LIVE UPDATES

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare, autori më i përkthyer shqiptar (VEPRAT E TIJ)

➤Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare. ➤Ai ka lënë pas dhjetra vepra, kryesisht në prozë, por edhe në poezi dhe përkthime. ➤Kadare është autori shqiptar më i pëkthyer, ndërsa veprat e tij janë në të paktën 45 gjuhë. ➤Në 30 vitet e fundit, jeta e Kadaresë ishte e ndarë mes Francës dhe Shqipërisë.

23 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

A ka lënë amanet Ismail Kadare? Përgjigjet miku i shkrimtarit

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Sadik Bejko

TIRANË- Poeti shqiptar Sadik Bejko kujtoi sot mikun e tij, shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta sot në moshën 88-vjeçare.

Në një intervistë për "Euronews Albania", Bejko tregoi se kohët e fundit ishte takuar shumë shpesh me Kadarenë, duke zbuluar edhe një detaj lidhur me dëshirën e fundit. I pyetur nëse Ismail Kadare ka lënë ndonjë amanet, Bejko u shpreh se jo, por shtoi se dorëshkrimet e papërfunduara janë të vetmet gjëra që ka lënë pas.

“Në bisedat që kemi bërë bashkë deri ditët e fundit, ka qenë një periudhë e gjatë që e takonim shumë shpesh, nuk di të jetë pasur amanete, ishte njëri që i mbante sekrete personale, familjare. Botuesi i tij ishte më shumë se një djalë, e ka nxjerrë përditë nga shtëpia, i botoi me shkronja të arta gjithë përmbledhjen e vet. Nuk mendoj që ka lënë amanete. Për dorëshkrime? Ai ishte shkrimtar, aty duhet parë arkivi i një shkrimtari. Humbja e tij nuk është personale, është kombëtare. Sytë tanë janë me lot, zemrat tona qajnë, por ajo është një humbje që do ta ndiejmë edhe më shumë me kalimin e kohës,”-tha ai.

Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë mortore./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Një film për Ismail Kadarenë, regjisori Piro Milkani rrëfen për bashkëpunimin: Nuk e falte mediokritetin

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Piro Milkani

TIRANË- Regjisori Piro Milkani, i cili mban firmën e një filmi dedikuar Ismail Kadaresë për jetën e tij ka kujtuar gjeniun e letrave shqipe. Në një intervistë të dhënë për “Debat”, Milkani ka treguar detaje nga prapaskenat e filmit duke zbuluar se Kadare ka dhënë kritika dhe sugjerime për filmin. Ndër të tjera theksoi se shkrimtari ishte një person që nuk e donte mediokritetin, ndaj ishte i interesuar që gjithçka lidhur me filmin të shkonte mirë. 

“Ishte një bashkëpunim me Kadarenë, kam bashkëpunuar me të që në 1969, kemi pasur takime dhe diskutime të ndryshme, kënaqësi ishte e veçantë, realizuam një film për 1 orë e 10 minuta, ishte një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, xhiruar në Gjirokastër, Moskës, Parisë e Tiranë, Kadare interesohej shumë, më pyeste “pse e vonon kaq shumë” dhe unë i thoja që “dua të bëjë një film shumë të mirë”. Pata emisione të veçanta se është një njeri që nuk fal mediokritetin e realizmit, kishim shumë emocion dhe shkuam në studio për të parë punën, kisha shumë emocion, filloi të bënte disa vërejtje thelbësore dhe disa sugjerime. Një njeri me mendje të ndritur dhe autoritar. Bashkëpunimi ishte një mrekulli,”- tha Pirro Milkani.

Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë mortore./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Shuhet Ismail Kadare!

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË- Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare ka mbyllur sytë në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari i madh u shua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mëngjesin e sotëm në orën 08:50. Ai ka lënë pas dhjetra vepra, kryesisht në prozë, por edhe në poezi dhe përkthime. Në 30 vitet e fundit, jeta e Kadaresë ishte e ndarë mes Francës dhe Shqipërisë. Ismail Kadare ishte burim frymëzimi dhe për kinematografinë e tij. Personazhet e skalitura mjeshtërisht nga ai në librat që shkroi, u bënë pjesë të filmave shqiptarë.

Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi me studime në Moskë në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki". Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Kur ishte 13 vjeç zbuloi Makbethin e Shekspirit, dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista "Pionieri" në Tiranë. Në moshën 17-vjeçare shkroi dy poezi për Stalinin, gjë që sipas Malcolm, ndihmoi në botimin e librit të tij të parë në moshën 18-vjeçare, një përmbledhje poetike e titulluar “Frymëzime djaloshare”.

Vepra e parë e rëndësishme e Kadaresë është romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), që është një pikë kthese në prozën moderne shqiptare. Në prozën e tij, Kadare e vështron të shkuarën jo vetëm si histori qëndrese heroike, por si histori mbijetese të identitetit shqiptar. Më pas, pasuan romanet “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “Muzgu i perëndive të stepës”, “Vit i mbrapshtë”, “Shkaba”, “Spiritus”, “Hija”, “Pasardhësi”, ku vihen përballë vlerat e jetës dhe çmimi i vdekjes.

Romani “Kush e solli Doruntinën” (1979) u kujtoi bashkëvendësve ringjalljen, rilindjen, atë vlerë që gjendej në baladat e hershme të tyre dhe që mbante shenjën e humanizmit të Rilindjes Europiane. “Kronikë në gur” (1971) është romani i dytë i Kadaresë që trajton temën e luftës antifashiste, e parë me sytë e një fëmije tregohet si një lojë, ku palët shfaqen si në një teatër. Ndërkaq, romani “Kështjella” është quajtur “roman historik”, por dhe “roman i heroit të papranishëm”.

Nocioni i kështjellës është i pranishëm edhe te “Prilli i thyer” (kulla e ngujimit); te “Krushqit janë të ngrirë”, te “Ndërtimi i piramidës së Keopsit”, te “Piramida”. Në të kundërtën, nocioni i urës gjendet tek “Ura me tri harqe”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Kushëriri i engjëjve”. Romani “Dimri i madh” (1977) është varianti i ripunuar i veprës “Dimri i vetmisë së madhe”, që u botua më 1973, në të cilin trajtohet tema e konfliktit me sovjetikët.

Romani tjetër “Koncert në fund të dimrit”(1987), trajtoin temën e konfliktit me kinezët. Romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1979) përfaqëson veprën më problematike dhe më mospajtuese të Kadaresë me realizmin socialist Thelbi i romanit është alegoria politike antitotalitariste, duke marrë shkas prej mënyrës së funksionimit të ish-Perandorisë Osmane.

Në vitin 1992, Kadare u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin "Man Booker Prize" i nominuar krahas nobelistëve Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj.

Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet, në 2010-n, u nderua në Itali me çmimin Lerici Pea. Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Ai është shkrimtari i vetëm shqiptar që është kandiduar pesë për të fituar çmimin Nobel në Letërsi. Kadare la pas bashkëshorten e tij, shkrimtaren Helena Kadare, dhe dy vajzat, Gresa e Besiana./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Vdekja e Ismail Kadaresë, Qeveria shpall 2 dhe 3 korrikun ditë zie në nderim të tij

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË-  Këshilli i Ministrave ka miratuar dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotme. Data 2 dhe 3 korrik janë shpallur ditë zie kombëtare, në nder të shkrimtarit më të madh që ka njohur historia e Shqipërisë. Po ashtu, në njoftimin zyrtar lajmërohet se të mërkurën do të ketë homazhe publike dhe ceremoni shtetërore për nder të tij tek Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit.

Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë mortore./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, rrëfimi i mikut të tij: Po bëhej gati të shkonte në shtëpinë verore për pushime

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, banorët shprehën hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur shqiptar. Në shtëpinë ku lindi Kadare, që tani është kthyer në muze, vizitorët thanë se lajmi ishte shokues, por vepra e shkrimtarit të shquar mbetet për t'u përcjellë nga të gjithë brezat. Bashkëkohës të Kadaresë thonë se Gjirokastra mori famë të përbotshme prej krijimtarisë së Kadaresë, ashtu si edhe shkrimtari mori shumë nga qyteti i gurtë ku lindi dhe kaloi fëmijërinë.

Në shtëpinë e lindjes së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare flamuri kombëtar u përkul, ndërsa banorët e Gjirokastrës e pritën të shokur lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit.

Thanas Dino një mik i hershëm i Ismail Kadresë tha se lajmi ishte i papritur.

“Ndërsa Kadare po bëhej gati të shkonte në shtëpinë verore për pushime morëm lajmin e hidhur,”- tha Dino.

Dino tha se "Ismail Kadare ishte një njeri që të jepte ekuilibër. Kadare kishte një dashuri të brendshme të thellë dhe interesohej shumë për njerëzit, pavarësisht se ishte krijuar një perceptim se ai ishte indiferent.

“Po të ishe me Ismailin ekuilibroheshe. Mua më dukej se ishte një njeri që i jepte ekuilibër tërë shoqërisë, gjithë vendit. Figurat e mëdha janë si orientimi nga malet, si ato Farat në det që orientojnë lundërtarët.”

Dino thotë më tej se Gjirokastra dhe Kadare janë të lidhur pazgjidhmërisht.

“Ismaili është një shkrimtar i këtij formati , i këtij lloji se është nga Gjirokastra. Shiko dimensionet e Gjriokastrës, një qytet i dendur dhe i ngjeshur dhe i lartë. Mendja e tij është një Gjirokastër e vogël dhe vepra e tij është kështu. Në qoftë se ai do ishte nga një qytet tjetër do bënte një letërsi tjetër. Vepra e Kadaresë është pjellë e këtij qyteti, fat i madh.Vepra letrare e Kadaresë tani do marrë një peshë edhe më të madhe,"- thotë Dino.

“Është një humbje shumë e madhe, një ditë që mendonim se nuk do vinte jo unë dhe njërëzit e letërssië por vetë kombi shqiptar mendonte që s`do vinte kjo ditë. Por tani kaq fuqi kemi dhe mendoj se vepra e tij do marrë një peshë më të madhe, tani do kërkohet më shumë ai dhe do orientohemi më shumë peej tij. Ky është nderimi më i madh që mund t`i bëhet një shkrimtari dhe një figure të madhe”.

Ndërsa Cezar Kotoni thotë se që kur ishte i vogël lexonte me endje veprat e Kadaresë. Cezari që ka pasur takime të shpeshta me shkrimarin thotë se Kadare interesohej gjithmonë për gjërat e çuditshme të Gjirokastrës. Në shtëpinë e lindjes që tani është kthyer në muze vizitorët e pritën sot të shokuar lajmin thotë Bruno Pjetri, udhërrëfyes.

Dy turistë spanjollë tek vizitonin shtëpinë thanë se kanë lexuar disa nga veprat e Kadaresë.

“Ai ishte një shkrimtar i madh dhe po lë pas një vepër të madhe. E mësuam nga fqinja e shtëpisë këtu që Kadare sot u nda nga jeta, jemi shumë të mërzitur”.

Engjëll Serjani gazetar thotë se Gjirokastra ka pjesën vet të çmuar në veprat e Kadaresë që nga romani “Kronikë në gur” dhe deri tek romani më i fundit “Darka e gabuar”.

“Kadareja i dha një emër të madh Gjiroakstrës jo vetëm në hapësirat shqiptare por në të gjithë botën me rreth mbi 50 përkthime të veprave të tij, pjesën më të madhe të të cilave me ngjare dhe episode që vijnë nga ky qytet i veçantë”, thotë Serjani.

Në shtëpinë e shkrimtarit erdhi sot edhe mjeshtri i polifonisë gjirokastrite Roland Cenko për të përcjellë motivet e dhimbjes por edhe fjalët e zemrës për shkrimtarin e shquar. Kadare ia dhuroi shtëpinë lindjes qyteti të gurtë gati 30 vite më parë dhe ajo pret tani me mijëra vizitorë.

Në një nga vizitat e tij atje në odanë e shtëpisë ku lindi, Kadare tha se ulej në një stol të vogël dhe shkruante, tek një dritë e bukur hynte nga dritarja…/VOA

11 MUAJ ME PARE

Shuhet Ismail Kadare, Rexhep Qosja i jep lamtumirën: E nderonim njëri-tjetrin

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare

PRISHTINË- Ndoshta ka qenë reagimi më i pritur i ditës, por erdhi edhe pse vonë! Shkrimtari i njohur nga Kosova, Rexhep Qosja, i ka dedikuar disa rreshta Ismail Kadaresë, i cili u shua ditën e sotme. Në rrjetin e tij social, Qosja fillimisht bën ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kadaresë. E më pas ndalet tek marrëdhënia e tyre personale.

"Mes Ismail Kadaresë dhe meje kohë pas kohe ka pasur edhe gjykime e vlerësime polemike si pasojë e pikëpamjeve tona të ndryshme për cështje të ndryshme kulturore dhe letrare në përgjithësi. Në letërsinë evropiane është bërë historike bindja e pranuar prej krijuesve më të shquar evropianë se ata që polemizojnë me njëri tjetrin ata polemizojnë sepse e nderojnë dhe e duan njëri tjetrin,"-shkruan Qosja.

Më pas, ndalet për të vlerësuar figurën e gjeniut të librave, duke vënë theksin se pasuria që ai ka lënë pas, do të shkruhen në historinë e Shqipërisë.

"E gjithmonshme dhe e gjithkohshme është edhe krijimtaria e shumëllojshme e Ismail Kadaresë: proza letrare, shkrimet publicistike, trajtesat historiko letrare dhe kritike e eseistike. Të gjitha këto - emri Ismail Kadare, jetëshkrimi i tij, krijimtaria mendore, veprimtaria kulturore, shoqërore, etike dhe kombëtare në përgjithësi përbëjnë vlerën e madhe kulturore shqiptare."

"Fërkimet" e para mes Rexhep Qosjes dhe Ismail Kadaresë, me shumë gjasa duhet të jenë shënuar në fillim të viteve 70-të, pas disa kritikave që Qosja shkroi për veprën e Kadaresë në atë periudhë. Por nuk ishte e vetmja! U zhvillua një luftë e gjatë mediatike që u shoqërua me shkëmbimin disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes të dyve. Debati nisi nga një libër i Kadaresë që arsyetonte rreth identitetit kombëtar të shqiptarëve. Qosja iu përgjigj me një seri shkrimesh duke e akuzuar shkrimtarin për racizëm ndaj myslimanëve shqiptarë dhe myslimanëve në tërësi.

Kadare dhe Qosja kanë pasur rivalitet mes tyre që në vitet e para të demokracisë, duke kulmuar në vitin 1997, kur Qosja e cilësoi rebelimin që kishte dërguar Shqipërinë në anarki, “Revolucion të vonuar Demokratik” duke dalë qartazi në përkrahje të opozitës, kurse Kadare në një intervistë për e cilësoi rebelimin si një përplasje midis komunistëve dhe nacionalistëve duke dalë përkrah qeverisë.

Por duket se pavarësisht çdo gjëje, mes tyre, ka mbizotëruar gjithmonë respekti.

REAGIMI I PLOTË I REXHEP QOSJES: 

Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta intelektuali dhe krijuesi Ismail Kadare. U shpreh ngushëllimet më të thella bashkëshortes së tij shumë të nderuar e të dashur, shkrimtares Helena Kadare, bijave të tij Gresa dhe Besiana dhe të gjithë familjarëve të tjerë të familjes Kadare. U shpreh ngushëllimet më të thella edhe miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe lexuesve të tij të shumtë. Ismail Kadare dhe unë kemi pasur takime kur e kur edhe familjare, bashkëbisedime, vlerësime e nderime të ndërsjella. Mirëkuptimi dhe nderimi i ndërsjellë mes Ismail Kadaresë dhe meje në masë të madhe do të bazohej në qëndrimin tim ndaj tij kur ai do të shpërngulej prej Tiranës në Paris.

Mospajtuesve që do ta kritikojnë Ismail Kadarenë me familjen që ishin larguar prej Atdheut unë do t’u përgjigjem: ky është qëndrim i atdhetarit dhe i krijuesit Ismail Kadare dhe këtë qëndrim të tij ne duhet ta respektojmë me mendje e me zemër. Unë jam i sigurt se frytet e shpërnguljes së Ismail Kadaresë në Paris ne do t’i shohim dhe përjetojmë shpejt në kulturën tonë kombëtare. Ismail Kadare dhe unë kohë pas kohe kemi shkruar për krijimtarinë e njëri tjetrit. Unë e kam propozuar përkthimin e romanit të tij Kështjella në gjuhën serbo-kroate dhe kam shkruar një parathënie shumë vlerësuese për romanin dhe krijuesin e tij Ismail Kadarenë. Ismail Kadare, ndërkaq, e ka shkruar parathënien për romanin tim Vdekja më vjen prej syve të tillë të botuar në Paris. Por, mes Ismail Kadaresë dhe meje kohë pas kohe ka pasur edhe gjykime e vlerësime polemike si pasojë e pikëpamjeve tona të ndryshme për cështje të ndryshme kulturore dhe letrare në përgjithësi. Në letërsinë evropiane është bërë historike bindja e pranuar prej krijuesve më të shquar evropianë se ata që polemizojnë me njëri tjetrin ata polemizojnë sepse e nderojnë dhe e duan njëri tjetrin.

Familjarët e Ismail Kadaresë dhe të pikëlluarit e tjerë i ngushëlloj me besimin se ndarja e Ismail Kadaresë nga jeta është vetëm një ndarje trupore. Emri i tij dhe jetëshkrimi i tij janë të gjithmonshëm, sepse janë emër dhe jetëshkrim të pavdekshëm, janë historikë. E gjithmonshme dhe e gjithkohshme është edhe krijimtaria e shumëllojshme e Ismail Kadaresë: proza letrare, shkrimet publicistike, trajtesat historiko letrare dhe kritike e eseistike. Të gjitha këto - emri Ismail Kadare, jetëshkrimi i tij, krijimtaria mendore, veprimtaria kulturore, shoqërore, etike dhe kombëtare në përgjithësi përbëjnë vlerën e madhe kulturore shqiptare. Në sajë të tyre Ismail Kadare në të përtashmen dhe në të gjithë të ardhmen do të jetë personalitet madhështor historik i Kombit Shqiptar, të cilit do t’ia dhurojnë ndjenjat e tyre, mendimet e tyre, përkushtimet e tyre të gjithë brezat e shqiptarëve pavarësisht ku do të jetojnë ata.

Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88-vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë mortore./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

I ati u nda nga jeta, reagon për herë të parë Besiana Kadare: Do t’afrohem tek varri...kohë e pamjaftueshme!

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail dhe Besiana Kadare

TIRANË- Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit Ismail Kadare ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga jeta të të atit në moshën 88-vjeçare. Reagimin e saj, Besiana ka zgjedhur që ta bëjë me një poezi të të atit, të titulluar: Kohë e pamjaftueshme. Vargjet e kësaj poezie duket se pasqyrojnë gjithë atë që po ndjen në këto momente hidhërimi për familjen e saj, ndërsa të gjithë shkrimin e shoqëron me një zemër të thyer. Por është mjaftuar me kaq, duke zgjedhur që t'i japë lamtumirën e fundit të atit, ashtu siç ai dinte më mirë...me vargjet e tij. 

POSTIMI I BESIANA KADARE:

Kohë e pamjaftueshme
S’kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do t’më duhen së paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t’afrohem tek varri humbak.
Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këte peshë, si?
Me të s’mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s’e lë kurrsesi.
I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88 vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë mortore./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Vdekja e autorit

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

Një lajm i hidhur, që një ditë do të vinte – dhe që i rriteshin gjasat me çdo ditë që kalonte; e megjithatë, që nuk ka kuptim dhe që nuk do të ketë shumë kuptim: I shquari Ismail Kadare u nda prej kësaj bote. Librat e tij i kemi dhe i lexojmë dhe do t’i lexojmë; fjala e tij gjithnjë na përhihet para syve dhe në mendje; bota e ndjellë prej fiksionit të tij letrar, sado fantastike, fiton dora-dorës një realitet të vetin, që qëllon edhe t’i mbivendoset këtij tonit, të përbashkëtit.

Si të pajtohet njeriu me ikjen e shkrimtarit? Më të lehtë e kam të përfytyroj dhimbjen e Helenës, të Gresës dhe të Besianës, por edhe të miqve që i kam pasur të përbashkët me të; kujtoj si do ta qante nëna ime, që e kish pasur shok të afërt, në universitet – por u nda nga kjo botë para tij, dhe duke lexuar një libër-intervistë me të, që ato ditë Covid-i sapo kish dalë. Siç arrij të përfytyroj dhimbjen e të gjithë atyre që e duan fjalën shqipe dhe janë identifikuar me frymën e veprës së tij, në trojet e shqipes dhe gjetiu në botë; dhe janë mësuar me praninë e tij herë në qendër, herë në periferi të vetëdijes së tyre. Njerëz të apasionuar pas dinjitetit, vlerës letrare, estetikës së fjalës; njerëz që te Kadareja kishin investuar shpresën e tyre, përballë mediokritetit kulturor që i rrethonte dhe që i rrethon ende. Dhimbjen e tyre e përfytyroj dhe bëhem pjesë e saj.

Njëlloj e mendoj edhe fundin e fenomenit Kadare si epilogun e asaj Shqipërie kulturore që, për shkak të një kombinimi unik rrethanash, arriti të materializohej në vitet politikisht më të errëta për qytetarët e saj, të cilët – pavarësisht nga frika, ankthi, dhuna totalitare dhe kalbëzimi moral – nuk i braktisën ambiciet e tyre. Brenda asaj Shqipërie kulturore Kadareja ishte barkëtari që tentoi ta zhvendoste vendin e vet nga Lindja në Perëndim, siç e zhvendosi veten; një orvatje njëherazi e dëshpëruar dhe e dënuar jo aq të dështonte, sa të pillte, në analizë të fundit, një lloj të ri izolimi në mediokritet. Por këtij tragetimi me barkë, si aventurë, nuk i munguan momentet herë rrëqethëse herë entuziaste; sikurse nuk i mungoi vullneti për gjeste të mëdha, dhe aq më tepër të mëdha, në krahasim me peshën e Shqipërisë në balancat globale.

Mjaft të kujtoj këtu rolin që luajti Kadareja – dhe sidomos, rolin që publiku në Shqipëri kujtoi se luajti Kadareja – në kalimin nga totalitarizmi në post-totalitarizëm; identifikimin e tij, në sytë e shumicës, me Disidentin me D të madhe, që nuk ishte; por që megjithatë veproi si i tillë, të paktën në fantazitë tona; dhe ashtu e patëm edhe ne një shkrimtar të madh, disident dhe “europian”, i cili u largua pastaj nga fushëbeteja, duke kërkuar strehë në Francë, njëlloj si Skënderbeu dikur, që pat zgjedhur të luftonte kundër ushtrive osmane rrethuese të Krujës duke u larguar nga kështjella.

Natyrisht, unë i përkas brezit që ende e mendon si të mbyllur, krijimtarinë e Kadaresë, në fund të vitit 1990; ndryshe nga një brez tjetër, mjaft më i ri, që atë autor e ka njohur me vepra të tjera, të ndryshme, të botuara më pas; dhe aq më keq, me angazhimin e tij si intelektual publik. Ai vit u tregua moment kthese jo vetëm për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në Europën e pas-Luftës së Ftohtë, por edhe për fatin e shkrimtarit, në përpjekjet e tij për të ruajtur atë relevancë që, në analizë të fundit, do të rezultonte triviale – në krahasim me radhët e librave që kishim në biblioteka. Dhe, në çdo rast, brezi im e njohu Kadarenë dhe u apasionua pas tij, duke e parë si shkrimtarin shqip, që shkruante për ne dhe që na ushqente me ato iluzione, për të cilat kishim nevojë; çfarë është edhe detyra edhe morale, edhe sociale, e letërsisë.

Mbase edhe brezat që erdhën më pas, e lexuan krijimtarinë e tij të mëpasme sipas të njëjtave kode; çfarë më bën të përsërit se viti 1990 jo vetëm e ndau historinë e Shqipërisë dhe të Kadaresë vetë më dysh, por njëlloj i ndau edhe lexuesit e tij, ata që e patën zgjedhur për kapiten të tragetit, dhe që pastaj qëlloi që u gdhinë, një ditë pranvere të fillimviteve 1990, në një anije refugjatësh drejt brigjeve të Perëndimit, pa kapiten. Tani është momenti i koreve të përshpirtshme dhe i klisheve të zhvarrosura dhe i fytyrave të vrerosura të të gjithë atyre që prej Kadaresë nuk kanë lexuar asgjë ose, më keq akoma, kanë lexuar por vetëm për t’u armatosur në betejat e tyre banale; momenti që prisnin të gjithë ata që eksitohen vetëm nga vdekja – sepse vdekja i lejon t’i nxjerrin në publik mendimet dhe qëndrimet e tyre të hekurosura. Do të thuhet, siç pritet, se njerëz si Kadareja “nuk vdesin kurrë”, paçka se kjo është çuditërisht e vërtetë, për çdo shkrimtar aq të dashur dhe aq të lexuar sa ai. Si për shumë të tjerë, edhe për mua shkrimtari i madh mbetet i gjallë dhe pishtar i ndezur, për sa kohë mbetet gjallë tek unë jehona e veprës së tij letrare dhe dëshira për t’iu kthyer e rikthyer.

Dhe ende nuk po flas këtu për atë Kadare – kategori tekstologjike dhe narratologjike, përemër të parë të gramatikës letrare e kulturore kombëtare – që e kemi bërë tonin dhe që na ka folur dhe na flet, madje edhe kur flasim për të, e përmendim, e diskutojmë dhe e kujtojmë. Tashmë i gramatikalizuar, ai e ka arritur pavdekësinë ndryshe nga ç’pretendojnë dhe ç’do të pretendojnë t’ia japin pushtetarët, burokratët dhe përfituesit që edhe këtë herë do të jenë të shumtë; dhe fati i tij nuk do të ndahet dot më, nga fati i kulturës shqipe në shekullin XXI e më tej; dhe të gjuhës shqipe, si gjuhë e denjë për ambiciet më guximtare.

I qoftë dheu i lehtë!

11 MUAJ ME PARE

Ndërroi jetë sot/ Homazhet për Ismail Kadaren do të mbahen të mërkurën në orën 11:00

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË- Ismail Kadare ndërroi jetë sot, por homazhet për të do të mbahen të mërkurën. Në orën 11.00, të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë që t'i japin lamtumirën e fundit shkrimtarit të vetëm shqiptar, i cili u nominua për çmimin Nobel në Letërsi. Ceremonia do të kryehet nga Kryeministria. E më pas kortezhi mortor i Kadaresë do të përcillet për në banesën e tij të fundit. Por deri më tani nuk ka asnjë njoftim se për ku do të prehet përgjithmonë shkrimtari.

Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88 vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet, ku edhe po i bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë mortore./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

"Duke sfiduar vapën e Tiranës"/ FOTOLAJM- Kjo ishte dalja e fundit e Ismail Kadare...

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË- Shkrimtari Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 88 vjeçare. Daljen e tij të fundit e ka zbuluar botuesi Bujar Hudhri. Në rrjetet e tij sociale, Hudhri kishte postuar një foto pak ditë më parë, bashkë me shkrimitarin Kadare teksa të dy konsumonin kafe.

"Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës. Bar Juvenilja, e hënë, 24 qershor 2024,"-shkruan botuesi Bujar Hudhri.

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Postimi i plotë

Fotografia është bërë në 24 qershor 2024, në lokalin e preferuar të Kadare në Tiranë. Kjo ishte hera e fundit që e pamë të gjallë.../ZËRI

11 MUAJ ME PARE

'Le Monde' rikthen intervistën e Kadaresë: Më thonë se nuk isha i sinqertë me diktatorët…

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

PARIS- Ishte romani i parë i Ismail Kadaresë, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", botuar në Shqipëri në vitin 1963, që i solli famë, duke e bërë menjëherë një nga të paktët shkrimtarë shqiptarë të njohur ndërkombëtarisht. I përkthyer në mbi 45 gjuhë dhe fitues i çmimeve më prestigjioze letrare (Man Booker, Prince of Asturias, Jerusalem Prize), shkrimtari Kadare vdiq në Tiranë të hënën, më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare.

Ai lindi më 28 janar 1936, në Gjirokastër, një qytet që ndodhet 200 kilometra larg Tiranës, në jugun e Shqipërisë. Qyteti i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s njihej gjatë Perandorisë Bizantine si Argyropolis, "Qyteti i Argjendtë". E ishte pikërisht ky qytet historik, ai që luajti një rol të rëndësishëm në punën e tij. Kadare e përshkroi atë në romanin e tij të vitit 1971 "Kronikë në gur" dhe në veprën e tij madhështore autobiografike të vitit 2015, "Kukulla". Në jetën e tij si në tregimet e tij, Kadare kthehej gjithmonë në Gjirokastër, “qyteti më i pjerrët në Europë”, i vetmi ku mund të “vareshit kapelën në majë të një minareje”.

Dyshime të përjetshme për paqartësi

Gjirokastra ishte gjithashtu vendlindja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha (1908-1985). Gjë që ishte, natyrisht, një rastësi e rastësishme, por Kadare e ndjeu se tërhiqej pak më shpesh nga ajo, nga Hoxha, nga diktatura, nga historia politike e vendit të tij. Se ai u thirr për të shpjeguar se si ai kishte mundur të mashtronte apo të merrej me regjimin, një formë komunizmi për të cilën ai kishte njohur pothuajse çdo version, rus, kinez dhe më pas plotësisht autonom.

Duke folur me "Le Monde" në vitin 2001, ai nuk e fshehu lodhjen e tij për të shmangur gjithmonë dyshimet e paqartësisë për të kur e pyetën për Shqipërinë.

"Më vjen neveri të shpenzoj kaq shumë energji duke folur për këtë. Në thelb, ajo që njerëzit më pyesin është se si dola i gjallë nga sistemi? Por ju mund të qëlloheni për gjërat më të vogla, kështu që pse duhet të sakrifikoja veten? Këto kush ligjëron më thotë: 'Nuk ishe i sinqertë me diktatorët.' Por a është e nevojshme të jesh i sinqertë me banditët dhe kafshët e egra?"

Sinqeriteti i tij, tha ai, ushtrohej në artin e tij. Në të vërtetë, letërsia ishte me të që në moshë të re. Në moshën 9-vjeçare, kur komunizmi u përhap në vendin e tij, ai tashmë ishte "i fiksuar pas idesë për të gjetur kuptimin e fjalëve". Në moshën 12-vjeçare, ai shkroi vargjet e tij të para. Pas studimeve në Universitetin e Arteve në Tiranë, ai u dërgua në Moskë, në Institutin Maxime-Gorki – të cilin e evokoi në Muzgun e perëndive të Lindjes – një institucion akademik i specializuar në krijimin letrar ku, në atë kohë, të gjithë të rinjtë të kalibrit të tij u dërguan ata që ishin pjesë e “trupave elitare të realizmit socialist”./Përkthyer dhe përshtatur nga ‘’Le Monde’’-ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Kadaresë, ambasada e BE dhe SHBA: Vepra e tij krijoi ura mes Shqipërisë dhe botës

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË-Ambasada e BE-së dhe ajo e SHBA kanë reaguar për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare. Në reagimin e Ambasadës amerikane vlerësohet krijimtaria e shkrimtarit të madh Kadare. Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës.

Ambasada e SHBA: Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020. Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar.

Po ashtu edhe Ambasada e BE-së ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh. Ambasada shprehet se zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë.

Ambasada e BE: Lajm i trishtë nga Tirana sot. Ismail Kadare, një kolos i letrave dhe zë i dashur i Shqipërisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Zëri i tij i fuqishëm letrar, i përkthyer në 45 gjuhë, bëri jehonë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, duke shfaqur kulturën e pasur dhe të larmishme shqiptare në mbarë botën. Proza e tij e mprehtë, depërtuese dhe gjithsesi mirëdashëse pasqyronte kompleksitetin e historisë dhe folklorit të Shqipërisë. Ngushëllimet tona më të sinqerta për të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e admiruan gjenialitetin e tij. Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë gjatë.

Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal sot në moshën 88 vjeçare. Shkrimtari i madh është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Vdekja e Ismail Kadaresë, homazhet merren përsipër nga kryeministri Rama

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË- Homazhet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare, janë marrë përsipër nga kryeministri Edi Rama. Lajmi është bërë i ditur nga botuesi Bujar Hudhri, i cili ka dhënë detaje dhe nga gjendja shëndetësore e shkrimtarit në ditët e fundit.

“Mendoj që ka ikur i lumtur, edhe pse nuk i shkon letërsisë së tij kjo fjalë. Ishte i lumtur që vjet Onufri nxori veprën e tij të plotë, që koicidonte 70 vjet me letërsinë e tij, në ato 7 vëllime herë 1000 faqe, jam i lumtur që kjo vepër madhështore u promovua në panairin e librit në Prishtinë. Ishte një atmosferë që Kadare u ndje shumë mirë.

Ka qenë i dobët fizikisht, kishte dëshirë të dilte, dilte me vështirësi. Dilte te kafja e tij e preferuar, me miqtë e tij. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura në kafene duke biseduar dhe takuar njerëz”, u shpreh botuesi./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

“Iku i lumtur dhe pa pengje”, botuesi i Ismail Kadaresë: Ishte i dobët fizikisht, kishte vështirësi në lëvizje

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare dhe Bujar Hudhri

TIRANË- Botuesi i Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që ndërroi jetë ditën e sotme, Bujar Hudhri, ka treguar se si ka qenë gjendja shëndetësore e tij në ditët e fundit. Në një intervistë për Top Channel, Hudhri ka thënë se, Kadare vazhdonte takimet e tij në kafen e preferuar në Tiranë, edhe pse dukshëm ka qenë i dobët fizikisht, ndërsa lëvizte me vështirësi.

Hudhri: Nuk e kisha menduar një lajm të tillë, kam menduar që një shkrimtar i madh si Kadare nuk i përket kësaj bote, por një planeti paralel të letërsisë. Më trishton që Kadare më thoshte që shtëpia botuese është shtëpia e dytë e shkrimtarit dhe më shumë se kurrë i ndjej këto fjalë. Unë e kam ndjerë gjithmonë këtë raport timin, unë jam botuesi i tij.

A iku me ndonjë merak Kadare, çfarë bisedonit?

Hudhri: Mendoj që ka ikur i lumtur, edhe pse nuk i shkon letërsisë së tij kjo fjalë. Ishte i lumtur që vjet Onufri nxori veprën e tij të plotë, që koicidonte 70 vjet me letërsinë e tij, në ato 7 vëllime herë 1000 faqe, jam i lumtur që kjo vepër madhështore u promovua në panairin e librit në Prishtinë. Ishte një atmosferë që Kadare u ndje shumë mirë.

Si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

Hudhri: Ka qenë i dobët fizikisht, kishte dëshirë të dilte, dilte me vështirësi. Dilte te kafja e tij e preferuar, me miqtë e tij. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura në kafene duke biseduar dhe takuar njerëz.

A jeni kontaktuar nga personalitete të huaja?

Hudhri: Kadare është pjesë e thesarit botëror, mori çmimet më të larta, vlerësimi më i madh është që është në panteonen e letërsisë botërore. Një shkrimtar nuk ka lindje dhe vdekje, nuk ka një kufi kohor.

Kush do të kujdeset për homazhet?

Hudhri: Homazhet janë marrë përsipër nga Kryeministri.

11 MUAJ ME PARE

Ismail Kadare ‘bashkon’ politikën/ Mesazhe ngushëllimi nga krerët më të lartë të shtetit në Shqipëri dhe Kosovë

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË- Vdekja e Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh në historinë e Shqipërisë, ka sjellë reagime të politikanëve në të dy anët e kufirit. Krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe të Kosovës, kanë përcjellë mesazhet e tyre të ngushëllimit, në drejtim të familjes së Kadaresë, por edhe të gjithë shqiptarëve, që kanë humbur njeriun e madh të letrave shqipe. Presidentët Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Edi Rama, si dhe përfaqësues te tjerë të politikës, kanë reaguar në rrjetet sociale për humbjen e Kadaresë.

Bajram Begaj

Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne. Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!

Edi Rama

Sapo mësova lajmin e trishtueshëm të largimit nga mesi ynë të monumentit më të madh të kulturës shqiptare, i cili tanimë u ngjit në piedestalin e përjetësisë dhe asnjë fjalë s’më vjen në këtë moment, po vetëm ideja e ribotimit të këtij mesazhi të publikuar për ditëlindjen e tij.

“Duke shkruar për të këtë urim, më erdhi në mend se sa shumë njerëz kanë marrë penën që të bëjnë libra, dizertacione, mastera, doktoratura, referate, artikuj, shkrime, jetëshkrime e shkarrashkrime, me ditirambe, vlerësime e deri edhe ofendime, për librat e tij e për të vetë dhe se sa pak gjasë ka, që vargmalet e letrave të tyre të kenë një fat më të mirë se sa kështjellat e rërës, që kalamajtë ngrenë buzë detit, duke parafytyruar heronjtë e përrallave e të balladave apo bajlozët e gogolët e kërcënimeve të dëgjuara përpara gjumit.

Dhe me këtë mendim po e le këtë shënim (që të njëjtin fat me ato kështjella do të ketë) me një falenderim të thjeshtë, pa pretenduar asgjë më shumë se sa shprehjen e mirënjohjes së madhe ndaj Ismailit për monumentin fantastik që i ka ngritur gjuhës shqipe, duke ma bërë edhe më të madhe dashurinë për këtë gjuhë të hatashme, të cilën ne shqiptarët kemi fatin të flasim e të shkruajmë si gjuhë amtare; për kënaqësinë e jashtëzakonshme të udhëtimeve në botën e ngjarjeve, personazheve, emocioneve që ai ka jetësuar me lehtësinë e një magjistari, nxjerrë në dritë fuqinë e një ekzorcisti dhe magazinuar me saktësinë e një gjirokastriti; për hidhërimet që u ka shkaktuar mediokërve e për buzëplasjen që u ka provokuar xhelozëve me suksesin e tij jehues në dhjetra gjuhë të kësaj bote, e patjetër edhe për debatin e pambarimtë mes barrikadave, ku janë rreshtuar përballë tash 30 vjet, admiruesit e shkrimtarit dhe gjykatësit e qytetarit a thjesht njeriut Ismail Kadare - ku unë vetë kam mësuar e kuptuar jo pak me kalimin e viteve...

Ah, krejt personale kjo, po edhe për Vladimir Majakovskin, gjeniun vullkanik të poezisë ruse, që po të mos ekzistonte Ismail Kadareja nuk do ta kisha njohur kurrën e kurrës dot, në një prej takimeve më të mahnitshme të jetës sime me letërsinë!

Po ndalem këtu dhe duke uruar sot bashkë me ditëlindjen e tij edhe që gojëdhana se Ismaili nuk shkruan më, të jetë vetëm një lojë e tij e radhës me personazhet e jetës reale, ku ai gjithnjë ka qenë si një i huaj me prejardhje e me pashaportë shqiptare, fjalën e fundit të këtij urimi ia le Majakovksit të shqipëruar prej Kadaresë:

"Mendimin tuaj,

që ëndërron në trurin e butë,

si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,

do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;

gjersa të ngopem, idhnak e brutal."

Tani nuk është më gojëdhanë, Ismaili nuk shkruan më!

Lindita Nikolla

Me veprën që krijoi, Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave, u ngjit në Olimpin e letrave shqipe.

Me rrezatimin e përbotshëm të veprës së tij, Kadare e ngjiti letërsinë dhe kulturën shqiptare në majat e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit botëror.

Vjosa Osmani

Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë.

Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet.

Me këtë dashuri, të cilën ai e ka shprehur gjithandej veprave të tij, ai i ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë, duke e lartuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore.

Populli i Kosovës, sikur i gjithë populli shqiptar, sot është në zi. Ai humbi kolosin e dijetarin më të njohur shqiptar, humbi mbështetësin e pandalshëm të së drejtës së popullit shqiptar në Kosovë për të jetuar i lirë e i mosvarmë e promovuesin e pandalshëm të kësaj të drejte gjithandej botës. Humbi shkrimtarin e papërsëritshëm, të cilit si Presidente kisha nderin t’ia dorëzoja shtetësinë e Kosovës kohë më parë, sikurse edhe Urdhrin "Hasan Prishtina".

Për dhjetëvjetësha të tërë, ai e kultivoi artistikisht e intelektualisht ndjenjën e lirisë, duke na bërë edhe ne, shqiptarëve të Kosovës, ta kuptonim më mirë përmasën e lirisë e ta gjakonim atë përjetësisht.

Kapërcimi i tij në jetën e përtejme shënjon ndarjen fizike nga ne, por ai do të mbetet përjetësisht në zemrat e në shpirtrat e miliona lexuesve e adhuruesve të veprës së tij, në zemrat e shpirtin e çdo shqiptari, kombit të cilit i shërbeu deri në frymën e fundit.

Lavdi veprës e jetës së kolosit Ismail Kadare!

Albin Kurti

Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë.

Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë.

Ngushëllime të gjithëve.

Sali Berisha

Dielli perëndoi përgjithmonë për gjeniun botëror të letrave, Ismail Kadare.

Të dashur miq, sot mort, zi dhe dhimbje për mbarë kombin shqiptar. Ismail Kadare, gjeniu botëror i letrave shqipe, dhe njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës, mbylli sytë përgjithmonë për të mbetur për jetë i pavdekshëm në olimpin e veprave të tij.

Laureat i çmimeve me prestigjoze të letrave si Man Booker, Prince des Asturies, Jerusalem Prize, veprat e Ismail Kadares u përkthyen në rreth 45 gjuhë të botës.

Në kohërat më të errëta të regjimit hoxhist kur me një varg apo poezi mund të hapje varrin tënd, me gjithë konformizmin që kishte si alternativen me te mire burgun dhe internimin, Ismail Kadare arriti të dalë nga shtrati i Prokrustit me vepra si “Pallati i Ëndrrave” etj për të cilat regjimi e censuroi për vite të tëra. Në vitin ‘90 Ismail Kadare ishte një avokat i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe hapjes së Shqipërisë. Ai pas largimit nga Shqipëria, nga mërgimi në Paris mbështeti Lëvizjen Studentore dhe Revolucionin Demokratik që përmbysi diktaturën komuniste në Shqipëri.

Duke u përulur me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë para kujtimit dhe veprës të ndritur të Ismail Kadares, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar miqve, të afërmëve dhe lutem së bashku me ta që shiprti i madh i tij të prehet në paqen e merituar. Amin!

Ilir Meta

Kombi shqiptar humbi sot gjeniun e madh të letrave dhe shprehësin më të jashtëzakonshëm të fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës tonë krijuese, që si askush tjetër u dha atyre përmasa botërore, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Ismail Kadare ishte për shqiptarët një dritë shprese në një nga periudhat më të errëta të vendit, zëri universal kundër totalitarizmit, një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, që me kryeveprat letrare të lëna trashëgim do t’i jemi mirënjohës përjetë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së dashur Kadare, komunitetit të shkrimtarëve e publicistëve dhe mbarë kombit shqiptar për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!

Lulzim Basha

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, është një lajm i trishtë për kulturën dhe kombin shqiptar.

Patriarku i letrave shqipe, ambasadori i kulturës shqiptare në botë, shkrimtari që mbajti gjallë vetëdijen dhe shijen letrare për gati gjysmë shekulli, mbylli sytë përgjithmonë për të fituar pavdekësinë në altarin e letërsisë dhe kulturës së përbotshme.

Me veprën e tij letrare, me shumëllojshmërinë e zhanreve dhe universin e temave, Kadare është krenaria e kulturës kombëtare dhe përfaqësuesi më i denjë i letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Me largimin e tij nga kjo botë, kultura dhe letërsia ka humbur një zë origjinal të jashtëzakonshëm, kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar, familja dhe të afërmit njeriun e dashur, miqtë dhe kolegët mikun e tyre të pazëvendësueshëm.

Në këtë ditë të trishtë, jam pranë familjes dhe të afërmve me lutjet për paqe të merituar dhe amshim të paharruar! Le të prehet i qetë, shkrimtari ynë i madh!

/ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Shuhet gjeniu i letrave shqipe, mediat e huaja: Kadare, një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË-Zemra e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare u ndal mëngjesin e sotëm në moshën 88 vjeçare. Përveçse një humbje e madhe për letërsinë shqiptare dhe vendin tonë edhe mediat e huaja i kanë kushtuar një artikull shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadare. 

'Washington Post' njofton se romancieri i njohur shqiptar Ismail Kadare ka vdekur pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Tiranë. Në shkrim përmenden se vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin 'Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit" gjatë një vizite të presidentit francez në kryeqytetin shqiptar. Franca e kishte bërë më parë edhe bashkëpunëtor të huaj të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike, si dhe Komandant të Legjionit të Nderit.

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
ARTIKULLI

'The Guardian' specifikon se tregimet e tij alegorike, të informuara nga jeta nën komunizmin shtetëror, tërhoqën vlerësime ndërkombëtare, por ai këmbënguli se nuk ishte një shkrimtar politik. 

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
ARTIKULLI

Mediat franceze po ashtu kanë shkruar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar. 'Le monde' teksa njofton për ndarjen nga jeta të Ismail Kadares, shkruan se ai shpesh krahasohej me George Orwell ose Franz Kafka, përdori metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Enver Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
ARTIKULLI
ARTIKULLI

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare

 

 

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare

'Associated Press' shkuraun 'Ismail Kadare: Një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë.'

Romancieri Ismail Kadare -i cili vdiq në moshën 88 vjeçare — përdori stilolapsin e tij si një armë vjedhurazi për t’i mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë Enver Hoxha. Tregimi i tij i sofistikuar, shpesh i krahasuar me atë të George Orwell ose Franz Kafka, përdori metaforë dhe ironi për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.

Kohët e errëta sjellin surpriza të pakëndshme, por të bukura”, tha Kadare për 'AFP'.

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
ARTIKULLI

“Letërsia shpesh ka prodhuar vepra madhështore në epokat e errëta, sikur të kërkonte të korrigjonte fatkeqësinë që u është shkaktuar njerëzve,” tha ai.

Në shkrim përmendet se shpesh ai u propozua të fitonte një çmim Nobel për punën e tij të madhe, e cila u gërmua në mitet dhe historinë e vendit të tij për të zbërthyer mekanizmat e totalitarizmit.

'The Herald' shkruan gjithashtu se është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare romancieri shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
ARTIKULLI
11 MUAJ ME PARE

Dashuria e madhe e jetës së tij! Si nisi marrëdhënia mes Ismail dhe Helena Kadaresë

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail dhe Helena Kadare

TIRANË- Ismail dhe Helena Kadare, prej një jete kanë jetuar historinë e tyre të dashurisë, nga e cila sollën në jetë dy vajza, ndërkohë që ajo që i njohu dhe i bëri bashkë, është padyshim pasioni që të dy ata kishin për letërsinë. Për Helena Kadarenë, edhe ajo shkrimtare, nuk ka qenë e lehtë që të spikaste me veprat e saj, ndërsa ishte bashkëshortja e njeriut më të madh të letrave shqipe. Ajo ka qenë shoqëruesja, mbështetësja dhe përkrahësja e Ismail Kadaresë, në çdo vendim të tij, njësoj si dhe ai i marrë në vitin 2021, për të lënë përfundimisht Francën dhe për t’u rikthyer në Shqipëri.

“Letërsia është kuptimi i jetës sime, gjëja më e mirë që kam pasur në jetën time. Ju thatë se nuk jam marrë me veten time, por me punët e tim shoqi, por ishte letërsia që më lidhi me të”, tregonte Helena Kadare, e para shkrimtare femër, që përballoi gjininë e romanit me veprën “Një lindje e vështirë”. Sipas saj, ishte pikërisht letërsia që e njohu me Ismailin, ashtu si qe po letërsia që bëri që lidhja e tyre të ishte aq e gjatë.

“Që kur isha nxënëse shkolle, kam shkruar tregimet dhe poezitë e para, sigurisht shumë të dobëta, por ato tërhoqën vëmendjen e shkrimtarit. Ai nuk ishte këtu, ishte në Moskë student dhe ai më uroi për tregimin që kisha botuar te ‘Zëri i Rinisë’ dhe për mua e mori vesh gjithë gjimnazi që mora një letër prej tij.

Nga kjo shkrepje nisi udhëtimi ynë shumë i gjatë. Në Francë, të gjithë miqtë që takonim ishin të ndarë, të rimartuar dhe kur na pyesnin ne se sa vite kishim bashkë, u thosha 100 vjet, aq e gjatë dhe me histori është jeta jonë. Pra, një çift që jetoi gjatë dhe mendoj që shkaku kryesor ka qenë letërsia”, ka thënë ajo në një intervistë të dhënë disa vite me parë, teksa morën vendimin për t’u kthyer në Shqipëri.

Gjatë një takimi që ka pasur në qytetin e Durrësit, Helena Kadare përshkruante ndjesinë e vendimit për t’u kthyer përgjithmonë në Shqipëri.

“Ishim në Francë përpara tri javësh, mblodha gjithë dorëshkrimet dhe librat e Ismailt, prisha edhe qiranë që jetonim në apartament dhe u kthyem përfundimisht këtu. Me shumë gëzim, madje. Parisi ishte si një fantazmë, çdo gjë ishte e mbyllur, errësirë, as bare, as restorante. Gjithçka që ishte lezeti i Parisit ishte zhdukur. Thashë: të keqen e Tiranës, sa qejf që bëhet në Tiranë. Dhe e pritëm me padurim kthimin në Tiranë e tani në kohën e vapës, në Durrës. Kështu që kam qenë pranë jush këto kohë”, shprehej asokohe Helena Kadare.

Gjimnazistja dhe më vonë studentja e letërsisë nisi karrierën si shkrimtare duke botuar romanin e parë "Një lindje e vështirë" në vitet ’70, e shoqëruar nga syri kritik i të shoqit, i cili kishte në atëkohë famën si një prej shkrimtarëve më të mirë të vendit. “Kam shkruar shumë herët, por lidhja me Ismailin më bëri të mendoja se, çfarë do të thoshte ai, për ato që unë shkruaja. Ma lexoi fillimisht ai atë roman. “Mirë, nuk është i keq. Por jo kush e di se çfarë. Mos kujto se çfarë ke bërë”, më tha”, ka kujtuar më tej ajo, ndërsa pas romanit të parë erdhën “Bashkëshortët”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”. E pyetur e çfarë mendonte ajo kur shkrimtari e shndërronte marrëdhënien e tyre dhe atë vetë në personazhe të romaneve të tij, siç ishte Ana tek “Përbindëshi”, Helena Kadare do të thoshte “Po, por ai vetë nuk ka qenë koshient, sepse ia kanë bërë këtë pyetje edhe shumë herë të tjera. “Pse ashtu është?! Jo nuk është ashtu”. Anën, e ka një personazh shumë të dashur, e ka përdorur shpesh". 

Mes rreshtave, Helena Kadare rrëfente: “Ai është “Princi” që nuk di të bëjë asnjë punë që e do çdo gjë gati dhe unë që vazhdoj t’i bëj njëlloj si të gjitha gratë shqiptare”. /ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

“I mistershëm, i padepërtueshëm”, gazetari rrëfen takimin me Kadarenë: Jetonte në zonën gri, mes jetës dhe vdekjes

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare dhe Ermal Mulosmani

TIRANË- Gazetari Ermal Mulosmani, ka përshkruar takimin e fundit me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili sipas tij është një prej 3 njerëzve më me ndikim në të gjithë historinë e kombit tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Mulosmani shkruan se së fundi Kadare, jetonte në një zonë gri, atë mes jetes dhe vdekjes, ndërsa nuk e kishte humbur deri ditën e fundit misterin që e shoqëronte në portretin e tij.

Teksa përshkruan takimin me një prej njerëzve që admiron më së shumti, Mulosmani shkruan se Kadare së fundi ishte si një Hamlet i mjegulluar, që shfaqte pak interes për gjërat e kësaj botre.

Postimi i Mulosmanit:

Ismail Kadare është, për mua, shqiptari i tretë më i madh në historinë e kombit pas Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Kurrë nuk më ka lënë indiferent një libër i tij, një ese apo intervistë. Kam pasë një admirim të pafshehur për stilin e tij unikal, pasurinë gjuhësore, ironinë tipike dhe sidomos për aurën kadareane të ftohtësisë, një mister që e dallonte shkrimtarin nga çdo tjetër.

Isha me fat që e takova në të gjallë. Kohëve të fundit Ai jetonte në një zonë gri, mes jetës dhe vdekjes, dukej sikur po mendohej se çfarë do gjente në kapërcim të kësaj bote. Ai mu duk më tepër si një personazh kadarean a më mirë shekspirian sesa si vetë shkrimtari. Si një Hamlet i mjegulluar, për të cilin gjërat e kësaj bote nuk kishin interes.

Ndoshta ishin qesharake.

Unë i evitoj takimet me njerëzit që admiroj pikërisht nga droja e deluzionit, dua t’i mbaj në imagjinatë më shumë sesa në kujtime. Por takimi me Ismailin, në ditët e fundit të tij në këtë jetë, më la pikërisht shijen që imagjinoja: i mistershëm, i padepërtueshëm, kadarean. Rrallë ndodh që imagjinata të përkojë me realitetin.

Vendin e vërtetë të Kadaresë në Panteonin e letërsisë do ta vendosë koha. Por, unë besoj, se në nivelin shqiptar, Kadareja do të jetë figura më e madhe që e kalon lëmin e letërsisë.

/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

DETAJE/ U shua në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i madh Ismail Kadare ndërroi jetë në QSUT

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË- Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas Shtëpisë Botuese Onufri, Kadare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në orën 08:50.

“Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë”, shkruan Shtëpia Botuese Onufri.

11 MUAJ ME PARE

Ismail Kadare frymëzoi edhe Kinematografinë Shqiptare! Personazhet e filmave që u skalitën prej tij

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË- Ismail Kadare ishte padyshim shkrimtari më i madh i letrave shqipe, ndërsa personazhet e skalitura mjeshtërisht nga ai në librat që shkroi, ishin burim frymëzimi edhe për kinematografinë shqiptare. Shumë personazhe të filmave shqiptarë u frymëzuan nga veprat e Kadaresë, të cilat janë përkthyer në 45 gjuhë të botës, duke e bërë atë shkrimtarin më të madh që vendi ynë ka pasur në të gjithë historinë e tij.

GJENERALI

Një prej librave që ka bërë me shumë bujë me “kovertimin” në film është “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i cili ka pasur sukses të jashtëzakonshëm edhe në Teatrin Kombëtar, asokohe Popullor.

Në vitin 1975, romani bie në duart e regjizorit Vladimir Prifti, i cili sheh menjëherë si pjesë të filmit, ‘gjeneralin’ Bujar Lako. Përveç tij nuk mungojë edhe emra të tjerë korifejsh të skenës shqiptare, si: Guljelm Radoja, Rosa Anagnosti, Ndriçim Xhepa etj.

Ashtu siç edhe është shkuar në libër, ngjarjet zhvillohen në Shqipëri ku një gjeneral ushtarak italian bashkë me një prift vijnë për të kërkuar eshtrat e ushtarëve të tyre të vrarë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Në mes të një shumice të të vrarësh kërkohet edhe një kolonel, por fatin e tij e di vetëm një plakë…

PRILLI I THYER

“Të paftuarit” është filmi tjetër bazuar në skenarin e Ismail Kadaresë, përshtatur me mjeshtëri nga Kujtim Çashku. Gjithë ngjarja bazohet nga trillimi në librin “Prilli i thyer”, skenar që i vodhi zemrën edhe një prej aktorëve më përzgjedhës, Vangjush Fuxhiut. Ky i fundit ishte fokusuar i gjithë tek Teatri, rrallë shfaqej në filma, por për skenarin e Kadaresë nuk e mendoi dy herë.

Ngjarjet në libër por edhe në film, janë zhvendosur në prill të vitit 1939, duke përshkruar muajin e mjaltit të shkrimtarit Besian Vorpsi dhe të shoqen Diana. Rruga e tyre bie ndesh me Gjorg Berishën, i cili shijon ditët e fundit në male, për t’u ngujuar me pas në kullën e tij. Por teksa shkon të paguajë taksën për vrasjen që ka bërë, koha e tij kalon si rënë ndër duar…

“Ju flet TIRANAAAAA”

“Radiostacioni” është një kryevepër tjetër e materializuar në një formë tjetër, atë të metrazhit të filmit. E gjitha bazohet në romanin e Ismail Kadaresë, “Nëntori i një kryeqyteti”. Një skuadër partizane në të cilën është anëtare Teuta merr urdhër të ringrenë ‘Radio Tiranën’. Partizanët mbledhin punonjësit e mëparshëm të Radio Tiranës dhe intelektualë të ndryshëm që kanë qëndruar larg gjatë kohës së luftës që të ndihmojnë me transmetimin, ndërsa Teuta bëhet folësja e parë për Tiranën e lirë. Regjisori i filmit, i ndjeri Rikard Larja, në një nga intervistat e tij të fundit e përshkruante marrjen e ‘detyrës’ për ta vendosur skenarin në Kinema, si një prej perlave të punëve të tij.

“Më thanë ka bërë skenarin Ismaili, merre dhe bëje film. Thashë ky është fat për mua. Si të gjithë shqiptarët, sa dilte libri ne e përpinim. Shohimçfarë ka shkuajtur, çfarë thotë dhe çfarë nuk thotë. Kur e kam lexuar e kam parë film gjithë kohën. I dija vendet ekzakt. Vetëm duhet ta punoja. Fola me Ismailin, bëj ç’të duash më tha. Ma dha lejen. Lexova edhe njëherë librin. Unë kam shtuar një karakter, por asnjë fjalë nga vetja. E mora tekstin e Ismailit nga fillimi deri në fund. Mora idenë e Ismailit, se ai luan shumë me idenë. Ishte arkivisti i radios. Këto fshatarët që lanë krrabën, dolën malit dhe donin të bëheshin borgjezë. Ky është gjenialiteti i Ismailit. Është parashikues i jashtëzakonshëm. Ashtu ndodhi vërtetë,”-u shpreh i ndjeri.

Për bashkëveprimin me Kadarenë dhe adhurimin që kishin për të, ka folur qartë edhe aktorja Elvira Diamanti, e cila luan rolin e Teutës, një prej personazheve kryesorë të filmit. Ajo e kujton takimin me shkrimtarin si momentin më të vështirë të xhirimeve, duke përshkruar frikën se portreti i saj, nuk do t’i përputhej fantazisë së tij për Teutën…

“Që unë do të luaja një film kjo ishtë një gjë shumë e bukur. Por që do të luaja një nga personazhet e Kadaresë, kjo ishte e jashtëzakonshme. Ka qënë idhulli im. Në sheshxhirim vjen Helena dhe Ismail Kadare. Pyet Ismaili: Kush e luan Teutën? Unë kisha ngrirë kaq shumë dhe nuk e di si u zvogëlova brenda rrobave, mundësisht të zhdukesha. Të zhbëhesha. Mendoja se do ta zhgënjej, se kushedi si e ka përfytyruar Teutën. Dhe do i dal unë ndërkohë, një gocë as 50 kile. Por jo…,”- rrëfente Elvira Diamanti.

DIMRI I MADH

“Ballë për ballë” është film artistik i metrazhit të gjatë, prodhuar në Shqipëri më 1979, po ashtu me regji të Kujtim Çashkut, por kësaj here me ndihmë nga Piro Milkani. Gjithë skenat janë bazuar nga libvri, me personazh kryesor Besnik Bermemën, përkthyes në konferencën e partive komuiste të mbajtur në Moskë në vitin 1961. Ai ishte dëshmitar i thyerjes më të madhe midis dy partive komuniste që i përkisnin respektivisht një kombi të madh dhe një kombi të vogël.

Ngjarjet dramatike në konfliktin ushtarak ndodhin në një bazë detare në territorin Shqiptar në Pashaliman të cilën Sovjetikët nuk arrtitën ta përvetësonin. Çdo gërmë e shkuar nga Kadare, është e interpretuar në mënyrë të denjë nga të barabartët me të në kinematografi. Në role kryesore, u besuan: Sulejman Pitarka, edhe njëherë Bujar Lako, Agim Shuke, Kadri Roshi, Sheri Mita, Mevlan Shanaj dhe sigurisht… Timo Flloko. Ajka e kinemasë për më të mirin e letërsisë shqipe.

VITI I MBRAPSHTË

Koha e Kometës është film shqiptar, ndër më të fundit që është bazuar në skenarin e shkrimtarit, duke dalë për publikun vetëm në vitin 2008. Fatmir Koçi vendosi të risjellë ngjarjet, duke u kthyer shumë pas, në Shqipërinë e 1914. Gjatë kësaj kohe princi gjerman u caktua mbret i shqiptarëve dhe merr një letër nga fanatikët myslimanë që të bëhet synet, por ai nuk pranon. Shestani (mysliman) dhe katër shokë të tij nisen që të luftojnë për lirinë e Atdheut dhe gjatë rrugës, takon Agnesën një vajzë katolike, të cilën po e dërgojnë në Manastir kundër dëshirës së saj.

Shestani dhe Agnesa bien në dashuri dhe në vënd që të gjejë luftën, që ndryshon dhe zhvendoset, ai gjen dashurinë. Për pasojë Shestani braktis luftën dhe kthehet me Agnesën në shtëpi. Rolet u janë besuar aktorëve të rinj, por nuk mungojnë as emra me peshë si: Xhevdet Ferri dhe Çun Lajçi. Karakterin e Shestanit, e luan më së miri Blerim Destani, i shoqëruar në skenë nga Masiela Lusha.

11 MUAJ ME PARE

Kush ishte Ismail Kadare, dashuria për letërsinë, jeta dhe veprat që la pas

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
ISMAIL KADARE

Është shuar në moshën 88-vjeçare shkrimtari i madh Ismail Kadare. Familjarët kanë njoftuar urgjencën orët e para të mëngjesit, por shkrimtari nuk është shpëtuar dot dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. 

Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm.  Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi me studime në Moskë për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ai fitoi njohje ndërkombëtare që kur romani i tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” u botua në vitin 1963, kur Shqipëria qeverisej nga qeveria komuniste e diktatorit Enver Hoxha.

Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Kur u vendos regjimi komunist në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër. Në moshën 12 vjeçare u arrestua nën akuzën “falsifikues monedhash”, meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe dhe ia kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit në shkollë, dy ditë përpara ditës së votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri avokati i Kadarenjve dhe e liruan për shkak të moshës së mitur.

Kur ishte 13 vjeç zbuloi Makbethin e Shekspirit, dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista "Pionieri" në Tiranë. Në moshën 17 vjeçare shkroi dy poezi për Stalinin, gjë që sipas Malcolm, ndihmoi në botimin e librit të tij të parë në moshën 18 vjeçare, një përmbledhje poetike e titulluar Frymëzime djaloshare.

VEPRAT

Vepra e parë e rëndësishme e Kadaresë është romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), që është një pikë kthese në prozën moderne shqiptare. Në prozën e tij, Kadare e vështron të shkuarën jo vetëm si histori qëndrese heroike, por si histori mbijetese të identitetit shqiptar. Pasojnë romanet: “Prilli i thyer”, “Kamarja e turpit”, “Pashallëqet e mëdha”, “Muzgu i perëndive të stepës”, “Vit i mbrapshtë”, “Shkaba”, “Spiritus”, “Hija”, “Pasardhësi”, ku vihen përballë vlerat e jetës dhe çmimi i vdekjes.

Romani “Kush e solli Doruntinën” (1979) u kujtoi bashkëvendësve ringjalljen, rilindjen, atë vlerë që gjendej në baladat e hershme të tyre dhe që mbante shenjën e humanizmit të Rilindjes Europiane. Ndërkaq, “Kronikë në gur” (1971) është romani i dytë i Kadaresë që trajton temën e luftës antifashiste, e parë me sytë e një fëmije tregohet si një lojë, ku palët shfaqen si në një teatër. Ndërkaq, romani “Kështjella” është quajtur “roman historik”, por dhe “roman i heroit të papranishëm”.

Nocioni i kështjellës është i pranishëm edhe te “Prilli i thyer” (kulla e ngujimit); te “Krushqit janë të ngrirë”, te “Ndërtimi i piramidës së Keopsit”, te “Piramida”. Në të kundërtën, nocioni i urës gjendet tek “Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut”, “Kushëriri i engjëjve”. Romani “Dimri i madh” (1977) është varianti i ripunuar i veprës “Dimri i vetmisë së madhe”, që u botua më 1973, në të cilin trajtohet tema e konfliktit me sovjetikët.

Romani tjetër “Koncert në fund të dimrit”(1987), trajtoin temën e konfliktit me kinezët. Romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1979) përfaqëson veprën më problematike dhe më mospajtuese të Kadaresë me realizmin socialist Thelbi i romanit është alegoria politike antitotalitariste, duke marrë shkas prej mënyrës së funksionimit të ish-Perandorisë Osmane.

Ndërkaq, letërsia e Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Veprat e Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

ÇMIMET

Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin "Man Booker Prize" i nominuar krahas nobelistëve Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t'i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri.

Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet, çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea. Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ai është shkrimtari i vetëm shqiptar që është kandiduar pesë për të fituar çmimin Nobel në Letërsi. Kadare është martuar me shkrimtaren, Helena Kadare, dhe kanë dy vajza, Gresa dhe Besjana./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Të përkthyera në 45 gjuhë të botës, 10 veprat më të lexuara të Ismail Kadaresë

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË- Kjo e hënë e parë e Korrikut, është një ditë e trishtë për Shqipërinë, me humbjen e shkrimtarit Ismail Kadare. Ai u gjet i pajetë nga familjarët e tij mëngjesin e kësaj të hëne, duke ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ndërsa ka lënë pas një sërë veprash, që janë përkthyer në 45 gjuhë të të ndryshme.

Më poshtë është edhe lista me 10 librat më të lexuar të Ismail Kadaresë, gjatë gjithë veprimtarisë së tij letrare.

“Pallati i ëndrrave”

Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e ka listuar mes veprave më të mira. Kjo vepër ka qenë nxitje që Kadare të përfshihet në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë. Si e tillë, ajo sot vazhdon të lexohet me ëndje dhe rrok një numër të madh interpretimesh nga lexuesit e ditëve tona.

“Kronikë në gur” 

Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtrisht në romanin e Kadaresë. “Kronikë në gur” afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë “universin Kadare“. Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të “realizmit magjik”.

“Prilli i thyer” 

Duke lexuar “Prillin e thyer” kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. “Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë”. I shkruar më 1978 dhe i botuar fillimisht më 1980 në një përmbledhje tregimesh e novelash, të titulluar “Gjakftohtësia”, “Prilli i thyer” e pa dritën e botimit si libër më vete shumë vite më pas, pas rënies së komunizmit. I vetmi roman në qendër të të cilit shtjellohen ngjarje që lidhen me kodin zakonor shqiptar, një nga shenjat identifikuese më të moçme e të dallueshme të kombit, kjo vepër është një ndër më të njohurat e Kadaresë në planin botëror.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” 

Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar.

“Kështjella” 

Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.

“Dimri i vetmisë së madhe” 

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare, tepër e ngjashme me problemet tona. Ky roman provon se fuqia rrafshuese e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, siç është shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.

“Ura me tri harqe” 

Në qendër të librit  gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë.

“Aksidenti” 

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës. Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.

“Kristal” 

Botimi i librit poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq” të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese “Onufri” po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm. Ansambli prej njëqind poezish që përmbajnë këto dy libra, përfaqëson pjesën më të mirë të krejt krijimtarisë poetike gati gjysmëshekullore të Kadaresë.

“Mosmarrëveshja” 

Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Shqiptarët me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin me drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.

11 MUAJ ME PARE

Letërsia shqiptare humb më të madhin e saj, shuhet Ismail Kadare

2 ditë zie kombëtare! Shuhet në moshën 88-vjeçare
Ismail Kadare

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare. Autori më i madh i letrave shqipe, ka ndërruar jetë në Tiranë, ndërsa ka lënë pas një trashëgimi të pashlyer me veprat e tij.

Familjarët kanë njoftuar urgjencën orët e para të mëngjesit, por shkrimtari nuk është shpëtuar dot dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.  Ai është shkrimtari i vetëm shqiptar që është kandiduar disa herë për të fituar çmimin Nobel në Letërsi. Ai është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë, ndërsa veprat e tij janë kryesisht në prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Ismail Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Kur ishte 13 vjeç zbuloi Makbethin e Shekspirit, dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista “Pionieri” në Tiranë. Në moshën 17 vjeçare shkroi dy poezi për Stalinin, gjë që sipas Malcolm, ndihmoi në botimin e librit të tij të parë në moshën 18 vjeçare, një përmbledhje poetike e titulluar “Frymëzime djaloshare”.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin «Princesa de Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015. Viteve të fundit ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ndërsa shumë vite të jetës së tij i kaloi në Francë, ku u nderua 1 vit më parë dhe me çmimin e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit, nga Presidenti francez Emmanuel Macron. 

VEPRAT E ISMAIL KADARESË

· Frymezimet djaloshare, 1954

. Enderrimet, 1957

· Shekulli im, 1961

· Gjenerali i ushtrise se vdekur, 1963 - The General of the Dead Army

· Perse mendohen keto male, 1964

· Vjersha dhe poema te zgjedhura, 1966

· Qyteti i jugut, 1967

· Dasma, 1968 - The Wedding

· Motive me diell, 1968

· Keshtjella, 1970 - The Castle

· Autobiografi e popullit ne vargje dhe shenime te tjera, 1971

· Kronik‘ n‘ gur, Tirana, 1971 - Chronicle in Stone

· Dimri i vetmise se madhe, 1973

· Linja te largeta, shenime udhetimi, 1973

· N‘ntori i nj‘ kryeqyteti, Tirana, 1975

· Poezia shqipe 28, 1976

· Koha, vjersha dhe poema, 1976

· Emblema e dikurshme, tregime e novela, 1977

· Dimri i madh, 1977 - The Great Winter

· Ura me tri harqe, 1978 - The Three-Arched The Bridge

· Prilli i thyer, 1978 - Broken April (published in Gjakftohtesia, 1980)

· On the Lay of the Knights, 1979

· Poezi, 1979

· Buzeqeshje mbi bote, 1980

· Gjakfohtesia, 1980

· Autobiografia e popullit ne vargje, 1980 - The Autobiography of the People in Verse

· Kush e solli Doruntinen, 1980 - Doruntine

· Nj‘ dosje p‘r Homerin, 1980

· Sjell‘si i fatkeq‘sis‘, 1980

· Viti i mbrapsht‘, 1980

· Krushqit jan‘ t‘ ngrir‘, 1980

· Vepra letrare, 1981-89 (12 vols.)

· Nenpunesi i pallatit te endrrave, 1981 - The Palace of Dreams

· Prilli i thyer, 1980 - Broken April

· Koha e shkrimeve: tregime, novela, pershkrime, 1986

· Koncert n‘ fund t‘ dimrit, 1988 - The Concert

· Eskili, ky humbes i madh, 1990

· Ftese ne studio, 1990

· Migjeni ose uragani i nderprere, 1990

· Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe, 1991

· Enderr mashtruese, tregime e novela, 1991

· Ardhja e Migjenit n‘ let‘rsine shqipe, 1991

· Printemps albanais, 1991

· Nga nje dhjetor ne tjetrin, 1991 - Albanian Spring

· Perbindeshi, 1991

· Invitation a l'atelier de l'ecrivain suivi de Le Poids de la Croix Paris, 1991

· Pesha e kryqit, 1991

· Nata me h‘n‘, 1992

· La Pyramide, 1992 - The Pyramid

· Oeuvres, 1993-94

· Vepra, 1993-94

· Noel, une anthologie des plus beaux textes de la litterature mondiale, 1994

· L'ombre, 1994

· Albanie, 1995

· La legende des legendes, 1995

· Visage des Balkans, 1995

· Dialog me Alain Bosquet, 1996

· Shkaba, 1996

· Spiritus, roman me kaos, zbulese dhe cmers, 1996

· Kusheriri i engjejve, 1997

· Poemes, 1957-1997, 1997

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB