LIVE UPDATES

Vrasja e Egli Progës, rifuten në burg dëshmitarët, pamjet e kamerave të lokalit u fshinë. Prokuroria: Po punojmë t’i rikthejmë

➤Hetimet për vrasjen e Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 gusht në Pogradec kanë marrë kthesë. ➤Sot janë publikuar dhe fotot që tregojnë momentin kur Egli Proga futet në auto-ambulancë pasi është gjetur i shtrirë në tokë nga kalimtarë rastësorë. ➤42-vjeçari, baba i dy fëmijëve dhe në gjendje të pavetëdijshme kapet nga krahët e këmbët dhe futet në ambulancë, pa u vendosur në një barrelë nga mjekët. ➤Prokuroria e Korçës ka dalë në përfundimin se në kamerat e sigurisë që kanë filmuar vrasjen e Egli Progës në Pogradec ka pasur ndërhyrje. ➤Më konkretisht, janë fshirë pamje që mund të akuzonin drejtpërdrejt personat që sot ndodhen pas hekurave, me në krye Denis Meçen që është edhe autori i krimit të rëndë. ➤Megjithatë, aktualisht po punohet për të rikthyer pamjet që do të ndihmojnë autoritetet për të zbardhur rolet e të pranishmëve në momentin e vrasjes. ➤Sot, janë rikthyer pas hekurave dëshmitarët që akuzohen për moskallëzim krimi dhe se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes. ➤Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën detyrim paraqitje në arrest me burg për Voltan Shulkun, Arian Manellarin, Leonidha Guçen, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje ku u vra Egli Proga mbrëmjen e 10 gushtit në Pogradec.

3 artikuj për këtë temë.
8 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Publikohet momenti kur Egli Proga futet në auto-ambulancë, qytetarët e kapin nga këmbët e krahët

Vrasja e Egli Progës, rifuten në burg dëshmitarët, pamjet e
Egli Proga

TIRANË- Këto foto tregojnë momentin kur Egli Proga futet në auto-ambulancë pasi është gjetur i shtrirë në tokë nga kalimtarë rastësorë. 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve dhe në gjendje të pavetëdijshme kapet nga krahët e këmbët dhe futet në ambulancë, pa u vendosur në një barrel nga mjekët. I pranishëm në vendngjarje duket se ka qenë dhe një efektiv policie.

Vrasja e Egli Progës, rifuten në burg dëshmitarët, pamjet e
Momenti kur Egli Proga futet në auto-ambulancë

Sot, janë rikthyer pas hekurave dëshmitarët që akuzohen për moskallëzim krimi dhe se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes. Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën detyrim paraqitje në arrest me burg për Voltan Shulkun, Arian Manellarin, Leonidha Guçem, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje ku u vra Egli Proga mbrëmjen e 10 gushtit në Pogradec.

Vrasja ndodhi më 10 gusht të këtij viti. Rreth orës 19:09 të 10 gushtit, është marrë njoftimi se në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec, është gjetur një person i shtrirë pa ndjenja, i cili pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale, është identifikuar si Egli Proga.

Policia fillimisht e raportoi ngjarjen si aksidentale, me pretendimin se Proga kishte ndërruar jetë, pasi ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur. Sipas Prokurorisë, Proga, baba i dy fëmijëve, është dërguar në spital pa shenja jete.

Pas deklaratave të motrës së Egli Progës, Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçen, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari. Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçen nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

8 MUAJ ME PARE

Prokuroria: Vrasja e Egli Progës u manipulua, është ndërhyrë në kamerat e sigurisë

Vrasja e Egli Progës, rifuten në burg dëshmitarët, pamjet e
Egli Proga dhe Denis Meçe

TIRANË- Prokuroria e Korçës ka dalë në përfundimin se në kamerat e sigurisë që kanë filmuar vrasjen e Egli Progës në Pogradec ka pasur ndërhyrje. Më konkretisht, janë fshirë pamje që mund të akuzonin drejtpërdrejt personat që sot ndodhen pas hekurave, me në krye Denis Meçen që është edhe autori i krimit të rëndë. Megjithatë, aktualisht po punohet për të rikthyer pamjet që do të ndihmojnë autoritetet për të zbardhur rolet e të pranishmëve në momentin e vrasjes.

Sot, janë rikthyer pas hekurave dëshmitarët që akuzohen për moskallëzim krimi dhe se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes. Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën detyrim paraqitje në arrest me burg për Voltan Shulkun, Arian Manellarin, Leonidha Guçem, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje ku u vra Egli Proga mbrëmjen e 10 gushtit në Pogradec.

Vrasja ndodhi më 10 gusht të këtij viti. Rreth orës 19:09 të 10 gushtit, është marrë njoftimi se në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec, është gjetur një person i shtrirë pa ndjenja, i cili pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale, është identifikuar si Egli Proga.

Policia fillimisht e raportoi ngjarjen si aksidentale, me pretendimin se Proga kishte ndërruar jetë, pasi ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur. Sipas Prokurorisë, Proga, baba i dy fëmijëve, është dërguar në spital pa shenja jete.

Pas deklaratave të motrës së Egli Progës, Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçen, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari. Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçen nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

8 MUAJ ME PARE

Vrasja Egli Progës/ Gjykata e Korçës ndryshon masën e sigurisë, rikthehen në burg 3 dëshmitarët

Vrasja e Egli Progës, rifuten në burg dëshmitarët, pamjet e
Egli Proga dhe Denis Meçe

KORÇË- Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën detyrim paraqitje në arrest me burg për Voltan Shulkun, Arian Manellarin, Leonidha Guçem, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje ku u vra Egli Proga mbrëmjen e 10 gushtit në Pogradec.

Tre dëshmitarët akuzohen për moskallëzim krimi dhe se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi Egli Proga, 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës”, njofton policia.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçen, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari. Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçen nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës. Rreth orës 19:09 të 10 gushtit, është marrë njoftimi se në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec, është gjetur një person i shtrirë pa ndjenja, i cili pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale, është identifikuar si Egli Proga.

Policia fillimisht e raportoi ngjarjen si aksidentale, me pretendimin se Proga kishte ndërruar jetë, pasi ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur. Sipas Prokurorisë, Proga, baba i dy fëmijëve, është dërguar në spital pa shenja jete. Gjykata ka lënë në burg autorin, Denis Meçe dhe dha masën “detyrim paraqitje” për Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, por sot kjo masë ndryshoi për dëshmitarët. /ZËRI

Poll

MOS HUMB