:00, datë 17 gusht 2026, në territorin e vendit janë regjistruar 12 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet e shuarjes janë angazhuar 467 forca operacionale dhe 34 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 120 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

Mali i Dajtit, Tiranë – vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Vakumone, situata është nën kontroll dhe zjarri i izoluar, ndërsa Priska vijon në monitorim.

Gurë-Lurë, Dibër – vijon angazhimi i fuqishëm me 180 forca bashkiake, 15 forca policore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura kanë penguar përhapjen drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Qafë Helmës – zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon vetëm drejt Selishtës, pa rrezik për zonat e banuara. Në Bruç, Mat, operacioni vijon në terren të vështirë, gjithashtu pa rrezik për banesa.

Lufaj, Mirditë – vijon puna e strukturave në terren. 2 mjete zjarrfikëse të FA me 9 efektivë janë pozicionuar pranë banesave në lagjen Caraj për gatishmëri, ndërsa aktualisht vatra nuk paraqet rrezik për banesat.

Fushë-Lajë, Pukë – operacioni vijon me 2 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë MZSH, 7 forca pyjore, 46 forca bashkiake, 16 vullnetarë dhe 40 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet në përmirësim në disa prej vatrave, ndërsa kapacitetet tokësore dhe ajrore vijojnë të jenë të përqendruara në zonat aktive.

AKMC po ndjek në vazhdimësi situatën dhe koordinon angazhimin e strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave./ZËRI

21 ORE ME PARE

Flakët përhapen në Fushë-Bulqizë, terreni vështirëson ndërhyrjen

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! 7 vatra në
foto nga vatra e zjarrit

BULQIZË- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Qafë Helmesit, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë. Terreni malor dhe i thyer nuk lejon afrimin e mjeteve pranë vatrës së zjarrit, duke bërë që ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të jetë e vështirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Zjarri është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Ndërsa situate në zonë mbetet në monitorim për shkak të rrezikut të përhapjes së mëtejshe./ZËRI

1 DITE ME PARE

Zjarr pranë puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! 7 vatra në
PAMJE NGA NGJARJA

MALLAKASTËR-Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë duke iu afruar puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik, duke e bërë situatën tejet të rrezikshme. Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.

1 DITE ME PARE

33 vatra zjarri në 24 orë! Ministria: 8 janë aktive, ndërhyrje nga ajri në Lurë dhe Dajt

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! 7 vatra në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Shqipëria vijon të jetë nën pushtetin e zjarreve, ku gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 33 vatra, 8 prej të cilave mbeten aktive. Ministria e Mbrojtjes njofton se në malin e Dajtit vijon puna për shuarjen e flakëve, ku në ndihmë të zjarrfikësve janë vendosur edhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Ndërhyrja nga ajri po zhvillohet edhe në Gurë-Lurë, Dibër, ku forcat në terren janë mbështetur nga 2 avionë Air Tractor.

Në Lufaj të Mirditës, operacioni vijon pas hapjes së korridoreve ndarëse, ndërsa ndërhyrja mbështetet edhe nga një helikopter i Forcës Ajrore.

Njoftimi:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 33 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive dhe 5 janë në monitorim.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 535 forca operacionale dhe 51 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 100 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren operojnë 120 forca ushtarake, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

* Mali i Dajtit, Tiranë – vijon puna me 15 efektivë të MZSH, 10 forca të ADZM, 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatrat në Priskë dhe Vakumone janë nën kontroll dhe po monitorohen.

* Gurë-Lurë, Dibër – vijon një angazhim i gjerë me 115 forca bashkiake, 13 policore, 11 ADZM, 14 efektivë MZSH, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qafë Helmës dhe Bruç – puna vijon në terren të vështirë; nga krahu i Bulqizës zjarri në Qafë Helmës është fikur dhe mbetet aktiv vetëm drejt Selishtës. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat.

* Lufaj, Mirditë – vijon puna e forcave operacionale pas hapjes së korridoreve ndarëse, me mbështetje edhe nga 1 helikopter i Forcës Ajrore.

* Fushë-Lajë, Pukë – në operacion janë 10 efektivë zjarrfikës, 16 forca bashkiake dhe 40 efektivë të FA. Zjarri nuk paraqet intensitet të lartë dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Rrjoll, situata monitorohet nga afër edhe me dron dhe po ashtu nuk ka rrezik për banesat.

Situata po ndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga AKMC, me angazhim të koordinuar të strukturave qendrore dhe vendore dhe me përqendrim të kapaciteteve tokësore e ajrore në vatrat që kërkojnë ndërhyrje më intensive.

1 DITE ME PARE

Mali i Tërbunit në Pukë 3 ditë në flakë, mungon ndërhyrja nga ajri

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! 7 vatra në
pamje nga ngjarja

PUKË-Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë vijon të jetë prej 3 ditësh nën pushtetin e flakëve. Të favorizuara nga era e fortë, flakët po përhapen me ritme të larta. Situata është e vështirë për ekipet në terren, pasi në disa prej vatrave nuk mund të ndërhyhet me mjete zjarrfikëse.

Atualisht për të vendosur zjarrin në kontroll në terren ndodhen zjarrfikësit dhe forcat e Shërbimit Pyjor. Për situatën kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit. Flakët kanë arritur edhe në pyjet e larta me pisha, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera pyjore.

1 DITE ME PARE

Zjarr gjatë natës në fshatin Qishbardhë të Vlorës, era favorizoi përhapjen e flakëve

Shqipëria nën 'pushtetin' e flakëve! 7 vatra në
PAMJE NGA NGJARJA

VLORË-Një zjarr i madh ka përfshirë mbëmjen e djeshme fshatin Qishbardhë në Vlorë. Për shkak të errësirës, ndërhyrja në terren ka qenë e pamundur. Ndërkohë, situata po monitorohet nga autoritetet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Vlora ka qenë prej fillimit të sezonit një nga zonat më të prekura nga zjarret.

Poll

MOS HUMB