LIVE UPDATES

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i kërkuari hap zjarr: Vritet efektivi i 'Shqiponjave', plagoset kolegu

➤Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq këtë të enjte, ku gjatë një operacioni policor, humbi jetën një efektiv i forcave 'Shqiponja' dhe u plagos një tjetër. ➤I vrarë ka mbetur efektivi Enea Mekolli 34-vjeç, ndërsa 36-vjeçari Edison Adri mbeti i plagosur. ➤Ngjarja ka ndodhur në një zonë malore të Lozhanit, në Maliq, ku strukturat e policisë pasi kishin identifikuar një person në kërkim, 43-vjeçari Violand Braçellari. ➤Ky i fundit ka refuzuar t’i përgjigjet thirrjeve të policisë për tu dorëzuar dhe ka hapur zjarr ndaj efektivëve ku për pasojë humbi jetën njëri prej tyre. ➤Ndërsa vetë autori po ashtu është plagosur si pasojë e kundërpërgjigjes me armë nga policia për ta neutralizuar dhe prangosur. 

9 artikuj për këtë temë.
3 ORE ME PARE

Vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ dhe plagosi një tjetër! PAMJET nga stani ku fshihej autori, Braçellari hapi zjarr...

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i
pamje-stani ku fshihej autori

MALIQ-ZËRI ka siguruar pamjet e stanit në Lozhan, ku fshihej autori i vrasjes së efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Enea Mekolli 34 vjeç dhe plagosjes së efektivit, Edison Adri.

Braçellari fshihej në stan ndërsa Policia shkoi për ta arrestuar. Stani u rrethua ndërsa 43-vjeçari nuk iu përgjigj thirrjeve të policisë për tu dorëzuar, por hapi zjarr në drejtim të efektivëve ku për pasojë vrau njërin prej tyre dhe plagosi një tjetër. Edhe vetë, i shpallur në kërkim e i dënuar në mungesë me 10 vite burg për ‘Prodhim e shitje të narkotikëve’ mbeti i plagosur me 1 plumb në bark dhe 2 në dorë.

/ZËRI

3 ORE ME PARE

Vrasësi i policit në Maliq niset drejt Tiranës, familjarët e viktimës 'shpërthejnë' me sharje: O pis, çfarë i bëre...

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i
foto ilustruese

TIRANË- Autori i vrasjes së efektivit Enea Mekolli dhe plagosjes së kolegut të tij, Edison Adri, Violand Braçellari, është transportuar me ambulancë nga spitali i Korçës drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Ai ka marrë plagë në dorë dhe bark gjatë aksionit policor.

Në momentin e transportit, forca të shumta policie siguronin rrugën, pasi në spital ishin të pranishëm familjarë të viktimës. Gjatë futjes në ambulancë, ata kanw reaguar me sharje dhe akuza ndaj autorit: “O të q… m…! O pis…! Çfarë i bëre”./ZËRI

4 ORE ME PARE

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Hita nga Trauma: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj! Mjekja: Është në intubim

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka qenë i pranishëm në Spitalin e Traumës në momentin kur ka mbërritur efektivi i plagosur gjatë ngjarjes në Maliq. 

Hita ka deklaruar se Policia e Shtetit humbi një nga shërbëtorët e saj, ndërsa një tjetër punonjës policie ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr ndihmë mjekësore.

“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve. Edhe një punonjës policie është i plagosur rëndë dhe po merr ndihmë mjekësore. Edhe personi në kërkim gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos dhe është në spitalin e Korçës. Është vërtet një ngjarje nga ato të cilat të lënë pa fjalë, ku nuk do doja të isha para jush. Hetimet kanë filluar, i kam autorizuar të nisen drejt Korçës. Do largohem drejt Korçës dhe do keni njoftim më zyrtar”, tha Hita.

Ndërkohë mjekja që ka marrë në kujdes efektivin e plagosur në spitalin e Korçës ka deklaruar se pacienti është intubuar dhe është futur menjëherë në bllokun operator për vlerësim.

“Pacienti është pritur në spitalin e Korçës, është intubuar. U fut menjëherë në bllokun operator dhe po vlerësohet. Do themi më shumë për ecurinë në vijim, po bëhet maksimumi. Ka lëndime në pjesën e qafës dhe kokës”, tha mjekja.

36-vjeçari Edison Adri, efektivi i 'Shqiponjave' që mbeti i plagosur gjatë aksionit në Maliq, ka mbërritur pak minuta më parë te Trauma në Tiranë. Fillimisht ai ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Korçës, por më pas ëshë transportuar drejt Traumës për mjekim të specializuar./ZËRI

4 ORE ME PARE

Mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e 43-vjeçarit në Maliq, mbërrin te Trauma efektivi (VIDEO)

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i
efektivi i plagosur mberrin te trauma

TIRANË- Ky është momenti kur 36-vjeçari Edison Adri, efektivi i 'Shqiponjave' që mbeti i plagosur gjatë aksionit në Maliq, ka mbërritur te Trauma në Tiranë. 

Efektivi u plagos gjatë operacionit për kapjen e të kërkuarit Violand Braçellari. 36-vjeçari mori plagë në nofull, ndërsa efektivi tjetër Enea Mekolli mbeti i vrarë.

Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe vetë autori i ngjarjes, pasi efektivët u kundërpërgjigjën me zjarr për ta neutralizuar. /ZËRI

5 ORE ME PARE

Vrau efektivin e "Shqiponjave" dhe plagosi policin tjetër, momenti kur autori mbërrin në spital

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i
momenti i mberritjes se autorit ne spital

MALIQ- Ky është momenti kur Violand Braçellari 43-vjeç, autori i vrasje së policit në Maliq, mbërrin në spitalin e Korçës me plumbin në bark. 

43-vjeçari hapi zjarr ndaj policisë të cilët ishin mobilizuar për kapjen e tij, ku për pasojë mbeti i vrarë efektivi i ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe u plagos efektivi tjetër, Edison Adri.

Braçellari ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 10 vite burg për prodhim e shitje të narkotikëve ndërsa ishte fshehur në një stan në Lozhan dhe refuzonte të dorëzohej. Policia i është kundërpërgjigjur me armë zjarri për ta neutralizuar, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur me një plumb në pjesën e barkut./ZËRI

5 ORE ME PARE

Ngjarja në Maliq/ Kryeministri Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Dënim maksimal për autorin

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i
foto ilustrim: edi rama-efektivi i vrare

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të regjistruar sot në Lozhan të Maliqit, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave ‘Shqiponjave’ Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij. 

Në reagimin e tij, Rama ka shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë në krye të detyrës, ndërsa i uroi shërim të shpejtë efektivit të plagosur.

Ai theksoi gjithashtu se autori i ngjarjes duhet të marrë ndëshkim maksimal dhe vlerësoi punën e Policisë së Shtetit, duke deklaruar se ajo nuk do të ndalet në misionin e saj për mbrojtjen e qytetarëve.

Postimi i Ramës

Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur  zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!

Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër

Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj.

6 ORE ME PARE

U plagos nga shkëmbimi i zjarrit në Maliq, efektivi i "Shqiponjave" niset me helikopter drejt Traumës

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i
maliq-efektivi i plagosur edison adri

MALIQ- Edison Adri, efektivi i "Shqiponjave", i cili mbeti i plagosur rëndë nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur drejt Spitalit të Traumës. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, 36-vjeçari po transportohet me helikopterin e ushtrisë për mejkim të specializuar te Trauma në Tiranë.

Mësohet se ndihmën e parë mjekësore ai e ka marrë në spitalin e Korçës, megjithatë, ende nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua sot në Maliq, ku gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim, u vra polici Enea Mekolli./ZËRI 

 

6 ORE ME PARE

Ish-ushatarak dhe në kërkim prej 2017-ës, ky është 43-vjeçari që vrau një polic dhe plagosi rëndë kolegun e tij

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i
maliq-autori violand bracellari

MALIQ- Violand Bracellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë, ku gjatë një shkëmbi zjarri u vra efektivi Enea Mekolli dhe është plagosur Edison Adri. Braçellari është dënuar me rreth 10 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

"Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”", njoftoi policia. 

Burime bëjnë me dije se autori Bracellari ishte ushtarak dhe njohës shumë i mirë i armëve. Ai jetonte në një stan në pyll ku bënte stërvitje dhe qitje.

Mësohet se 43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, teksa policia kishte mundur ta lokalizonte dhe mëngjesin e sotëm ndërmori një operacion për ta arrestuar në vendlindjen e tij.

Siç njoftoi policia, Bracellari nuk i është bindur urdhrave të policisë dhe është përgjigjur me të shtëna kundrejt thirrjeve për dorëzim dhe është përgjigjur me zjarr ndaj efektivëve. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vdekur efektivi i forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe është plagosur Edison Adri./ZËRI

7 ORE ME PARE

E rëndë në Maliq! Vritet efektivi i "Shqiponjave", policia: Autori nuk iu bind urdhrit për t'u dorëzuar dhe hapi zjarr (EMRAT)

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i
efektivi i vrare, enea mekolli

MALIQ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Maliq, ku gjatë një operacioni policor ka humbur jetën një efektiv i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ndërsa efektivi tjetër Edison Adri ka mbetur i plagosur.

Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i
efektivi i vrare, enea mekolli
Përballja 'fatale' në Maliq! Fshihej në stan, i
efektivi i plagosur-edison adri

Sipas njoftimit të policisë, mëgjesin e sotëm rreth orës 07:30, strukturat e policisë pasi kanë lokalizuar një person në kërkim. Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dorëzohej, por ky i fundit, nuk i është bindur thirrjes dhe ka hapur zjarr ndaj policisë. 

Blutë e Korçës bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes, 43-vjeçari Violand Braçellari, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim dhe prodhim e shitje narkotikësh, është arrestuar. Aktualisht, ai ndodhet në spital, pasi është plagosi gjatë ndërhyrjes së policisë.

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie, nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.

Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë.

Poll

MOS HUMB