LIVE UPDATES

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë 'Tulipanët', Demiral hero për Turqinë

➤ Sot u luajtën dy ndeshjet e fundit të raundit të 1/16-ave të Kampionatit Europian të Futbollit, "Euro 2024". ➤ Pas kualifikimeve të djeshme (me vështirësi) të Francës dhe Portugalisë, sot do njihemi me çiftin e fundit. ➤ Holanda ka kaluar e qetë në fazën tjetër, pasi mundën Rumaninë me shifrat 0-3. ➤ Tani “tulipanët” do përballen më 6 korrik me Turqinë. ➤ Deri më tani, kombinimet për ndeshjet e ardhshme janë: Spanjë-Gjermani; Portugali-Francë; Angli-Zvicër. Çifti i fundit u vendos sot.

10 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Demiral çon Turqinë në Çerekfinale, i pret Holanda

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë

GJERMANI- Turqia ia ka dalë! Tashmë është një prej çerekfinalisteve të Euro 2024, pasi mposhtënme rezultatin e ngushtë, 2 me 1, Austrinë.

Hero i turqëve mund të konsiderohet padyshim “ylli” i mbrojtjes, Medih Demiral, i cili shënoi 2 gola.

Të parin e shënoi ne sekondën e 57 të lojës, ndërsa të dytin në minutën e 59, pavarësisht se shifrat u barazuan për disa minuta me golin e Michel Gregoritsch.

Kështu, turqit e Vincenzo Monellas do të përballen në fazën tjetër me “Tulipanët” e Holandës mbrëmjen e 6 korrikut./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

'Tulipanët' sigurojnë çerekfinalen, 'shpartallojnë' 3-0 Rumaninë

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
Pamje nga ndeshja

“Tulipanët” konfirmuan titullin e favoritit ndaj Rumanisë në “Allianz Arena” të Mynihut dhe me rezultatin 3-0 u bënë skuadra e 7-të që merr “biletën” për çerekfinalet e Euro 2024. Protagonistë të fituesve ishin Cody Hakpo me gol e asist dhe Daniel Mullen që hyri si zëvendësues në minutën e 46-të dhe shënoi dy herë!

Skuadra e Ronald Koeman tani do të presë ndeshjen e sonte me eliminim direkt të turneut, Austri-Turqi për të zbuluar kundërshtarët e tyre./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

EURO 2024/ Hakpo zhbllokon shifrat, 1-0 për "tulipanët'

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
Foto ilustruese

GJERMANI- Zhbllokohen shifrat në minutën e 20. Një goditje e shkëlqyer e Gakpo në këndin e mbyllur të Rumanisë ka përfunduar në rrjetë, duke kaluar kështu në avantazh "Tulipanët".

MOMENTI I GOLIT: 


Përballja e sotme është e 15-të mes tyre në histori. Nga 15 përballje gjithsej, në 10 raste ka fituar Holanda, 1 herë Rumania dhe 3 herë skuadrat janë ndarë në barazim. Kështu që edhe kësaj here, Rumani po kërkon që të suprizojë për të kaluar në fazën tjetër të "Euro 2024"./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Euro 2024/ 'Miniera e arit' e UEFA-s, me të ardhura 2.5 miliardë euro

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
Pamje nga një ndeshje

Euro 2024, mbi dhe përtej Champions League dhe çdo kompeticion tjetër, është turneu që gjeneron më shumë të ardhura. Një minierë e vërtetë... ari. Ato nga të drejtat televizive arritën në 1,440 miliardë euro, ndërsa ato komerciale japin 568 milionë euro, siç pasqyrohet në “llogaritë” e UEFA-s, sipas gazetës spanjolle “Marca”. Këtyre duhet shtuar 300 milionë euro nga shitja e biletave dhe më shumë të ardhura nga stadiumi që mund të arrijnë në 100 milionë euro, duke i sjellë arkat e UEFA-s afër 2.5 miliardë euro.

UEFA “përfshin” federatat, klubet dhe indirekt, lojtarët në gjithë këtë, duke mbështetur atë që e quan piramidën e futbollit, bazën e suksesit. Sigurisht, UEFA nuk u jep drejtpërdrejt para lojtarëve. Në këtë rast, janë federatat që bien dakord për të negociuar të ashtuquajturat bonuse të pjesëmarrjes.

Për shembull, siç vëren “Marca” në rastin e Spanjës, çmimi përfundimtar për çdo lojtar mund të arrijë në 400 mijë euro, që do të vijnë nga 28.25 milionë euro që do të fitonte Federata për fitoren në Berlin më 14 korrik. Gjithashtu përveç 331 milionë eurove të shpërndara për federatat, klubet do të arrijnë edhe 140 milionë euro.

Në ligat e divizionit një, të ardhurat ditore për çdo lojtar gjatë turneut janë 10,000 euro në ditë. Përveç kësaj, UEFA shpërndan pothuajse të gjitha të ardhurat e saj, minus kostot operative, pasi përmes programit HatTrick, edhe konfederatat e tjera do të marrin 571 milionë euro.

Gjyqtarët kryesorë janë paguar 5000 euro për ndeshje në fazën e grupeve, të cilat do të rriten në fazën eliminatore në 10000 euro. Për sa u përket asistentëve dhe arbitrave të katërt, shpërblimi i tyre ishte 2500 euro në fazën e grupeve dhe 5000 euro nga 1/16 e tutje.

Në Euro 2024 ka edhe një “shi” sponsorësh, pasi 14 kompani janë lidhur me pjesën reklamuese të UEFA-s. Katari vazhdon si pikë referimi, në këtë rast me Visit Qatar, kompaninë e basteve Betano, makinat elektrike kineze BYD, dy marka nga grupi Alibaba (Aliexpress dhe Alipay+) ose kompanitë gjermane Lidl dhe Engelbert Strauss. Adidas dhe Coca-Cola vazhdojnë rrugën e tyre të përbashkët me UEFA-n. Ka edhe kompani gjermane si Deutsche Bahn (DB), Deutsche Telekom, birraria Bitburger, kompania e sigurimeve Ergo dhe kompania e mishit Wiesenho./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ishte heroi i ndeshjes, Diogo Costa zbulon sekretin e pritjes së penalltive

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
Pritja e penalltive

GJERMANI- Ai ishte padyshim heroi i Portugalisë në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme, duke pritur 3 penalltitë e gjuajtur nga sllovenët, dhe duke çuar kombëtaren e tij në çerekfinale.

Në një konferencë për medias pas ndeshjes, Diogo Costa ka zbuluar sekretin e pritjes së penalltive kundër Sllovenisë. Pas performancës heroike, lojtari i ndeshjes pranoi se ndoqi instinktet për të neutralizuar gjuajtjen e tre futbollistëve slloven. 

“Kam punuar dhe jam stërvitur shumë duke analizuar penalltitë. Mbi të gjitha ndoqa instiktet e mia. Besova shumë tek vetja ime, besova në detyrën time dhe faleminderit Zotit kam arritur të ndihmoj skuadrën që është gjithmonë gjëja më e rëndësishme për mua. Ajo që është edhe më e rëndësishme është që ne kalojmë në raundin tjetër dhe shpresoj të vazhdoj ta ndihmoj skuadrën në ndeshjen e ardhshme”.

24-vjeçari konfirmoi se është një ekspert kur bëhet fjalë për pritjen e penalltive. Portieri i Portos ka neutralizuar 10 penallti nga 24 në total në 5 sezonet e tij si profesionist, që rezultojnë në një normë mesatareje prej 41.67%. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ballkani "zjarr", më të gjobiturit nga UEFA këtë "Euro2024", Spanja model

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
Foto ilustruese

GJERMANI- "Ballkani" ka qenë zjarr këtë Kampionat Europian të Futbollit. Këtë e tregojnë më së miri shifrat e "The Athletic", media e cila ka bërë një përmbledhje të Kombëtareve më të ndëshkuara në Euro 2024. Vendin e parë e mban Federata Kroate e Futbollit, e ndjekur nga ajo shqiptare. Vendin e tretë në "pole position" e mbajnë serbët. Gjobat e mëposhtme janë marrë si pasojë e sjelljeve të palejuara të tifozëve në stadiumet e Gjermanisë, por jo vetëm.

