LIVE UPDATES

Anglia dhe Holanda kërkojnë një vend në finale! Nis përballja në Dortmund

➤ Nis përballja Angli-Holandë në stadiumin e Dortmundit në Gjermani. Dy skuadrat po kërkojnë një vend në finale këtë të mërkure, në një ndeshje që pritet ti shohim të gjitha emocionet. ➤ Skuadra që do ia dalë do të përballet me Spanjën, e cila e preu e para biletën finaliste dhe pret në fushë, njërën nga dy “titanët” e natës së sotme. ➤ Pak para ndeshjes, skuadrat publikuan formacionet zyrtare: Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders, Simons; Malen, Gakpo, Depay. Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guéhi, Trippier; Rice, Mainoo; Saka, Bellingham, Foden; Kane. ➤ Ndërkohë rrugët e Dortmundit u mbushën me tifozët holandezë, të cilët nuk nguruan as të sulmojnë tifozët anglezë.

5 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Anglia barazon me... penallti

Anglia dhe Holanda kërkojnë një vend në finale! Nis
Momenti i golit

DORTMUND- Anglia barazon me penallti. Kane nuk gabon dhe çon topin në rrjetë duke barazuar sfidën. Shihni momentin e golit./ZËRI

 

11 MUAJ ME PARE

Holanda gjen rrjetën e para, 'tulipanët' në avantazh

Anglia dhe Holanda kërkojnë një vend në finale! Nis
Pamje nga ndeshja

DORTMUND- Holanda gjen rrjetën e para duke zhbllokuar ndeshjen me Anglinë. Ishte një gol i Xavi Simons që çoi tulipanët në avantzh. Shihni golin./ZËRI

 

11 MUAJ ME PARE

VIDEO-LAJM/ Ndeshja Angli-Holandë, stuhia 'pushton' stadiumin, shiu futet brenda

Anglia dhe Holanda kërkojnë një vend në finale! Nis
Pamjet

DORTMUND- Stuhia e shiut “pushton” stadiumin e Dortmundit pak para se të nisë ndeshja mes Anglisë dhe Hoalndës. Siç shihet dhe nga pamjet, “ujëvara” shiu bien mbi stradium, ndërsa tifozët largohen me nxitim, por pa e humbur entuziazmin. Kjo nuk është hera e parë që stadiumi "fut ujë", gjë që u pa edhe në Turqi - Gjeorgji, teksa në Danimarkë-Gjermani rebeshi dhe rrufetë ndërprenë ndeshjen për 24 minuta. Nuk dihet se si do të vijohet me ndeshjen në kushte të tilla atmosferike./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Euro 2024/ Anglia dhe Holanda kërkojnë një vend në finale, publikohen FORMACIONET

Anglia dhe Holanda kërkojnë një vend në finale! Nis
Holandë - Angli

GJERMANI- Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Angli-Holandë. Dy skuadrat kërkojnë një vend në finale në Dortmund. Skuadra që triumfon do të përballet me Spanjën, e cila preu e para biletën e finaliste.

Formacionet zyrtare:

Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders, Simons; Malen, Gakpo, Depay.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Guéhi, Trippier; Rice, Mainoo; Saka, Bellingham, Foden; Kane/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

PAMJET/ Pak para sfidës, tifozët e Holandës sulmojnë me karrige anglezët

Anglia dhe Holanda kërkojnë një vend në finale! Nis
Pamje nga sherri

GJERMANI- Pak para nisjes së ndeshjes mes Anglisë dhe Holandës në Dortmund, festa e dy tifozerive duket se ka zgjatur pak, pasi të dyja grupimet janë përplasur dhunshëm me njëra-tjetrën. Siç shihet dhe nga pamjet sherri ka nisur në një lokal, ku raportohet se tifozat e Holandës, të cilët ishin dhe të shumtë në numër kanë sulmuar tifozët anglezë. Në pamje shihen tifozët e Holandës që sulmojnë me karrige tifozët anglezë./ZËRI

Poll

MOS HUMB