GJOBAT:

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë

Kroacia 220.875 euro
Shqipëria 171.375 euro
Serbia 166.625 euro

Më “fair-play” janë shfaqur francezët, sllovakët dhe spanjollët, që nuk kanë harxhuar asnjë cent për gjoba deri më tani. Megjithatë vendet e tjera e kanë mbushur arkën e UEFA-s me 1.2 mln euro më shumë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

U eliminua nga Euro 2024/ De Bruyne nuk e mbajtën më nervat, quan gazetarin 'budalla'

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
Kevin De Bruyne

GJERMANI- Kevin De Bruyne nuk mbeti i kënaqur nga pyetja e një gazetari pasi skuadra e tij u eliminuar përfundimisht nga "Euro2024". Pas ndeshjes, një gazetar e pyeti kapitenin e skuadrës belge për "brezin e artë" të famshëm të Belgjikës, duke pretenduar se edhe pse shumë të përfolur nuk i përmbushën pritshmëritë e vendit të tyre.

“Pra mendoni se pjesa tjetër e ekipeve, Franca, Anglia, Spanja, Gjermania nuk kanë gjenerata të arta?,”-u përgjigj belgu dhe u largua duke thënë “Idiot”.

MOMENTI ME VIDEO:


Edhe pse ishte duke shkuar drejt dhomës së zhveshjes, sërish ofendimi ndaj gazetarit u kap nga kamerat dhe po bën xhiron e rrjetit./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

“E urrej humbjen”, Xhaka: Italinë e mposhtëm pa zbritur në fushë, nuk i kisha parë kurrë në atë gjendje

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
Kombetarja zviceriane

GJERMANI- Zvicra ia doli me sukses ndaj Italisë në 1/8-tat e Euro 2024, teksa helvetët i mposhtën axurrët me rezultatin 2-0, për më tepër edhe duke dominuar me lojë. Të udhëhequr nga Granit Xhaka në rolin e kapitenit, Zvicra përgatitet për ndeshjen e çerekfinales ndaj Anglisë. Megjithatë, Xhaka në një intervistë të fundit i rikthehet edhe njëherë ndeshjes me italianët ndërsa thekson se ai kurrë nuk e kishte parë Italinë në një nivel kaq të dobët.

“Unë urrej të humbasë, edhe në stërvitje nuk e pranoj humbjen. Unë dhe Akanji zhvilluam një sezon të madh, ashtu si edhe tre lojtarët që vijnë nga Bologna. Në përgjithësi të gjithë lojtarët kanë bërë mirë këtë sezon dhe ne jemi të “uritur” për më shumë. Italinë nuk e kisha parë kurrë në këtë gjendje, ishte shumë në vështirësi. Mendoj se ne e fituam ndeshjen ende pa zbritur në fushë, kështu bënë edhe ata me ne para tre vitesh.

Jam shumë krenar për atë që kemi treguar, jam krenar për çdo pjesëtar të skuadrës dhe stafit, sepse kjo që kemi arritur është shumë speciale. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për performancën dhe lojën e shprehur. Kemi luajtur në nivel të shkëlqyeshëm dhe kemi qenë mentalisht shumë mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar prestigjioz.

E kishim në mendje atë disfatë 3-0 ndaj Italisë para tre vitesh. Por, këtë herë treguam shumë shpirt skuadre dhe arritëm një objektiv që ishte mëse i merituar. Çdo fitore na shton më shumë besimin, ishim të disiplinuar taktikisht edhe me topin në zotërim, por edhe kur kundërshtari e kishte topin në kontroll”, u shpreh Xhaka.

11 MUAJ ME PARE

‘Ky është europiani im i fundit’, Ronaldo shpjegon lotët në ndeshjen me Slloveninë: Më vjen keq për tifozët

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
Cristiano Ronaldo ne lot

GJERMANI- Portugalia kaloi në fazën çerekfinale të Euro 2024, teksa luzitanët u treguan të saktë nga lotaria e 11-metërshave përballë Sllovenisë, duke qenë se koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën me rrjeta të paprekura me rezultatin 0-0.

Në fakt, Portugalia e pati shansin e artë për ta mbyllur më parë ndeshjen teksa në fundin e shtesës së parë, Cristiano Ronaldo goditi një 11-metërsh.

Por, si rrallëherë, CR7 gaboi dhe u hipnotizua nga Oblak. 39-vjeçari e përjetoi shumë keq atë moment, madje nuk mundi të shmante as lotët. Pas ndeshjes, Ronaldo theksoi se u ndje keq për tifozët që i zhgënjeu ndërsa shtoi se për të, ky është Europiani i fundit.

“Sigurisht që ky është Europiani i fundit për mua. Por, unë nuk motivohem nga ky fakt, ajo që më mua më motivon dhe më shtyn përpara është entuziazmi. Penalltia e gabuar? Më vjen keq për tifozët. Unë do të jap gjithnjë maksimumin për këtë fanellë, pavarësisht nëse gaboj apo jo. Do ta bëj këtë për të gjithë jetën time. Jam nga ata që marrin përgjegjësi”, u shpreh Ronaldo.

Në fund kapiteni i portugezëve nuk mund të mos shprehte vlerësimin për portierin Diogo Costa. “Ai na shpëtoi”, tha Ronaldo.

Në “ruletën ruse” të penalltive, Portugalia ia doli që falë 3 pritjeve të portierit Diogo Costa të kalonte Slloveninë, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Por vëmendjen e të gjithëve e mori Cristiano Ronaldo, i cili shpërtheu në lot pas penalltisë së humbur në minutën e ‘105, rrezikoi të “hidhte në erë” rrugëtimin e Kombëtares së tij.

Kur Bernardo Silva vendosi penalltinë e fundit në favor të Portugalisë, shumica e shokëve të tij u vërsulën menjëherë drejt golashënuesit, por Ronaldo, tashmë 39 vjeç, u pa të shijonte thuajse në heshtje këtë fitore.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë shtrëngoi grushtin, përqafoi mikun e tij Joao Cancelo dhe u duk se morri frymë i lehtësuar, pasi efekti i penalltisë së humbur në shtesë dhe lotët e hidhur që e kapluan gjatë pushimit të shkurtër ishin ende të pranishëm. 

11 MUAJ ME PARE

Nga ferri në parajsë, lotët e Cristiano Ronaldos pas humbjes së penalltisë bëjnë xhiron e rrjetit… Kapitenin e shpëton portieri

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
Cristiano Ronaldo ne lot

GJERMANI- Edhe pse shihej si skuadra favorite, përballja me Slloveninë nuk ishte e lehtë për portugezët, të cilët arritën që të preknin çerekfinalen vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë

Cristiano Ronaldo provoi gjithçka në pak minuta në Deutsche Bank Park të Frankurtit, ndërsa fati i buzëqeshi vetëm në fund, duke e çliruar nga ndjesia e fajit të humbjes së 11-metërshit.

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë

Fillimisht Ronaldo humbi penalltinë në kohën shtesë që mund të kishte mbyllur ndeshjen, e pas saj shpërtheu në lot. Shokët e skuadrës vrapuan te kapiteni i tyre për ta ngushëlluar dhe kjo duket se i dha frytet.

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
ronaldo ne lot
EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
ronaldo ne lot

Në serinë e penalltive pasi ndeshja përfundoi 0-0, Ronaldo mori topin i pari dhe këtë herë arriti ta mundte portierin Oblak duke i dhënë zemër skuadrës. Pasi tundi rrjetën kërkoi sërish ndjesë. Merita gjithsesi i shkon portierit portugez Diogo Costa i cili u priti tre penallti sllovenëve.

EURO 2024/ Zbulohen çerekfinalistët e fundit, kalojnë
ronaldo iu kerkon ndjese tifozeve

Tani kjo i përket së kaluarës, pasi në çerekfinale Portugalia do të përballet me Francën, ku asgjë nuk mund t’i lihet në dorë fatit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB